http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 06 dhjetor 2007 - 13:10 CET

Alexander Duma pėr marrėdhėniet anglo-shqiptare

Alexander Duma ėshtė aktualisht Kryetar i Shoqatės Anglo-Shqiptare nė Britani, shoqatė kjo qė prej vitit 1912 ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė zgjerimin dhe forcimin e marrėdhėnieve midis tė dy popujve.

Zoti Duma ka qenė edhe Konsull nderi i Shqipėrisė nė Londėr pas rivendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis dy vendeve nė vitin 1992.

Me zotin Alexander Duma bisedoi Elira Lamani

Intervista: Alexander Duma

BBC: Keni lindur nė njė familje shqiptare dhe jeni rritur nė Angli. A mund tė na tregoni se si ishte jeta nėn ndikimin e dy kulturave tė ndryshme - asaj shqiptare nė shtėpi dhe saj angleze nė shkollė dhe jashtė familjes?

Zoti Duma: Nė realitet ishte mė shumė njė rritje dhe edukim nė njė ambjent tėrėsisht anglez, sepse prindėrit e mij jetonin nė Angli qė pėrpara fillimit tė luftės sė dytė botėrore; dhe ajo pjesė qė i takonte kulturės shqiptare nė njė farė mase lidhej me dajėn tim Vasil Andonin, i cili ishte shumė i preokupuar qė unė tė mos haroja asnjėherė qė isha shqiptar dhe se njė ditė do tė shkoja nė Shqipėri. Ai ishte shumė i interesuar qė unė tė mėsoja pėr Shqipėrinė dhe ēėshtjet shqiptare si edhe tė pėrvetėsoja gjuhėn shqipe.

BBC: A mund tė na thoni diēka pėr fėmijėrinė, rininė dhe shkollimin tuaj. Cilat janė aspektet mė tė veēanta tė kėsaj periudhe?

Zoti Duma: Nė fillim tė luftės sė dytė botėrore prindėrit e mij u ēvendosėn nga Londra nė qytetin Gillford i cili ėshtė rreth 50 kilometra larg Londrės. Unė mbarova shkollėn fillore dhe tė mesme dhe u rrita atje. Atė qytet unė e njoha si shtėpinė time. Pastaj erdha nė Londėr ku kreva studimet universitare nė fakultetin e drejtėsisė nė Universitetin e Londrės.

BBC: Ēfarė mėsuat pėr Shqipėrinė prej babait tuaj, tė ndjerit Dervish Duma, njeriut qė gjatė gjithė jetės nė mėrgim punoi me pėrkushtim dhe dashuri pėr atdheun, vendin e tij?

Zoti Duma: Unė ju pėrmenda edhe dajėn tim Vasil Andonin, dhe mė duket se ėshtė merita e tė dyve qė unė krijova ndjesinė pėr Shqipėrinė dhe pėr ēėshtjen shqiptare edhe pse nė atė kohė ishte shumė e qartė pėr mua qė unė nuk do tė kisha mundėsi tė shkoja nė Shqipėri.

BBC: Si e kishit imagjinuar Shqipėrinė deri nė momentin kur ju mundėt ta vizitonit atė nė vitin 1991. Ēfarė ndjenit e mendonit pėr vendin e origjinės sė familjes tė cilin nuk e kishit parė kurrė?

Zoti Duma: Siē sapo e thashė unė e dija - megjithėse gabimisht natyrisht - por e dija se asnjėherė nuk do tė mund tė shkoja nė Shqipėri. Nė njė farė mėnyre pėr mua Shqipėria ishte nė anėn tjetėr tė hėnės dhe nuk e dija vėrtet se ēfarė tė prisja pėrveēse mendoja se do tė gjeja njė vend shumė tė varfėr, njė vend qė nuk kishte lidhje me botėn e zhvilluar perėndimore.

BBC: Sa u pėrputh imagjinata juaj me Shqipėrinė reale qė ju patė nė vitin 1991?

Zoti Duma: Gjeta saktėsisht atė qė kisha menduar se do tė gjeja. Njė vend qė ishte shkėputur tėrėrsisht nga pjesa tjetėr e botės sa qė asgjė nuk ngjante me atė qė kisha lėnė pas nė Londėr. Jo shumė larg Londrės nė vijė ajrore por njė botė krejtėsisht tė ndryshme.

BBC: Babai juaj Dervish Duma ishte njė nga intelektualėt mė tė shquar shqiptarė jo vetėm nė Britani por nė mbarė bashkėsinė shqiptare jashtė Shqipėrisė. Sa e organizuar ishte bashkėsia shqiptare nė mėrgim?

Zoti Duma: Sė pari duhet tė kujtojmė se bashkėsia shqiptare nė Mbretėrinė e Bashkuar deri nė vitin 1990 ndoshta nuk pėrbėhej nga mė shumė se 12 vetė. Tė vetmit shqiptarė nė Angli ishin ata qė kishin jetuar kėtu qė pėrpara luftės sė dytė botėrore.

