BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 10 dhjetor 2007 - 10:26 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Skadon afati për kompromis
 

 
 
Treshja ndërkombëtare që drejtoi negociatat
Misioni i Treshes përfundoi pa sukses
Skadon të hënën afati për gjetjen e një kompromisi mes Prishtinës dhe Beogradit për statusin e Kosovës.

Dita shënon fundin e punës së Treshes Ndërmjetësuese të Grupit të Kontaktit dhe të periudhën shtesë prej 120 ditësh të negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që u mbajtën me ndërmjetësimin e saj.

Një raport i Treshes rreth bisedimeve ndodhet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ai i është dorëzuar Sekretarit të Përgjithshëm në fund të javës së kaluar.

Raporti do të shqyrtohet nga KS-ja brenda 10 ditëve të ardhshme.

'Keqardhje'

Treshja Ndërmjetësuese, në raportin e saj, ka shfaqur keqardhjen për mosarritjen e një kompromisi, megjithë faktin se siç thotë, janë trajtuar të gjitha mundësitë: pavarësia, autonomia, ndarja dhe sistemi konfederal.

Por palët, thuhet në raportin e Treshes, kanë gjetur edhe pika të përbashkëta gjatë gjithë këtij procesi dhe janë angazhuar që të promovojnë shoqëritë shumëkombëshe.

Procesi negociator megjithatë, ka nxjerrë në pah dhe çështje shumë të rënda siç janë procesi i pajtimit, dhe në veçanti zbardhja e fatit të të zhdukurve dhe kthimi i të shpërngulurve.

 ...rruga përpara është e qartë dhe raporti tani do të dorëzohet tek Këshilli i Sigurimit i OKB-së, dhe ai do të diskutojë rreth tij si dhe të provojë të arrijë përfundimet.
 
Joackim Ruecker

Treshja ka përfunduar se ka arritur të marrë nga palët premtimet për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë dhe përmbajtje nga të gjitha aktet e dhunës, kërcënimeve dhe frikësimeve.

'Tensione'

Ndërkohë, shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Joackim Ruecker, ka shfaqur shpresën e tij se raporti i Treshes Ndërkombëtare do të kontribuojë në një klimë të paqes dhe të përgjegjësisë.

Ai ka thënë se palët janë përkushtuar për t'u përmbajtur nga çfarëdo akti provokativ.

Por Ruecker ka thënë se në Kosovë ka tensione dhe frustrime të qytetarëve.

"Pa dyshim se ka tensione dhe njerëzit janë të frustruar. Por mendoj se rruga përpara është e qartë dhe raporti tani do të dorëzohet tek Këshilli i Sigurimit i OKB-së, dhe ai do të diskutojë rreth tij si dhe të provojë të arrijë përfundimet," tha Ruecker në një intervistë për BBC-në.

Prishtina pro-planit Ahtisaari

Ekipi i Negociuesve të Kosovës ka përsëritur premtimin e dhënë se do të bëjë çmos brenda fuqive të tij, për të siguruar që situata e sigurisë në Kosovë të mbetet e qetë.

Në një deklaratë për opinion, Ekipi ka vlerësuar se propozimi i të dërguarit të posacëm të OKB-së, Martti Ahtisaari, përfshirë edhe rekomandimin e tij për pavarësi të mbikëqyrur dhe paketën e masave mbrojtëse për pakicën serbe, ofron bazën solide për të çuar Kosovën dhe rajonin drejt një të ardhmeje evroatlantike.

Ekipi ka thënë se së bashku me anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës, do të punojnë, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të zgjidhur problemin e Kosovës.

 
 
LOKALE
E ardhmja e Kosovës
17 gusht 2006 | Analiza
Manifestim për Kosovën në Londër
09 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
Solana flet për qetësi në Kosovë
09 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
NATO-ja do të mbajë trupat në Kosovë
07 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
NATO-ja do të mbetet në Kosovë
07 dhjetor 2007 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>