BBCAlbanian.com
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Sejdiu dhe Thaçi në OKB
 
Hartë e Kosovës
Është hera e parë që një përfaqësues i Kosovës i drejtohet KS-së.
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në mbledhjen e KS-së të OKB-së, që do të mbahet më 19 Dhjetor dhe në të cilën do të diskutohet për raportin e Treshes Ndërmjetësuese të Grupit të Kontaktit.

Presidenti Sejdiu do të paraqesë pikëpamjet e tij në një mbledhje të mbyllur të KS-së dhe së bashku me të do të marrë pjesë edhe kryeministri i mandatuar i Kosovës, Hashim Thaçi.

Zoti Sejdiu tha se për Kosovën është me rëndësi që të dëshmojë gatishmërinë për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe tolerancën ndërmjet qytetarëve të saj.

Paraqitja e presidentit të Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit është përkrahur edhe nga përfaqësuesi rus, megjithë kundërshtimet e zyrtarëve të lartë serbë.

Kjo do të jetë hera e parë që një përfaqësues i institucioneve të Kosovës t'i drejtohet KS-së të OKB-së.

Fjalën e tij para anëtarëve të KS do ta paraqesë edhe kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, dhe pritet që ai të kundërshtojë fuqishëm përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për të njohur pavarësinë e Kosovës.

 
 
LOKALE
E ardhmja e Kosovës
17 gusht 2006 | Analiza
Skadon afati për kompromis
10 dhjetor 2007 | Rajoni
NATO-ja do të mbetet në Kosovë
07 dhjetor 2007 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>