BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 10 janar 2008 - 19:26 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
BE-ja pėrgatitet pėr misionin nė Kosovė
 
Christina Gallach
Christina Gallach thotė se ky vit ėshtė themelor nė zgjidhjen e statusit. (© Kėshilli i BE-sė)
Bashkimi Evropian e ka pėrshėndetur konstituimin e institucioneve tė reja tė Kosovės dhe ka thėnė se mbėshtetet nė pjekurinė e udhėheqjes sė re kosovare nė raport me statusin e Kosovės.

Christina Gallach, zėdhėnėse e pėrfaqėsuesit tė lartė tė BE-sė, Havier Solana, i ka thėnė BBC-sė se udhėheqėsit politikė tė Kosovės e kuptojnė se atyre iu duhet njė mbėshtetje e pranisė sė rėndėsishme tė BE-sė, dhe ka shtuar se ēėshtja e statusit duhet tė zgjidhet shpejt meqė situata aktuale e sigurisė nuk ēon drejt qėndrueshmėrisė nė rajon.

Sipas saj, ky vit ėshtė themelor nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės.

Zonja Gallach ka thėnė se pėr BE-nė bisedimet pėr Kosovėn kanė pėrfunduar dhe se ajo po punon qė tė pėrgatitet pėr njė prani tė shtuar nė Kosovė.

Arbėr Vllahiu zhvilloi njė bisedė me zonjėn Gallach.

BBC: Si i ka parė Brukseli zhvillimet e fundit nė Kosovė?

Christina Gallach: Ne jemi tė kėnaqur qė pėrfundimisht tė gjitha institucionet janė konstituuar. Zoti Solana i ka dėrguar pėrgėzimet e tij pėr presidentin, kryeministrin dhe qeverinė.

Ai ka punuar shumė mirė nė tė kaluarėn me personalitet qė janė emėruar nė detyra tė ndryshme dhe kėtu do tė nėnvizoja njė marrėdhėnie konstruktive me presidentin dhe gjithashtu edhe me kryeministrin aktual qė nė tė kaluarėn ishte nė opozitė.

 ...ne jemi tė sigurtė se do tė vazhdojmė tė kemi marrėdhėnie tė mira me udhėheqjen, tė cilėn kosovarėt e kanė zgjedhur
 
Christina Gallach

Prandaj ne jemi tė sigurtė se do tė vazhdojmė tė kemi marrėdhėnie tė mira me udhėheqjen, tė cilėn kosovarėt e kanė zgjedhur.

BBC: Por zonja Gallach, kryeministri i ri Hashim Thaēi, kur bėhet fjalė pėr statusin e Kosovės, ka thėnė se ajo brenda javės do tė jetė e pavarur. A po shohim kėtu njė pėrshpejtim tė procesit tė zgjidhjes sė statusit?

Christina Gallach: Ajo qė duam tė nėnvizojmė ėshtė se status-quo ėshtė e paqėndrueshme dhe e kemi thėnė nė shumė raste se duhet tė ecim pėrpara drejt zgjidhjes sė statusit tė Kosovės nė njė mėnyrė qė rrit qėndrueshmėrinė e rajonit dhe tė Evropės.

Prandaj ne e shohim kėtė vit si njė vit me rėndėsi thelbėsore pėr tė ecur drejt kėtij drejtimi. Por ajo qė unė nuk do ta bėj ėshtė tė vendos afate pėr vendime dhe zhvillime.

Bashkimi Evropian do tė jetė konstruktiv dhe mbėshtetės nė kėtė process tė definimit tė statusit tė Kosovės.

Ne nuk do tė pėrshpejtojmė asnjė gjė por do tė jemi tė gatshėm qė tė bashkėpunojmė me qėllim qė ta kemi Kosovėn dhe rajonin nė tėrėsi nė njė formė mė tė qėndrueshme se sa ėshtė tani.

 Ne nuk do tė pėrshpejtojmė asnjė gjė por do tė jemi tė gatshėm qė tė bashkėpunojmė me qėllim qė ta kemi Kosovėn dhe rajonin nė tėrėsi nė njė formė mė tė qėndrueshme se sa ėshtė tani.
 
Christina Gallach

BBC: Por Beogradi ka thėnė se nuk do tė pranojė asnjė zgjidhje qė nuk del si njė marrėveshje mes palėve. Madje ka kėrkuar edhe zgjatje tė bisedimeve pėr tė gjetur zgjidhje...

Christina Gallach: Mund t'ju kujtohet se kur procesi i fundit i bisedimeve u shpall i pėrfunduar, diku nga mesi i dhjetorit tė kaluar, qėndrimi i BE-sė nė atė moment ishte shumė i qartė.

Ne menduam se kjo ishte pėrpjekja e fundit qė nuk ishte e padobishme. Nė tė kundėrtėn, ajo u ndihmoi shumė tė gjithėve qė tė shohin rritjen e njė game tė zgjidhjeve tė shumėllojshme rreth tė cilave do tė mblidheshin tė dyja palėt.