Por ata qė ishin pėrbėnin njė grup kompakt, tė lidhur ngushtė me njėri tjetrin. Ata takoheshin rregullisht, dhe organizonin disa veprimtari gjatė vitit. Veēanėrisht, njė herė nė vit ata mblidheshin pėr tė festuar ditėn e pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 Nėntor.

BBC: A mund tė na thoni mė shumė lidhur me kėto veprimtari ?

Zoti Duma: Ndoshta duhet tė kisha pėrmendur mė parė se babai im hapi seksionin shqiptar tė BBC-sė nė vitin 1940. Ky seksion ishte lidhja e parė e drejtpėrdrejtė midis tė dy vendeve nė kohe reale. Seksioni Shqiptar i BBC-sė i vazhdoi transmetimet deri nė vitet 60 kur qeveria e kryeministrit Harold Wilson, me njė vendim jo tė menēur, e mbylli atė. Dhe ndoshta kjo fatkeqėsisht ēoi nė shkėputjen edhe tė atyre lidhjeve tė pakta qė ekzistonin deri nė atė kohė.

BBC: Pasi u rivendosėn marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Britanisė, ju u emėruat si Konsull Nderi i Shqipėrisė nė Londėr. Pra duke vazhduar karierėn e babait tuaj, i cili nė vitet 30-tė ishte pėrfaqėsues diplomatik i Shqipėrisė nė Londėr, ju u bėtė konsulli i parė qė pėrfaqėsonte Shqipėrinė nė Britani pas rivendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis dy vendeve nė vitin 1992. Si u emėruat nė kėtė detyrė?

Zoti Duma: Tė kujtojmė natyrisht sė pari se unė isha i angazhuar nė mėnyrė tė konsiderueshme qė prej fillimit nė veprimtaritė tė cilat ēuan mė vonė nė riverndosjen e marrėdhėnieve diplomatike. Unė isha pjesė e ekipit shqiptar i cili shkoi nė Romė pėr tė marrė pjesė nė bisedime me pėrfaqėsuesit e qeverisė britanike.

Ēėshtja e vetme qė kishte mbajtur peng rivendosjen e marrėdhėnieve diplomatike midis Anglisė dhe Shipėrisė ishte ēėshtja e arit shqiptar. Ari shqiptar ishte marrė nga gjermanėt nė vitin 1943. Ndėrkohė disa luftanije angleze ishin hedhur nė erė nė kanalin e Korfuzit. Kjo ngjarje e pengonte Britaninė qė t'i rikthente Shqipėrisė arin.

Ishte ky problem qė, pavarėsisht nga bisedimet qė ishin zhvilluar nė vite, e pengonte rivendosjen e marėdhėnieve diplomatike. Unė u angazhova nė ato bisedime ndoshta sepse mendohej atėhere dhe mė vonė pasi u emėrova si Konsull Nderi nė Londėr, se nėpėrmjet angazhimit tim me ēėshtje tė biznesit nė Britaninė e Madhe unė isha ndoshta mė i pėrshtatshėm se tė tjerėt pėr tė pėrmbushur kėtė detyrė. Dhe natyrisht, unė kam qėnė i angazhuar nė ēuarjen e bizneseve tė rėndėsishme britanike nė Shqipėri.

Nė mėnyrė tė veēantė kėtu do tė pėrmendja firmėn e mirėnjohur britanike (BP) British Petroleum e cila mundi tė siguronte karburantin aq tė kėrkuar pėr avionėt nė aeroportin e Rinasit, pėr tė inkurajuar mė shumė linja ajrore tė huaja pėr tė ardhur nė Shqipėri. Nė mėnyrė tė qartė, pa kėtė, vendi nuk do tė mund tė lidhej me perėndimin. Ndoshta kjo ishte arėsyeja qė ēoi nė emėrimin tim.

BBC: Ēfarė do tė pėrmendnit si arritjet tuaja gjatė periudhės qė ju ishit Konsull nderi i Shqipėrisė nė Britani?

Zoti Duma: Mendoj se njė nga gjėrat qė shquan ėshtė aftėsia pėr tė siguruar, duhet theksuar, jo pa vėshtirėsi, kontratėn midis kompanisė britanike tė naftės, BP, dhe qeverisė shqiptare. Pėrpara kėsaj, avionėt qė fluturonin pėr nė Shqipėri duhet tė furnizoheshin me karburant tė mjaftueshėm edhe pėr tu kthyer aty prej nga kishin ardhur.

Pas realizimit tė kontratės me BP-nė karburanti cilėsor qė ofrohej nė Rinas nėnkuptonte qė aty mund tė vinin mė shumė avionė. Kjo bėri qė linja tė tjera ajrore tė vinin nė Shqipėri dhe provoi tė ishte bazė pėr rritjen e ndjeshme tė numrit tė avionėve qė vijnė nė Tiranė. Kjo ishte njė kontratė madhore dhe isha krenar qė isha pjesė e kėsaj arritjeje.

BBC: Cilat janė pėrshtypjet tuaja pėr Shqiperinė sot?

