BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 07 dhjetor 2007 - 11:42 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Energjia brengë e përbashkët
 

 
 
Shtyllë e tensionit të lartë
Protesta katërditëshe e banorëve të fshatit, ka shkaktuar probleme të mëdha në trafik.
Në fshatin Berivojcë të Kamenicës në lindje të Kosovës, për herë të parë shqiptarë, serbë e romë kanë protestuar së bashku katër ditë rresht, duke bllokuar rrugën kryesore.

Ata kërkonin rifurnizimin me energji elektrike, pas shkëputjes së rrjetit nga ana e Korporatës Energjetike të Kosovës për shkak të borxheve të konsumatorëve.

Protestën e mbikqyrën forca të SHPK-së , Policisë së UNMIK-ut dhe KFOR-it.

 Jemi të vetëdijshëm se ka probleme, rryma duhet të paguhet, por duhet gjetur mënyrën e pranueshme edhe për KEK-un edhe për banorët.
 
Nebojsha Simiç

Drejtori i Zyrës Lokale të Komuniteteve, Nebojsha Simiç, i cili ishte në mesin e protestuesve, tha për BBC-në se po angazhohet për zgjidhjen e problemit të furnizimit të banorëve me energji elektrike.

"Jemi të vetëdijshëm se ka probleme, rryma duhet të paguhet, por duhet gjetur mënyrën e pranueshme edhe për KEK-un edhe për banorët", tha zoti Simiç.

Shumica e serbëve të fshatit nuk kanë paguan energjinë e shpenzuar, me shpresën se Serbia do të shlyente borxhet e tyre.

Një tregtar shqiptar, Osman Tahiri, tha se e paguan rrymën rregullisht dhe se nga viti 1999, deri tani kishte paguar mbi 15.000 euro.

 Njëzet euro paguajmë për disa drita dhe një frigorifer. Kjo është tepër.
 
Novica Iliç, banor serb

Zyrtarët e KEK-ut, ndërkaq, kanë deklaruar se arsyeja e vetme e ndërprerjes së energjisë elektrike të banorëve të fshatit Berivojcë është borxhi i madh i konsumatorëve.

Korporata Energjetike e Kosovës hedh poshtë pretendimet e disa banorëve se ndërprerja është bërë "për të prishur bashkëjetesën e mirë të komuniteteve".

Novica Iliç, një banor serb, ankohet për tarifat e energjisë elektrike. Ai thotë se energjia elektrike në Kosovë është shumë e shtrenjtë.

"Njëzet euro paguajmë për disa drita dhe një frigorifer. Kjo është tepër", shprehet Novica Iliç.

Statusi i Kosovës, raporti i Treshes ndërkombëtare për bisedimet për Kosovën dhe politika, në përgjithësi, nuk zinin vend në protestën katër ditëshe ta serbëve e shqiptarëve për t'u furnizuar me energji elektrike.

Protesta e banorëve të fshatit, ka shkaktuar probleme të mëdha në trafik. Makinat janë detyruar të lëvizin nëpër rrugë dytësore, ndërsa qytetarët kanë pritur me orë të tëra për të bërë disa kilometra rrugë.

Në ditën e katërt të protestës, Korporata Energjetike e Kosovës ka rilidhur rrjetin elektrik në fshatin Berivojcë të Kamenicës, ndërsa banorët kanë premtuar do të shlyejnë borxhet ndaj KEK-ut.

 
 
LOKALE
Energjia
16 shkurt 2006 | Analiza
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>