http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martë, 13 nëntor 2007 - 10:34 CET

Tender ndërkombëtar për energji

Kororata Elektroenergjitke Shqiptare ka zhvilluar të hënën tenderin ndërkombëtar për blerjen e energjisë elektrike për muajt në vazhdim të këtij viti dhe për vitin e ardhshëm.

Sipas njoftimeve nga komisioni tenderues, në tender u paraqitën tetë kompani nga rajoni por dhe Shqipëria.

Shuma e vënë në dispozicion për blerjen e energjisë është afërsisht 22o milionë euro.

Ndërkohë, KESH-i i është drejtuar Entit Rregullator të Energjisë për një tjetër rritje të cimit të shtijes së energjisë për konusmatorët.

Opozita vazhdimisht ka akuzuar qeverinë për paaftësi dhe keq menaxhim të sitemikt energjitk të vendit,duke mos mbajtur premtimet për furnizim pa ndërprerje të popullatës me drita.

Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it Gjergji Bojaxhi ,tha se situata mund të konsiderohet e tejkaluar vetëm nga mesi i vitit 2009, kur në Shqipëri të jenë ndërtuar TEC-et dhe të ketë përfunduar linja e interkonjuksionit 400 kw, me Malin e Zi.

Nga ana e saj qeveria ka argumetuar mungesat e furnizimit me drita vijnë nga një krizë e prodhimit vendas dhe në rajon diktuar nga mungesa e reshjeve dhe rritja e konsumit.

Për të kapërcyer situatën qeveria po nxit ndërtimin e TEC-ve ,dhe së fundi ngrohjen e një centrali bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike.

Aktualisht, vendi prodhon një pjesë të vogël të energjisë që konusmohet dhe pjesa tjetër sigurohet nga importi.

Dritat mungojnë nga tetë orë në qytet kurse në fshatra dhe zona të thella rurale ato mungojnë deri në 18 orë gjatë 24 orëshit.