http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 30 nėntor 2007 - 10:48 CET

Tim Judah flet pėr pavarėsinė e Kosovės

Nė njė intervistė pėr BBC-nė zoti Judah thotė se disa shtete evropiane qė kanė pasur mėdyshje rreth pavarėsisė sė Kosovės, tani janė tė gatshme ta pranojnė atė.

Nė kėtė mes ai veēon Gjermaninė, e cila kohėt e fundit ka shprehur vendosmėrinė e saj pėr ruajtjen e unitetit tė Bashkimit Evropian pėr Kosovėn.

Pas dėshtimit tė bisedimeve shtesė pėr statusin e Kosovės, tė udhėhequra nga Treshja SHBA-BE-Rusi, Tim Judah pret qė nė fillim tė vitit tė ardhshėm Kosova tė shpallė nė mėnyrė tė njėanshme pavarėsinė e saj.

Ai thotė se ajo do tė njihet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e shteteve evropiane.

Korrespondetja e BBC-sė nė Prishtinė, Violeta Hyseni, bisedoi me zotin Judah dhe fillimisht e pyeti se ēfarė parashikon ai qė tė pėrmbajė raporti i Treshes pėr statusin e Kosovės, i cili do t'i dorėzohet Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki-moon, mė 10 dhjetor.

Tim Judah: Mendoj se konkludimi i Treshes do tė jetė se ata janė pėrpjekur ta bėjnė punėn e tyre sa mė mirė por nuk ka qenė e mundur tė arrihet marrėveshje mes palėve, prandaj po e kthejnė problemin nė Kombet e Bashkuara.

Pas kėsaj, nėse nuk ndodh diēka e papritur, Kosova do tė shpallė pavarėsinė, besoj nė fillim tė vitit tė ri.

BBC: Zoti Judah , a mendoni se shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė tani e vetmja rrugė pėr zgjidhjen e statusit?

Tim Judah: Pėr momentin, duket si e vetmja gjė nė axhendė, mirėpo deri nė fillim tė vitit tė ardhshėm dikush mund tė japė ndonjė propozim tjetėr. Gjithėsesi, tani pėr tani unė nuk di qė tė ketė propozime tė tjera.

BBC: Pas dy vjet negociatash tė dėshtuara pėr statusin e Kosovės, a ėshtė e gatshme bashkėsia ndėrkombėtare tė heqė dorė nga pėrpjekjet pėr tė arritur njė marrėveshje ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pėr statusin dhe ta lejojė Kosovėn tė shkojė drejt pavarėsisė nga Serbia?

Tim Judah: Termi "bashkėsia ndėrkombėtare" ėshtė i gjerė, apo jo? Nuk mendoj se Rusia do tė heqė dorė nga ideja pėr arritjen e njė marrėveshjeje ndėrmjet palėve, por shumica e shteteve tė Bashkimit Evropian tashmė kanė hequr dorė nga kjo ide.

BBC: Kur zoti Ahtisaari propozoi pavarėsi tė mbikqyrur pėr Kosovėn disa shtete evropiane hezituan ta pranonin atė. Tani, pas katėr muaj bisedimesh shtesė tė udhėhequra nga treshja ndėrkombėtare, a ka ndryshuar diēka nė qasjen e Bashkimit Evropian pėr pavarėsinė e Kosovės?

Tim Judah: Mendoj se disa shtete qė kanė qenė me dy mendje pėr pavarėsinė e Kosovės, tani do tė jenė tė gatshme ta pranojnė atė. Ajo qė ka ndodhur ėshtė se politika ruse ka dėshtuar.

Nėse e shikojmė hartėn ku ėshtė Kosova, ajo ėshtė njė enklavė nė mes tė territorit tė Bashkimit Evropian dhe tė NATO-s.

Duke thėnė qė plani i Ahtisaarit ėshtė diēka qė ju e doni, por ne jo, Rusia i ka shtyrė shumė vende evropiane qė kanė qenė me dy mendje pėr pavarėsinė e Kosovės, tė mendojnė se duhet tė qėndrojnė bashkė dhe tė mos lejojnė ndarjen e Bashkimit Evropian nė sytė e Rusisė, e cila 'po pėrpiqet tė na thotė neve ēka tė bėjmė nė mes tė territorit tonė'.