Zoti Duma: Ajo ka ndryshuar saqė nuk njihet krahasuar me Shqiperinė tė cilėn unė e vizitova nė vitin 1991. Shqipėria ka pėrjetuar njė progres tė ēuditshėm. Unė vazhdoj tė befasohem nė ēdo vizitė qė bėj nė Shqipėri. Sa shumė qė ka ndryshuar dhe sa shumė pėr mirė ka ndryshuar. Tirana tani duket si ēdo qytet tjetėr perėndimor. Tirana nė vitin 1991 ishte e lėnė pas dore dhe e rėnuar. Ashtu siē ishin edhe qytetet e tjera qė unė vizitova atėhere. Tani ato kanė ndryshuar nė mėnyrė tė paparė.

BBC: Cilat janė kontaktet tuaja me Shqipėrinė aktualisht?

Zoti Duma: Pas rreth 16 vjetėsh qė e vizitoj Shqipėrinė mendoj se kam kontakte nė ēdo nivel duke filluar qė nga kreu i qeverisė dhe poshtė.

BBC: Aktualisht jeni kryetar i shoqatės Angli - Shqipėri. Kjo shoqatė ka qenė drejtuar nga babai juaj pėr njė kohė tė gjatė. Ēfarė synimesh ka kjo shoqatė?

Zoti Duma: Shoqata anglo-shqiptare u themelua nė vitin 1912 nga kolonel Herbert, sekretarja e shoqatės ishte Edit Durhami. Synimi i shoqatės gjithmonė ka qenė qė tė promovojė marrėdheniet Anglo - Shqiptare mbi njė bazė jo politike. Tani natyrisht me ndryshimet qė kanė ndodhur nė Shqipėri dhe nė Kosovė ne synojmė tė pėrfshijmė nė aktivitetin e shoqatės edhe shqiptarėt e Kosovės.

Por ndoshta ka rėndėsi qė unė tė pėrmend kėtu punėn e kėshillit Britani - Shqipėri - Kosovė. Kėshilli tė cilin unė e kryesoj u themelua nė fillim tė viteve 1990 pėr tė ndihmuar tė miturit e pashoqėruar qė vinin nė Britani nga Shqipėria dhe Kosova. Ne kemi ndihmuar rreth 1800 tė tillė por tani ne punojmė pėr tė bėrė ēdo lloj pune tė tipit social mė konkretisht merremi me aspekte tė shkollimit, tė shėrbimit mjeksor, tė strehimit dhe me ēėshtje tė tjera me tė cilat pėrballen tė gjitha familjet e reja shqiptare qė vinė nė Britani dhe tė tilla ka shumė.

BBC: Ēfarė planesh ka shoqata pėr tė ardhmen?

Zoti Duma: Unė dua qė shoqata anglo-shqiptare tė bėhet njė lloj organizatė ombrellė pėr organizatat dhe shoqatat e shumta tė vogla tė cilat janė krijuar pėr tė pėrmbushur nevojat e popullsisė sė re shqiptare nė Londėr. Komuniteti shqiptar nė Britani ėshtė rritur nga 12 pjestarė qė kishte para 20 e ca vjetėve nė njė bashkėsi ndoshta prej mė shumė se 100 mijė vetėsh. Tani kjo popullsi ka nevoja tė reja dhe ne duhet tė jemi nė gjendje tė ndihmojmė nė pėrmbushjen e kėtyre nevojave.

BBC: Ēfarė aspektesh tė botės shqiptare ju kanė tėrhequr mė shume dhe nė ēfarė drejtimi jeni pėrpjekur tė lexoni e tė thelloheni mė shumė, nė historinė, letėrsinė, apo politikėn shqiptare?

Zoti Duma: Mendoj qė ėshtė mirė tė shmangim angazhimin nė ndonjė aspekt tė politikės shqiptare. Por ajo qė ėshtė e rėndėsishme, ėshtė qė Shqipėria tė zhvillojė asetet e saj. Pasuria kryesore e saj ėshtė bukuria mrekulluese e natyrės sė saj dhe aftėsia e saj pėr tė tėrhequr turistėt dhe ajo qė unė shpresoj se Shqipėria do tė bėjė ajo qė unė do tė isha shumė i interesuar qė ajo tė bėnte tani, ėshtė qė tė zhvillojė potencialin e vet turistik.

Nė veēanti nė jug tė vendit. Por kjo duhet bėrė me kujdes duke i menaxhuar burimet me kujdes duke treguar kujdes nė hartimin e planeve nė mėnyrė qė bregdeti i saj tė mos tė shėndrohet nė njė tjetėr bregdet spanjoll i cili ėshtė prishur tėrėsisht.

BBC: A flisni shqip

Zoti Duma: Unė kuptoj mė mirė se sa flas.

BBC: A keni ndonjė mesazh pėr dėgjuesit e BBC-sė?

Zoti Duma: Jam shumė i lumtur qė ato 50 vjet a mė shumė kur Shqipėria nuk ishte pjesė e botės janė kapėrcyer nga historia dhe Shqipėria aktualisht po ecėn me shpejtėsi nė rrugėn pėr tu bėrė pjesė e botės sė vėrtetė perėndimore.