BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 02 janar 2008 - 16:44 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Kosova- sprovë për udhëheqjen sllovene
 
Pamje nga qyteti i Ljubjanës
Sllovenia është shteti i parë ish-komunist që merr presidencën.
Gjashtëmbëdhjetë vjet pas pavarësisë, Sllovenia ka marrë presidencën e Bashkimit Evropian, duke ofruar të veprojë si urë lidhëse e BE-së me Ballkanin.

Kosova pritet të shpallë vetë pavarësinë nga Serbia brenda javëve, ngjarje që ka gjasë të shkaktojë krizë në gjirin e BE-së.

Ministri i Jashtëm slloven, Dimitrij Rupel, ka thënë se synon të zgjidhë çështjen e Kosovës deri në fund të qershorit.

Bashkimi Evropian do të dërgojë një ekip civil në Kosovë për të ndihmuar forcën drejtuese të NATO-s.

Trashëgimia jugosllave

Kosova administrohet nga Kombet e Bashkuara që nga viti 1999, kur NATO ndërhyri për të përfunduar persekutimin serb të shqiptarëve, disa prej të cilëve kishin marrë armët.

FAKTE RRETH SLLOVENISË
Popullësia: Dy milionë
Pavarësia: June 1991
Madhësia: 20,250 kilometra katrorë (7,800 milje katrorë), ku më shumë se 50 për qind janë pyje
Eksportet kryesore: makina, pajisje, ilaçe
Anëtare e BE-së, NATO-s në vitin 2007;eurozonë në 2007-ën
Kryeministër: Janez Jansa
President: Danilo Turk

Sllovenia, si Serbia dhe Kosova, ishte pjesë e ish-federatës së Jugosllavisë, dhe është e pozicionuar mirë për të ndërmjetësuar mes të dyjave.

Parlamenti serb ka votuar tashmë me shumicë dërrmuese kundër çdo deklarate pavarësie të Kosovës, duke paralajmëruar pasoja për vendet që do ta njohin atë.

Megjithëse votimi serb u duk si një paralajmërim për shtetet e BE-së, zoti Rupel tha se ishte për konsum të brendshëm, përpara zgjedhjeve presidenciale të 20 Janarit.

Kosova ka një pakicë të madhe serbe dhe ka patur protesta kundër planeve të Bashkimit Evropian për të dërguar atje një mision policor dhe në fushën e drejtësisë.

Ambicia e Ballkanit

Sllovenia iu bashkua BE-së në vitin 2004 dhe është shteti i parë ish-komunist që merr presidencën.

 Evropa duhet të jetë më tepër proaktive dhe të asistojë këto vende
 
Janez Lenaric

Sekretari i Çështjeve evropiane, Janez Lenaric, thotë se vendi i tij do të bëjë ç'është e mundur për të shpejtuar procesin e anëtarësimit për të gjithë shtetet e ish-Jugosllavisë.

"Evropa duhet të jetë më tepër proaktive dhe t'i ndihmojë këto vende", thotë ai.

Në nëntor të viti 200o, Serbia inicioi një Marrëveshje Stabilizim-Asociimi, duke marrë hapin e parë drejt anëtarësimit në BE.

Traktati i Lisbonës

Sllovenia do të ketë gjithashtu detyrën e nxitjes së vendeve anëtare të BE-së për të ratifikuar Traktatin e Lisbonës.

Zoti Lenarc thotë se "për hir të projekteve evropiane, ne nuk duhet të dështojmë sërish".

Me dy detyra të mëdha në duart e saj, presidenca e Sllovenisë ka të ngjarë të provojë të jetë një sfidë e madhe.

Ajo ka një popullsi prej dy milionësh dhe një rrjet të vogël diplomatik në Evropë.

Por ajo ka rritur numrin e delegacionit të saj në Bruksel në 170 dhe ka ndërmarre kurse gjuhe dhe negociatash për 1,500 zyrtartë, për përfshirjen e tyre në presidencën 6-mujore.

 
 
LOKALE
Sllovenia fillon presidencën e radhës
01 janar 2008 | Faqja Kryesore
E ardhmja e Kosovës
17 gusht 2006 | Analiza
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>