|
Kundėrshtohet propozimi i fundit i Rusisė
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Zyrtarė tė lartė amerikanė dhe evropianė kanė kundėrshtuar propozimin e fundit tė Rusisė pėr vazhdimin e mėtejmė tė bisedimeve
pėr statusin e Kosovės.
Ambasadori amerikan nė Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad, tha se amerikanėt dhe evropianėt ndajnė mendimin se procesi negociator pėr statusin e Kosovės ka pėrfunduar dhe se tani ėshtė koha qė Kėshilli i Sigurimit tė vendosė pėr njė zgjidhje. Ai theksoi se nėse Kėshilli nuk merr njė vendim, atėherė zgjidhja pėr problemin duhet tė gjendet jashtė OKB-sė. Ndėrkaq, ambasadori britanik, John Sawers, shprehu bindjen e tij se Kėshilli i Sigurimit nuk do tė jetė nė gjendje tė arrijė njė marrėveshje pėr tė ecur pėrpara drejt zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Ai tha se Bashkimi Evropian dhe NATO duhet tė marrin pėrgjegjėsitė e tyre mbi tė ardhmen e Kosovės. Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė do tė diskutojė mė 19 dhjetor raportin e Treshes Ndėrmjetėse Ndėrkombėtare pėr Kosovėn, ku konfirmohet dėshtimi i palėve nė bisedime pėr tė arritur njė marrėveshje kompromisi. Bashkimi Evropian do tė vazhdojė tė premten pėrpjekjet pėr unifikimin e qėndrimit tė bllokut 27 anėtarėsh pėr statusin e Kosovės. Nė takimin e fundit vetėm Qiproja ėshtė shprehur haptas kundėr njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga ana e BE-sė. Grupi Ndėrkombėtar i Krizave i ka dėrguar njė letėr liderėve tė BE-sė, ku thuhet se qeveritė e shteteve anėtare kanė njė rast historik sot qė tė dėrgojnė njė mesazh tė qartė pėr tė marrė rolin udhėheqės nė Kosovė. Kryetari i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, Gareth Evans, shkruan se Bashkimi Evropian duhet tė riafirmojė se plani i Ahtisaarit pėr pavarėsinė e mbikqyrur ėshtė baza ma e mirė pėr zgjidhjen e statusit sė Kosovės. |
LOKALE
E ardhmja e Kosovės17 gusht 2006 | Analiza
UNMIK-u kundėr zyrės serbe nė Mitrovicė13 dhjetor 2007 | Rajoni
Ambasadori Mazi pėr kėrcėnimin serb pėr veto nė OSBE12 dhjetor 2007 | Rajoni
BE-ja mė afėr unitetit pėr statusin 11 dhjetor 2007 | Rajoni
NATO-ja do tė mbetet nė Kosovė 07 dhjetor 2007 | Rajoni
Udhėheqės tė Kosovės nė Madrid05 dhjetor 2007 | Rajoni
Britania mbėshtet pavarėsinė e Kosovės05 dhjetor 2007 | Rajoni
Treshja nuk do tė propozojė zgjidhje pėr statusin04 dhjetor 2007 | Rajoni
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||