BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 02 janar 2008 - 13:41 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Perspektivat e Mitrovicės pėr vitin 2008
 

 
 
Policė tė UNMIK-ut
Shumica e banorėve e shohin me skepticizėm tė ardhmėn e qytetit.
Mitrovica la prapa edhe njė vit si qytet i ndarė etnikisht. Qyteti verior i Kosovės hyri nė vitin 2008 pa njė perspektivė tė qartė politike.

Shqiptarėt dhe serbėt vazhdojnė tė jetojnė tė ndarė qė pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė nė vitin 1999.

Ata e lidhin tė ardhmen e qytetit tė Mitrovicės me zgjidhjen e statusit tė Kosovės.

Sipas paketės sė ish-kryenegociatorit, Martti Ahtisaari pėr statusin e Kosovės, plan ky qė mbėshtetet nga vendet perėndimore dhe Prishtina zyrtare, ndėrkaq kundėrshtohet nga Rusia dhe Beogradi, Mitrovica do tė ketė statusin e njė qyteti me dy komuna me bord tė pėrbashkėt administrativ.

 Nuk mund tė jetosh me dikė qė nesėr do ta zinte frymėn
 
Banor serb i Mitrovicės

Serbėt do tė qeverisin nė veri tė Mitrovicės ku pėrbėjnė shumicėn, ndėrsa shqiptarėt nė jug.

Skepticizėm

Por shumica e banorėve tė Mitrovicės e shohin me skepticizėm tė ardhmen e qytetit tė tyre.

Sheradefin Ramaxhiku ėshtė banor i Lagjes sė Boshnjakėve nė veri tė Mitrovicės.

"Besimin e kam humbur krejt edhe nė qeveri. Askush nuk interesohet pėr lagjen tonė. Me pas mundėsi ku me dit ku kisha sot, nė Afrikė a nė Amazonė, vetėm kėtu mos me ndejt.

Premtime qė nėntė vjet, ndėrsa ne ende asnjė ndihmė nga askush nuk e kemi marrė", tha zoti Ramaxhiku.

"Ne s'kemi siguri, momentalisht nuk i besojmė askujt. Kemi pasur x raste tė dhunės, nė vitet 2000-2001 janė hedhur edhe bomba nė lagjen tonė", shtoi ai.

Lagjia e Boshnjakėve, nė veri tė Mitrovicės, ėshtė e banuar me popullatė tė pėrzier.

 Serbia ėshtė duke investuar jashtėzakonisht shumė nė blerjen e shtėpive tė shqiptarėve
 
Adem Mripa, Lagjia e Boshnjakėve

Deri nė dy vitet e fundit shumica e banorėve kanė qenė shqiptare. Por korrespondentja e BBC-sė nė qytet, Violeta Hyseni, thotė se struktura e popullsisė ka ndryshuar, pasi qeveria e Serbia pa lejen e UNMIK-ut dhe institucioneve vendore, filloi ndėrtimin e disa banesave nė kėtė lagje si dhe blerjen e pronave tė shqiptarėve duke ofruar ēmime joshėse.

Njė pėrfaqėsues i Lagjes sė Boshnjakėve, Adem Mripa, thotė pėr BBC-nė se numri i shqiptarėve nė veri tė Mitrovicės po pakėsohet gjithnjė e mė shumė.

"Serbia ėshtė duke investuar jashtėzakonisht shumė nė blerjen e shtėpive tė shqiptarėve, po e theksoj tė shqiptarėve, pasi shtėpitė e boshnjakėve dhe tė nacionalitetit serb nuk i blen me qėllim qė strukturėn nacionale tė shqiptarėve nė Lagjen e Boshnjakėve qė mė parė ka qenė 90 pėrqind ta zvogėlojė.

Kėshtu qė tani numri i shqiptarėve dhe serbėve ėshtė gati baraz. Kėto ditė qeveria serbe ka ndėrtuar 250 banesa, poashtu ka blerė mė shumė se 100 shtėpi tė shqiptarėve", deklaroi zoti Mripa.

Ai thotė se katėr herė ka pasur oferta nga serbėt pėr ta shitur shtėpinė e tij.

 Nėse polikanėt duan tė pajtohen, Mitrovica mund tė bashkohet, por mund edhe tė mbetet e ndarė. Kjo nuk varet nga populli, por nga politikanėt.
 
Bane Kostiq, banor serb i Mitrovicės

Por zoti Mripa shprehet i vendosur qė tė mos braktisė pjesėn veriore tė Mitrovicės.

"Unė u kam treguar dhe banorėve tė lagjes, edhe strukturave serbe qė mendojnė ta shpėrngulin kėtė popullatė, se unė nuk e kam ndėrmend ta shes shtėpinė, megjithėse jetojmė kėtu me sakrifica dhe me frikėsime e kėrcėnime prej strukturave paralele serbe dhe esktremistėve serbė", u shpreh Adem Mripa, banor I Lagjes sė Boshnjakėve nė veri tė Mitrovicės.