Mendoj se nė kėtė aspekt ka ndryshuar qėndrimi i disa shteteve evropiane, pėrfshirė kėtu edhe Gjermaninė.

BBC: Tim Judah , siē e dini, Qiproja por edhe Greqia kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės, sidomos nėse kjo bėhet nė rrugė tė njėanshme. Ēfarė ndikimi mund tė ketė refuzimi i kėtyre dy shteteve pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga Bashkimi Evropian?

Tim Judah: Nuk mendoj se kėto dy shtete mund tė kenė ndonjė ndikim, sepse Qiproja pėr qėllimet e saj ka thėnė se nuk do ta njohė kurrė pavarėsinė e Kosovės. Pra kemi tė bėjmė me njė nga 27 shtetet anėtare tė Bashkimit Evropian.

Greqia nuk ėshtė e lumtur me pavarėsinė e Kosovės dhe besoj qė nuk do ta njohė shpejt atė, por, unė parashikoj qė ajo do ta njohė Kosovėn e pavarur herėt a vonė. Mendoj se fakti qė disa shtete nuk dėshirojnė ta njohin pavaraėsinė e Kosovės nuk ėshtė shumė i rėndėsishėm.

Pėr Bashkimin Evropian ėshtė me rėndėsi qė kėto pak vende, Qiproja, Greqia e ndoshta edhe njė apo dy shtete tjera, tė mos pėrdorin veton pėr zėvendėsimin e misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė me atė tė Bashkimit Evropian.

Unė nuk mund ta besoj qė Qiproja do tė pėrdorė veton kundėr vendosjes sė misionit tė BE-sė nė Kosovė, nė qoftė se kėtė nuk e dėshirojnė 23 deri nė 26 shtete tjera.

Ky ėshtė shqetėsimi i vetėm i Bashkimit Evropian.

BBC: Tim Judah, udhėheqėsit serbė thonė se nėse Kosova shpall pavarėsinė nė mėnyrė tė njėanshme, Serbia do tė anulojė tė gjitha vendimet e institucioneve kosovare, ndėrsa serbėt nė veri tė Kosovės paralajmėrojnė shkėputjen e kėsaj pjese nga Kosova. Sa serioze dhe tė rrezikshme janė kėrcėnimet serbe?

Tim Judah: Mendoj se ėshtė e sigurtė qė Parlamenti i Serbisė do ta shpallė tė paligjshme pavarėsinė e Kosovės, por kjo nuk do ta ndryshojė aspak situatėn. Mė serioze janė kėrcėnimet pėr bllokadė ekonomike nga Serbia. Mendoj se kjo do ta vėshtirėsojė jetėn e qytetarėve tė Kosovės, por nuk do ta pamundėsojė atė.

Humbėsit mė tė mėdhenj do tė jenė eksportuesit nga Serbia sepse Kosova nuk eksporton shumė nė Serbi, ndėrsa Serbia eksporton shumė nė Kosovė, sė paku 150 deri nė 200 milionė euro nė vit.

Mendoj se biznesmenėt serbė do tė gjejnė mėnyra pėr tė eksportuar mallrat e tyre nė Kosovė pėrmes Maqedonisė apo Malit tė Zi.

Sa i pėrkėt kėrcėnimeve pėr shkėputje tė veriut tė Kosovės, kjo pjesė realisht as tani nuk ėshtė pjesė e Kosovės. Dhe ēfarė ndryshimesh do tė ketė nėse veriu vazhdon tė mos jetė pjesė e Kosovės? Mendoj se do tė jetė njė fazė tjetėr e njė konflikti tė ngrirė siē e kemi sot nė Qipro, nė Abkhazi apo nė Osetinė Jugore.

Kosova Veriore do tė jetė konflikti mė i ngrirė perėndimor nė Evropė.