Natyrisht se nuk ėshtė njė zgjidhje e ngurtė por nuk ishte e padobishme.

Ne si BE thamė se kjo ishte pėrpjekja e fundit qė tė kemi njė process tė negociuar.

Tani ne, si BE, po punojmė mbi bazėn e mandatit qė na kanė dhėnė krerėt e qeverive tė shteteve anėtare, dhe qė ishte shumė i qartė, qė tė pėrgatitemi pėr njė prani tė shtuar tė BE-sė nė terren, megjithėse ne jemi tė pranishėm atje nė mėnyra tė ndryshme.

Nė tė nėjtėn kohė ne po punojmė nė aspektin diplomatik dhe atė politik me udhėheqėsit nė Serbi dhe me udhėheqėsit e rinj tė Kosovės me qėllim qė tė sigurojmė se nė javėt dhe nė muajt e ardhshėm tė shohim njė rajon mė tė qėndrueshėm. Kjo ėshtė ajo qė ne po punojmė tash pėr tash.

BBC: Kur jemi te misioni i BE-sė qė duhet tė dėrgohet nė Kosovė. Nė parim ministrat e BE-sė janė pajtuar qė tė dėrgojnė misionin por a ka gjasa tė kemi njė vendim tė pėrbashkėt nė takimin e fundit tė janarit?

Christina Gallach:Ėshtė me shumė rėndėsi qė ne tė pėrgatitemi mirė dhė qė tė kemi njerėzit mė tė pėrgatitur pėr t'u vendosur, se sa njė datė e caktuar.

Ajo qė ne kemi bėrė, nė vecanti sipas instruksioneve tė tė gjithė kryeministrave dhe kryetarėve tė vendeve anėtare tė BE-sė, ėshtė tė pėrshpejtojmė pėrgatitjet dhe tė sigurojmė se kemi njerėzit mė tė kualifikuar dhe tė gjitha formalitetet e kryera.

Pas kėsaj do tė shohim se kur saktėsisht do tė mund tė merren vendimet.

 Ne kemi njė porosi tė qartė se BE-ja do tė ndihmojė aq sa mundet nė shumė fusha nė Kosovė.
 
Christina Gallach

Kjo nuk do tė ndodhė gjatė shumė muajve tė ardhshėm. Kjo do tė ndodhė sa mė parė, por tė mos merremi vetėm me njė datė tė caktuar.

Ne kemi njė porosi tė qartė se BE-ja do tė ndihmojė aq sa mundet nė shumė fusha nė Kosovė.

Do tė nėnvizoj edhe njėherė se kjo do tė ndodh sa mė parė.

BBC: Zonja Gallack a ėshtė ky mission nė shpėrputhje me Rezolutėn 1244?

Christina Gallach: BE-ja nuk pėrplaset me Rezolutat e KS tė OKB-sė.

 ... tė jeni tė sigurtė se ne nuk do tė pėrplasemi me rezolutat, as ato nė tė kaluarėn as me ato nė tė ardhmen
 
Christina Gallach

Ne jemi njė organizatė qė ėshtė e pėrkushtuar pėr multilateralizėm dhe KS i OKB-sė ėshtė organi kryesor qė na jep drejtimet kryesore pėr tė parė se si funksionon njė botė multilaterale.

Prandaj tė jeni tė sigurtė se ne nuk do tė pėrplasemi me rezolutat, as ato nė tė kaluarėn as me ato nė tė ardhmen.

BBC: Por a do tė prisni pėr njė sinjal nga Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė pėr ta dėrguar misionin nė Kosovė?

Christina Gallach: Ne jemi nė kontakt me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė dhe me ekipin e tij. Ne fakt nė njė mėnyrė intensive, zoti Solana ka takuar Sekretarin e Pėrgjithshėm, pothuaj nė takime tė rregullta cdo dy javė, dhe do ta takojė edhe nė fillim tė javės sė ardhshme nė Madrid, nė margjinat e njė konference ndėrkombėtare.

Prandaj ka njė koordinim tė fuqishėm dhe nė tė njėjtėn kohė, personeli ynė, ekspertėt nė zyrėn tonė, qė janė pėrgjegjės pėr pėrgatitjet janė nė njė kontakt tė pėrhershėm me ekspertėt e OKB-sė.

 ...prania e OKB-sė nė Kosovė ėshtė e madhe dhe shumė e rėndėsishme. Tani BE-ja duhet tė pėrgatitet, marrė parasysh mėnyrėn se si mund tė bashkėpunojmė me OKB-nė.
 
Christina Gallach

Kjo ėshtė e mirė, nė fakt ėshtė thelbėsore, sepse prania e OKB-sė nė Kosovė ėshtė e madhe dhe shumė e rėndėsishme. Tani BE-ja duhet tė pėrgatitet, marrė parasysh mėnyrėn se si mund tė bashkėpunojmė me OKB-nė.