Serbėt e Mitrovicės

Njė serb i Mitrovicės, Bane Kostiq, thotė se e ardhmja e qytetit tė ndarė varet nga polikanėt.

"Nėse polikanėt duan tė pajtohen, Mitrovica mund tė bashkohet, por mund edhe tė mbetet e ndarė.

Kjo nuk varet nga populli, por nga politikanėt dhe nė fakt nuk varet as nga shqiptarėt, as nga serbėt, por nga fuqitė botėrore", tha zoti Kostiq.

 Askush nuk interesohet pėr lagjen tonė. Me pas mundėsi ku me dit ku kisha sot, nė Afrikė a nė Amazonė, vetėm kėtu mos me ndejt
 
Sheradefin Ramaxhiku, banor nga Mitrovica

Por njė qytetar tjetėr serb vazhdon tė mbajė raporte armiqėsore me fqinjėt shqiptarė. Ai thotė se shqiptarėt e serbėt nė Mitrovicė nuk mund tė jetojnė sė bashku.

"Nuk mund tė jetosh me dikė qė nesėr do ta zinte frymėn", shprehet shkurtimisht ky qytetar serb i Mitrovicės.

Vatėr tensionesh

Mitrovica nė tetė vitet e fundit ka qenė shpesh herė vatėr e tensioneve dhe e dhunės ndėretnike.

Si nė qarqet politike ashtu edhe nė mesin e qytetarėve ekziston frika pėr mėnyrėn se si do tė reagojnė serbėt nė veri tė Mitrovicės kur shqiptarėt tė shpallin pavarėsinė, siē pritet nė fillim tė kėtij viti.

Serbėt nė pjesėn veriore tė Mitrovicės qė mbėshteten politikisht dhe financiarisht nga Beogradi, kanė kėrcėnuar se nuk do tė rrinė duarkryq.

 Ne kemi institucionet tona, nuk e njohim asnjė institucion dhe asnjė vendim tė shqiptarėve nė drejtim tė shpalljes sė pavarėsisė
 
, Milan Ivanoviq, kryetari i Kėshillit Nacional Serb, Mitrovicė

Kryetari i Kėshillit Nacional Serb nė veri tė Mitrovicės, Milan Ivanoviq, thotė se serbėt nuk do ta pranojnė kurrė pavarėsinė e Kosovės dhe do tė reagojnė nėse shqiptarėt pėrpiqen ta zbatojnė kėtė zgjidhje nė veri tė Mitrovicės.

"Ēėshtja nėse shqiptarėt do tė pėrpiqen ta zbatojnė vendimin e tyre tė njėanshėm pėr pavarėsi nė mėnyrė tė dhunshme nė veri tė Mitrovicės mund tė jetė faktor destabiliteti, e jo asnjė vendim legjitim serb.

Ne kemi institucionet tona, nuk e njohim asnjė institucion dhe asnjė vendim tė shqiptarėve nė drejtim tė shpalljes sė pavarėsisė dhe imponimit tė zgjidhjes", tha njėri nga udhėheqėsit e serbėve nė Mitrovicė, Milan Ivanoviq.

 Kjo retorikė luftėnxitėse nuk ēon askund. Mua personalisht dhe shumė tė tjerė nuk na frikėson fare pėr arsye se koha e luftėrave nė Ballkan ka pėrfunduar
 
Bajram Rexhepi, kryetar i Mitrovicės

Nga ana tjetėr, kryetari i sapozgjedhur i Mitrovicės, Bajram Rexhepi, i sheh deklaratat e zyrtarėve serbė si vazhdimėsi tė retorikės sė tyre pėr Kosovėn.

"Kjo retorikė luftėnxitėse nuk ēon askund. Mua personalisht dhe shumė tė tjerė nuk na frikėson fare pėr arsye se koha e luftėrave nė Ballkan ka pėrfunduar.

Mund tė ketė tensionime tė vogla nė pjesėn veriore, por qė poashtu strukturat pėrgjegjėse pėr siguri kanė marrė masat e duhura dhe do tė parandalojmė ēdo tensionim qė ka tendencė tė zhvillohet nė konflikt", tha zoti Rexhepi.

Udhėheqėsit kosovarė thonė se Kosova do tė bėhet e pavarur nė gjithė territorin e saj.

Ata besojnė se pas statusit, institucionet kosovare do tė shtrijnė pushtetin e tyre edhe nė veri tė vendit, territory ky qė edhe gjatė administrimit tė Kosovės nga Kombet e Bashkuara mbeti nėn kontrollin e Serbisė.

 
 
LOKALE
E ardhmja e Kosovės
17 gusht 2006 | Analiza
Votuesit drejt qendrave tė votimit
17 nėntor 2007 | Rajoni
Serbėt nuk votojnė nė Mitrovicė
18 nėntor 2007 | Rajoni
Masa tė rrepta sigurie nė Kosovė
28 qershor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake