|
Zhvillimet nė Shqipėri nė vitin 2007
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ngjarja mė e rėndėsishme e fillimvitit 2007 nė Shqipėri pati tė bėjė padyshim me zgjedhjet lokale.
Peripecitė qė e shtynė presidentin, Alfred Moisiu, tė shtyjė zgjedhjet nga 20 janari nė 18 shkurt, pas presionit tė opozitės u harruan nė mbrėmjen pas ditės sė zgjedhjeve prej saj kur rezultatet paraprake flisnin pėr njė triumf tė opozitės nė Tiranė dhe nė bashkitė kryesore te vendit. Edi Rama, kryetari i PS-sė, fitoi mandatin e tretė radhazi si kryebashkiak i kryeqytetit dhe pretendoi pėr fitore tė madhe nė tė gjithė vendin. Mirėpo demokratėt nuk pranuan se kishin humbur zgjedhjet lokale nė shkallė vendi dhe pritėn KQZ tė zgjidhte pakėnaqėsitė e pretendimet e kandidatėve humbės e tė jepte rezultatin pėrfundimtar nė mes tė qershorit. Sipas rezultateve tė KQZ-sė, kandidatėt e mbėshtetur nga PD-ja dhe aleatėt fituan nė 36 bashki, 3 njėsi bashkiake dhe 188 komuna. Ndėrsa kandidatėt e mbėshtetur nga PS dhe aleatėt fituan 26 bashki, 8 njėsi bashkiake dhe 92 komuna.
Mirėpo qė ditėn e parė tė pas zgjedhjeve, ndėrkombėtarėt thanė pėrmes shefit tė vėzhguesve tė OSBE/ODHIR-it, Jorgen Grunet, se Shqipėria nuk e kaloi me kėto zgjedhje provėn e zhvillimit tė zgjedhjeve nė pėrputhje tė plotė me detyrimet e standardet ndėrkombėtare. "Zgjedhjet nė Shqipėri ishin pėr politikėn shqiptare njė mundėsi dhe njė shans i humbur pėr tė patur njė pėrputhje tė plotė me standardet ndėrkombėtare pėr zgjedhje demokratike," tha shefi i ODHIR-it. Vizita e Bushit
Nė 13 qershor Shqipėrinė e vizitoi pėr herė tė parė njė president i SHBA-sė. Fjala ėshtė pėr vizitėn disa orėshe nė Tiranė tė presidentit amerikan, Xhorxh Bush. Pamjet e banorėve tė Fushė-Krujės qė mikpritėn me shumė dashuri Bushin bėn xhiron e botės, ndėrsa Bush dha si zgjidhje finale tė ēėshtjes sė Kosovės, pavarėsinė e saj. Vizita e tij u quajt nė Tiranė si historike. Zgjedhja e presidentit
I nxehti i korrikut ishte ku e ku mė i paktė se ai qė pėrjetoi politika shqiptare gjatė zgjedhjes sė presidendtit tė ri tė vendit. Opozita nuk arriti ta ēojė dot vendin nė zgjedhje tė reja pasi gjashtė deputetė tė saj i bashkuan votat me shumicėn dhe president i Shqipėrisė u zgjodh kandidati i shumicės, Bamir Topi. Ndėrsa kreu i demokratėve nė pushtet, Sali Berisha, e quajti kėtė zhvillim si shenjė domethėnėse tė pjekurisė sė politikės shqipėtare, Edi Rama kreu i socialistėve nė opozitė, e quajti kėtė zhvillim si mė tė turpshmin e politikės sė vjetėr. Kreu i ri i shtetit, Bamir Topi, tha se nė respekt tė kushtetutės do ta vendoste politikėn shqiptare nė ekulibėr. Prokurori i pėrgjithshėm
