BBCAlbanian.com
 
Botuar: E diel, 09 dhjetor 2007 - 06:53 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
PDK-ja fiton raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
 

 
 
Hashim Thaçi
PDK-ja fitoi edhe zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet paraprake të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

Sipas rezultateve paraprake, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 17 komuna, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar gjashtë komuna.

Në Prishtinë ka fituar Isa Mustafa i LDK-së ndaj kandidatit të PDK-së, Fatmir Limaj. Ndërkaq në tri komuna në perëndim të Kosovës, në Pejë, Deçan dhe Gjakovë kanë fituar kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

KQZ-ja njoftoi se vetëm 31 për qind e votuesve kanë marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Udhëheqësit dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë festuar të shtunën në mbrëmje fitoren e kësaj partie në shumicën e komunave.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi shpalli fitoren e partisë së tij në zgjedhjet për kryetarë të komunave, tha se qytetarët kanë votuar për ndryshime si në nivelin qëndror ashtu edhe në atë lokal.

 Qytetarët e Kosovës dëshmuan përkushtimin për vendin e tyre
 
Hashim Thaçi

Në mesin e komunave ku do të udhëheqë PDK-ja janë edhe dy qendra të mëdha, Prizreni dhe Gjilani, që deri tani kanë qenë bastione të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Sot është festë për Kosovën, për demokracinë dhe për të ardhmën tonë të sigurtë. Qytetarët e Kosovës dëshmuan përkushtimin për vendin e tyre”, tha zoti Thaçi.

Ndërkohë kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Isa Mustafa, tha se rreth 60 përqind e qytetarëve kanë votuar për të, ndërsa rreth 40 përqind për rivalin e tij nga PDK-ja, Fatmir Limaj.

 Qytetarët kanë votuar për vetveten sepse ata kanë votuar për programet të cilat ne ju kemi ofruar atyre dhe për sigurinë për realizimin e këtyre programeve
 
Isa Mustafa

“Qytetarët kanë votuar për vetveten sepse ata kanë votuar për programet të cilat ne ju kemi ofruar atyre dhe për sigurinë për realizimin e këtyre programeve”, tha zoti Mustafa.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Aleacës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka konfirmuar fitoren e kësaj partie në Deçan, Pejë dhe në Gjakovë.

“Kam kënaqësinë që t’ia uroj fitoren e bindshme në zgjedhje Dr.Pal Lekajt në Gjakovë, Dr. Ali Berishës në Pejë dhe z.Musa Berishës në Decan”, tha z.Tahiri.

Zgjedhjet e balotazhit janë mbajtur të shtunën në 23 komuna të Kosovës.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve thotë se rreth 31 përqind e qytetarëve kanë dalë në votime, që shënon numrin më të vogël të pjesëmarrjes së votuesve në historinë e zgjedhjeve në Kosovë.

Këtu nuk përfshihen votuesit jashtë Kosovës dhe ata që kanë votuar me kusht.

Rrethi dytë i votimeve nuk është mbajtur në tri komuna me shumicë shqiptare ku fituesi është përcaktuar më 17 nëntor, si dhe në komunat serbe, të cilave shefi i UNMIK-ut ua ka vazhduar mandatin edhe për gjashtë muaj.

 
 
LOKALE
Kosovë - zgjedhjet 2007
23 tetor 2007 | Analiza
Kosova në raundin e dytë të zgjedhjeve
08 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
Ruecker zyrtarizon rezultatin e zgjedhjeve
05 dhjetor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>