|
Fillojnė konsultimet pėr krijimin e qeverisė sė re
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, e ka mandatuar udhėheqėsi i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēin qė tė fillojė
konsultimet pėr krijimin e qeverisė sė re.
Vetėm pak minuta pas kėtij vendimi formal tė presidentit Sejdiu, zoti Thaēi filloi konsultimet me liderėt partiakė duke ftuar tė parin nė bisedime presidentin Sejdiu qė ėshtė kryetar i partisė sė dytė nė Kosovė, LDK-sė. Menjėherė pas takimit me Sejdiun Thaēi paralajmėroi se do tė takojė liderin e partisė sė tretė, Bexhet Pacollin, pėr tė vazhduar me vonė edhe me takime me kryetarė tė tjerė partishė, qė e kanė kaluar pragun zgjedhor. Ai madje ka paralajmeruar se nė bisedime pėr qeverinė e re do tė ftojė edhe Veton Surroin i cili kėtė herė nuk mundi ta kalojė pragun zgjedhor. Lideri i PDK-sė, partia e tė cilit nė zgjedhjet e nėntorit mori 35 pėr qind tė votave, Hashim Thaēi, ka deklaruar se do tė jetė i hapur pėr tė gjithė qė duan tė jenė pjesė e qeverisė sė ardhshme, por nuk ka pėrmendur ndonjė formulė tė mundėshme pėr krijimin e saj. Analistėt vėrejnė se nuk pėrjashtohet mundėsia qė qeveria e ardhshme e Kosovės, tė jetė njė qeveri koalicioni ndėrmjet PDK-sė, LDK-sė dhe AAK-sė, si tri fituese tė pushtetit edhe nė nivelin lokal. |
LOKALE
Kosovė - zgjedhjet 200723 tetor 2007 | Analiza
Pjesėmarrje e ulėt nė raundin e dytė zgjedhor nė Kosovė08 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
PDK-ja fiton raundin e dytė tė zgjedhjeve lokale09 dhjetor 2007 | Rajoni
Kosova nė raundin e dytė tė zgjedhjeve08 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
Mbahet raundi i dytė i zgjedhjeve07 dhjetor 2007 | Rajoni
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||