BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 09 janar 2008 - 17:48 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Rruga e Serbisė nė BE-sė nuk varet nga statusi i Kosovės
 
Koshtunica
Koshtunica paralajmėroi se BE-ja duhet tė zgjedhė
Zėdhėnėsja e BE-sė pėr zgjerimin tha tė mėrkurėn se shpresat e Serbisė pėr tė nėnshkruar marrėveshjen e asociimit nuk varen nga e ardhmja e statusit tė Kosovės.

"Marrėveshja e stabilizim-asociimit dhe e gjithė pėrmbajtja e saj u negociuan midis BE-sė dhe Serbisė si partnerė tė barabartė dhe pa paragjykime lidhur me statusin e ardhshėm tė Kosovės," u tha gazetarėve, zėdhėnėsja Krisztina Nagy.

Megjithatė, kryeministri serb Vojisllav Koshtunica paralajmėroi javėn e shkuar se BE-ja duhet tė zgjedhė midis marrėdhėnieve mė tė ngushta me Serbinė apo mbėshtetjes sė pavarėsisė sė Kosovės.

"Komisioni ėshtė i shqetėsuar nga paraqitja jo e saktė e marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit nė kėtė debat," tha zonja Nagy.
"Kjo nuk ėshtė diēka qė ia imponojmė ndonjė vendi, por ėshtė njohje e marrėdhėnieve tė privilegjuara me BE-nė," tha ajo.

Shumica e vendeve anėtare tė BE-sė shpresojnė qė marrėveshja e asociim-stabilizimit me Serbinė tė nėnshkruhet mė 28 janar, qė do t'i jepte presidentit pro-evropian serb, Boris Tadiē njė shtytje tė re gjatė fushatės pėr rizgjedhje nė post.

Por Belgjika dhe Holanda kanė rezerva dhe nuk duan ta shpėrblejnė Beogradin deri sa tė kenė dala para gjykatės nė Hagė tė dyshuarit e fundit pėr krime lufte, sidomos ish-komandantin e forcave serbe tė Bosnjės, Ratko Mlladiē.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake