BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 03 janar 2008 - 11:37 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Vështirësi në veri për shkak të motit
 
Pamje e Fierzës
Rreshjet e dëborës kanë krijuar situatë të mirë hidrike për KESH-in.
Moti i keq, dëbora dhe akulli ka bllokuar rrugë e fshatra të tëra në veri e verilindje të Shqipërisë duke krijuar vështirësitë e para në furnizimin e shërbimet ndaj popullatës.

Festa e Vitit të Ri atje ka kaluar me reshje dëbore. Në qytetin e Kukësit arrin në 15 cm ndërkohë që në zonat e thella malore deri në 50 cm lartësi.

Dëbora dhe ngricat kanë sjellë mjaft probleme në qarkullimin e automjeteve megjithëse fluksi i udhëtimeve në ditët e festave ka qenë simbolik.

I gjithë aksi kombëtar i rrugës që lidh Kosovën e Kukësin me pjesën tjetër të vendit kalohet mes shumë vështirësive dhe vetëm me zinxhir ndërkohë që 20 komuna të qarqeve Kukës e Dibër janë të izoluara dhe nuk kanë lidhje me rrugë automobilistike me qytetet.

Policia dhe autoritete vendore thonë se nuk ka patur aksidente dhe emergjenca shëndetësore.

Nuk ka patur dhe probleme në furnizimin me ushqime, pasi banorët janë furnizuar për vitin e ri.

Kryeministri Sali Berisha kërkoi gadishmërinë e plotë të qeverisë së tij për të përballur motin e keq dhe vënien në përdorim të të gjitha mjeteve të nevojshme për të zhbllokuar nga dëbora të gjitha rrugët që lidhin këto zona me rrugën nacionale.

Situatë e mirë hidrike

Rreshjet e shumta të dëborës kanë krijuar situatë të mirë hidrike për Korporatën Elektroenergjitike, KESH.

Sait Dollapi, drejtor i Divizionit të Shpërndarjes, i tha BBC-së do të vazhdojë furnizimi pa ndërprerje i popullatës me energji elektrike.

Furnizimi i pandërprerë nisi para dy javësh.

Prodhimi vendas i energjisë tashmë është në kuotat më të larta, afro 16 milion kilovat orë.

Ndërkohë që po importohen rreth 8 milion kilovat orë energhi elektrike.

Vështirësi në kalimet kufitare

Ndërkaq largimi gati i menjëhershëm për në vendet e punës i emigrantëve shqiptarë që kaluan festat e fundvitit pranë familjeve të tyre në Shqipëri, po krijon rradhë të gjata veçanërisht në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë.

Situata u rëndua të mërkurën në anën shqiptare, për shkak të defektit në rrjetin kompjuterik që lidh pikat kufitare të vendit ndërsa në anën greke prej kontrollit të imët që u bëhet dokumenteve dhe mjeteve të emigrantëve.

Ne veri të vendit, në ditët në vijim pritet që të shtohet fluksi i udhëtimeve pasi rikthehen studentët dhe emigratët e shumtë edhe nga Kosova që kanë festuar në shtëpitë e tyre.

Policia rrugore dhe ndërmarrjet e rrugëve po përpiqen të mbajnë të hapur aksin kombëtar të rrugës.

 
 
LOKALE
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>