http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 07 dhjetor 2007 - 11:42 CET

Fatmir Matoshi
Bashkėpunėtor i BBC-sė nė Gjilan

Energjia brengė e pėrbashkėt

Nė fshatin Berivojcė tė Kamenicės nė lindje tė Kosovės, pėr herė tė parė shqiptarė, serbė e romė kanė protestuar sė bashku katėr ditė rresht, duke bllokuar rrugėn kryesore.

Ata kėrkonin rifurnizimin me energji elektrike, pas shkėputjes sė rrjetit nga ana e Korporatės Energjetike tė Kosovės pėr shkak tė borxheve tė konsumatorėve.

Protestėn e mbikqyrėn forca tė SHPK-sė , Policisė sė UNMIK-ut dhe KFOR-it.

Drejtori i Zyrės Lokale tė Komuniteteve, Nebojsha Simiē, i cili ishte nė mesin e protestuesve, tha pėr BBC-nė se po angazhohet pėr zgjidhjen e problemit tė furnizimit tė banorėve me energji elektrike.

"Jemi tė vetėdijshėm se ka probleme, rryma duhet tė paguhet, por duhet gjetur mėnyrėn e pranueshme edhe pėr KEK-un edhe pėr banorėt", tha zoti Simiē.

Shumica e serbėve tė fshatit nuk kanė paguan energjinė e shpenzuar, me shpresėn se Serbia do tė shlyente borxhet e tyre.

Njė tregtar shqiptar, Osman Tahiri, tha se e paguan rrymėn rregullisht dhe se nga viti 1999, deri tani kishte paguar mbi 15.000 euro.

Zyrtarėt e KEK-ut, ndėrkaq, kanė deklaruar se arsyeja e vetme e ndėrprerjes sė energjisė elektrike tė banorėve tė fshatit Berivojcė ėshtė borxhi i madh i konsumatorėve.

Korporata Energjetike e Kosovės hedh poshtė pretendimet e disa banorėve se ndėrprerja ėshtė bėrė "pėr tė prishur bashkėjetesėn e mirė tė komuniteteve".

Novica Iliē, njė banor serb, ankohet pėr tarifat e energjisė elektrike. Ai thotė se energjia elektrike nė Kosovė ėshtė shumė e shtrenjtė.

"Njėzet euro paguajmė pėr disa drita dhe njė frigorifer. Kjo ėshtė tepėr", shprehet Novica Iliē.

Statusi i Kosovės, raporti i Treshes ndėrkombėtare pėr bisedimet pėr Kosovėn dhe politika, nė pėrgjithėsi, nuk zinin vend nė protestėn katėr ditėshe ta serbėve e shqiptarėve pėr t'u furnizuar me energji elektrike.

Protesta e banorėve tė fshatit, ka shkaktuar probleme tė mėdha nė trafik. Makinat janė detyruar tė lėvizin nėpėr rrugė dytėsore, ndėrsa qytetarėt kanė pritur me orė tė tėra pėr tė bėrė disa kilometra rrugė.

Nė ditėn e katėrt tė protestės, Korporata Energjetike e Kosovės ka rilidhur rrjetin elektrik nė fshatin Berivojcė tė Kamenicės, ndėrsa banorėt kanė premtuar do tė shlyejnė borxhet ndaj KEK-ut.