Vjeshta mbarti me vete problemin dyvjeēar tė politikės shqiptare, tė ashtuquajturėn "Ēėshtja Sollaku". Shumica ngriti njė tjetėr komision hetimi ndaj prokurorit tė pėrgjithshėm dhe megjithė kundėrshtimet e forta nė sallėn e Kuvendit tė opozitės dhe tė vetė prokurorit tė pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, arriti ta shkarkojė atė me shumicė votash. Opozita tha se qeveria po vinte nėn kontroll njėra pas tjetrės tė gjitha institucionet e pavarura nė vend, ndėrsa shumica tha se po i hapte kėshtu rrugėn reformės nė drejtėsi. Pas disa ditėsh tė shkarkimit tė Sollakut, Presidenti i Republikės propozoi dhe emėroi nė vend tė tij 35-vjeēaren, Ina Rama. Prokurorja e Pėrgjithshme, Ina Rama, tha se ishte kundėr mandatit tė pėrjetshėm tė kryeprokurorit. Gjatė gjithė vitit pati lajmet qė patėn tė bėjnė me krizėn energjitike, korrupsionin qė, sipas organizatės Gallup, erdhi dhe u shtua mė shumė, varfėrinė e tė ardhurave tė qytetarėve shqiptarė qė, sipas "Eurobarometrit", renditen tė fundit nė Evropė.
Pati lajme qė prekėn thellė masat e gjera tė artdashėsve si largimi pėrgjithmonė nga jeta i artistėve tė mėdhenj shqiptarė si Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Violeta Manushi e, ditėt e fundit tė dhjetorit, edhe tė Xhanfize Kekos. Kishte lajme qė nė qendėr patėn lojėrat e shkėlqyera tė kombėtares tė futbollit me Holandėn dhe Bullgarinė dhe pastaj zhgėnjimet e bujshme me Bjellorusinė e Rumaninė. Gėzim solli marrėveshja e shtatorit pėr lėvizje tė lirė nė Evropė apo suksesi artistik i Elsa Lilės e Timo Fllokos. Tė gjitha kėto e tė tjera erdhėn dhe i lanė vendin radhazi njera-tjetrės duke ndryshuar faqet e para tė gazetave dhe mediave elektronike. Kosova dhe protesta e opozitės Lajmi qė mbeti i pandryshuar gjatė gjithė vitit ishte qėndrimi i palėkundur i Shqipėrisė, i gjithė anėve tė politikės sė saj, pėr pavarėsinė e Kosovės. Nė ditėt e fundit tė dhjetorit, si ngjarje mė e spikatur, u vlerėsua dalja nė shesh e pėrkrahėsve tė opozitės, tė cilėt akuzuan qeverinė se e kishte zhytur vendin nė njė varfėri tė pamerituar. Edi Rama, kreu i PS-sė, bėri thirrje pėr njė bashkim tė gjitha qytetarėve pavarėsisht bindjes politike pėr ta nxjerrė vendin nga kjo situatė, sipas tij, tė mjeruar. Duke pretenduar tė kundėrtėn, demokratėt thanė se opozita nuk duhej t'i nxirrte njerėzit nė sheshe e tė nxiste destabilizim, ndėrsa problemi madhor i gjithė shqiptarėve ėshtė tani, sipas demokratėve, ēėshtja e Kosovės. |
LOKALE
Zgjedhja e presidentit17 korrik 2007 | Analiza
Shqipėria me njė Prokurore tė Pėrgjithshme22 nėntor 2007 | Faqja Kryesore
Berisha kėrkon bashkėpunim pėr reformat17 tetor 2007 | Rajoni
Edi Rama fiton pėrballė kundėrshtarėve09 prill 2007 | Faqja Kryesore
Bush bėn "vizitė historike" nė Shqipėri10 qershor 2007 | Faqja Kryesore
Opozita dėnon zgjedhjet nė Shijak12 mars 2007 | Faqja Kryesore
Mojsiu flet pėr mbyllje tė procesit zgjedhor23 shkurt 2007 | Faqja Kryesore
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||