Kjo pėr faktin se prania e ardhshme e BE-sė nė Kosovė do tė jetė e ndryshme nga ajo kur qe vendosur misioni I OKB-sė nė vitin 1999.

BBC: Por ky mission ka krijuar njė kundėrshtim tė fuqishėm nė Serbi, qė ėshtė mbėshtetur edhe nga Rusia. BE-sė I ėshtė bėrė thirrje nga Serbia qė tė mos e dėrgojė misionin nė Kosovė?

Christina Gallach: Unė nuk mendoj se autoritetet e Beogradit dhe udhėheqėsit atje janė kundėr njė pranie tė shtuar tė Evropės nė Ballkan. Nė deklaratat qė kemi dėgjuar madje edhe nė takimet qė kemi patur me autoritetet e Beogradit, ata duan qė Evropa tė jetė mė e pranishme nė Ballkan. Kjo madje ėshtė e fuqizuar edhe nga deklaratat e tė gjithėve atje. Unė dua qė tė nėnvizojė, se prania eventuale e BE-sė, qė edhe ashtu ėshtė e madhe nė rajon dhe nė Kosovė, ėshtė e organizuar nė pėrputhje me ato qė ne po pėrgatisim, dhe pėrfundimisht do tė jetė pozitive jo vetėm pėr Kosovėn por edhe pėr rajonin nė tėrėsi. Dhe ne jemi tė bindur se kjo ėshtė rruga qė udhėheqėsit nė Beograd do ta ndjekin, dhe mendoj se po e bėjnė.

BBC: Dhe cila do tė jetė fuqia e misionit tė BE-sė nė Kosovė?

Christina Gallach: Kėto janė gjėrat qė do tė zgjidhen, sepse ajo qė nuk do ta bėjmė ėshtė tė parashikojmė zhvillimet. Por ne do tė mbėshtesim zhvillimet dhe strukturat qė janė tė domosdoshme me qėllim qė tė kemi njė administratė qė do tė pėrgjigjet nė cėshtjet qė kanė tė bėjnė me sistemin juridik, me atė qė kanė tė bėjnė me fushėn e policisė. Mendoj se ne po pėrgatitemi qė t'I japim krahun asaj qė duhet tė bėhet nė fushat qė janė fundamentale, tė themi cdo gjė qė ka tė bėjė me krimin e organizuar, me sigurinė duke mos pėrfshirė atė qė bėn NATO. Ka shumė fusha nė tė cilat ne mendojmė se mund tė jemi tė dobishėm dhe mendoj se kosovarėt dhe tė tjerėt nė rajon do tė jenė tė falenderueshėm nėse BE-ja merr mė shumė pėrgjegjėsi.

BBC: A do tė ketė ky mission njė rol mė tė madh se sa ka patur misioni I OKB-sė deri tash?

Christina Gallach: Nuk dua qė tė bėjė krahasime. Mendoj se misioni I OKB-sė u vendos mė 1999 nė rrethana shumė specifike. Ai ka bėrė njė punė tė jashtėzakonshme dhe ka qenė fundamental prandaj Kosova ka ecur nga njė situatė e tillė drejt asaj qė e shohim sot, dhe tani kemi institucionet qė kanė dalė nga proceset zgjedhore qė kanė qenė shumė demokratike. Mos tė bėjmė krahasime sepse situate tani ėhstė e ndryshme dhe ne do ta definojmė rolin tonė. Por mė lejoni tė nėnvizojmė se do tė ketė njė lidhje pėr praninė evropiane nė njė fushė qė ėhstė mbėshtetja pėr Kosovėn qė tė ketė marrėdhėnie tė mira mes pakicės dhe shumicės. Prandaj ka shumė fusha nė tė cilat ne mendojmė se mund tė jemi konstruktiv.

BBC: Dhe me lejoni qė tė kthehem edhe njėherė tek statusi. I keni kėshilluar udhėheqėsit kosovarė qė tė jenė tė kujdeshėm dhe tė durueshėm?

Christina Gallach: Ta pėrsėris edhe njėherė. Ne nuk do tė parashikojmė zhvillimet. Ne llogarisim nė pjekurinė e udhėheqjes sė re tė zgjedhur me tė cilėt ne kemi punuar dhe tė cilėt e dijnė se situate ėshtė shumė komplekse. Meqė jemi nė kontakt me ta, ata e dijnė se ju duhet njė mbėshtetje e pranisė sė rėndėsishme tė BE-sė. Por cėshtja e statusit, sic e thash, duhet dhe do tė zgjidhet, sepse situate aktuale nuk ėshtė e tillė qė con drejt qėndrueshmėrisė qė ne duam. Por tė mos parashikojmė zhvillimet. Me qeverinė e re qė ėhstė krijuar do tė punojmė dhe duam qė e njėjta tė punojė nė njė mėnyrė korrekte me opozitėn.

 
 
LOKALE
E ardhmja e Kosovės
17 gusht 2006 | Analiza
Thaēi "Kosova e pavarur brenda javėsh"
09 janar 2008 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>