BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mėrkurė, 28 nėntor 2007 - 10:37 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Pėrfundojnė bisedimet pėr statusin
 

 
 
Treshja ndėrkombėtare pėr statusin
Treshja ndėrkombėtare pėr statusin
Bisedimet pėr statusin e Kosovės, qė po mbahen nė Baden tė Austrisė vazhdojnė edhe paraditen e sė mėrkurės me njė takim pėrmbyllės tė drejtpėrdrejt ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė Prishtinės e Beogradit dhe me praninė e treshes ndėrkombėtare.

Ky takim do tė shėnojė rastin e fundit pėr tė gjetur njė zgjidhje eventuale pas dėshtimit pėr kėtė nė dy ditėt e shkuara.

Deri tani, asnjėra palė nuk ka lėshuar pe nė zgjidhjen e problemit tė Kosovės dhe qė tė dyja kanė kėmbengulur nė zgjidhjet qė kanė ofruar nė fillim tė bisedimeve.

Pėr Prishtinėn, pavarėsia e Kosovės mbetet e vetmja zgjidhje e pranueshme, kurse pėr Beogradin autonomia thelbėsore, shėnon mundėsinė mė tė madhe qė duhet tė ketė Kosovė.

Dita e dytė e takimit qė ka zgjatur mė shumė, ka thelluar edhe mė dallimet mes palėve, tė cilat nuk kanė arritur tė merren vesh pėr asnjė cėshtje tė caktuar.

Por njėri nga anėtarėt e delegacionit tė Kosovės, Veton Surroi, ka thėnė se nė njė pikė ėshtė arritur pėrparim, meqė presidenti i Serbisė, Tadiq, ka deklaruar se jo vetėm ēėshtja e Kosovės, por asnjė ēėshtje tjetėr nuk do ta shtyjė Serbinė nė luftė.

"Pėr njė Kosovė, qė nė 100 vjetėt e fundit ėshtė mėsuar qė nga Beogradi tė marrė lajme tė luftės, ky ėshtė njė lajm i mirė dhe tregon njė ndryshim nė qasje,"- ka thėnė Surroi.

Nė fakt, presidenti i Serbisė, Boris Tadiq, nė fjalimin e tij nė Baden, tha se Serbia propozonte njė zgjidhje kompromisi, sipas modeleve tė autonomive tė avancuara.

Ai tha se sipas kėsaj zgjidhjeje Kosova do tė kishte vetėqeverisjen e saj, kompetencat dhe simbolet qė janė karakteristikė e shteteve sovrane, por qė Serbia do tė ruante pėr vete tė drejtėn e pėrfaqėsimit nė Kombet e Bashkuara, nė OSBE dhe nė Kėshillin e Evropės.

Njėkohėsisht Kosova, sipas tij, nuk do tė kishte ushtri, por siē u shpreh ai, xhandarmėri.

Mirėpo, njė propozim i tillė ėshtė hedhur poshtė si i pabazė nga pala kosovare dhe ėshtė cilėsuar si pėrpjekje e Beogradit pėr ta kthyer ēėshtjen prapa.

Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu ka theksuar se Kosova ka bėrė tė pamundurėn pėr njė marrėveshje kompromisi me Beogradin, por kjo nuk ėshtė realizuar.

Presidenti Sejdiu tha se Kosova tash ėshtė kthyer nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr tė kryer konsultimet e fundit pėr ta shpall pavarėsinė e saj.

 Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė tė ketė mbėshtetje tė pėrgjithshme nė vizionin tonė. Por nėse dikush mund tė jetė pengesė e veēantė qė tė mbahet peng procesi, ne themi se nuk mud te jemi peng tė tij.
 
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu

"Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė tė ketė mbėshtetje tė pėrgjithshme nė vizionin tonė. Por nėse dikush mund tė jetė pengesė e veēantė qė tė mbahet peng procesi, ne themi se nuk mud te jemi peng tė tij. Dhe sigurisht se nė njė kohė jo tė gjatė do tė marrim vendimet tona,"- ka thėnė presidenti Sejdiu.

Njė veprim tė menjėhershėm drejt shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės e ka kėrkuar kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, i cili u ka bėrė thirrje institucioneve tė Kosovės qė tė shfrytėzojnė momentumin pėr ta shpallur pavarėsinė.

 Unė bėj thirrje qė kjo tė ndodh brenda kėtij viti dhe kam frikė se nėse kalon vitin e ardhshėm do tė humbet mundėsia, pėrqėndrimi i bashkėsisė ndėrkombėtare dhe momentumi i krijuar nė fund tė kėtij procesi.
 
Kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku

"Unė bėj thirrje qė kjo tė ndodh brenda kėtij viti dhe kam frikė se nėse kalon vitin e ardhshėm do tė humbet mundėsia, pėrqėndrimi i bashkėsisė ndėrkombėtare dhe momentumi i krijuar nė fund tė kėtij procesi. Dhe ne do ta bėjmė njė gabim historik nėse e lėshojmė kėtė rast,"- ka thėnė kryeministri Ēeku.

Por pėr homologun e tij serb, Vojisllav Koshtunica, shpallja e njėanshme e pavarėsisė nėnkupton njė lloj krimi. Kryeministri serb ka thėnė se ēėshtja e statusit duhet tė zgjidhet aty ku edhe ka filluar, nė KS tė OKB-sė.

Ēdo pėrpjekje pėr ta anashkaluar KS dhe pėr tė bėrė veprime tė njėanshme, ka thėnė Koshtunica, nėnkupton shkeljen e ligjeve ndėrkombėtare…

 Shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės, nėnkupton shkelje tė sė drejtės ndėrkombėtare. Ky ėshtė krim, nė fakt ėshtė njė lloj krimi dhe ligji nuk respekton asnjė lloj krimi.
 
Vojislav Koshtunica

"Shpallja e njėanshme e pavarėsisė sė Kosovės, nėnkupton shkelje tė sė drejtės ndėrkombėtare. Ky ėshtė krim, nė fakt ėshtė njė lloj krimi dhe ligji nuk respekton asnjė lloj krimi,"- ka thėnė kryeministri serb Koshtunica.

Nėse Kosova e shpall pavarėsinė e njėasnshme, atėherė Serbia do tė shpallte tė pavlefshėm njė vendim tė tillė, - ka paralajmėruar kryeministri serb.

Nė ditėn e dytė tė bisedimeve, pala serbe ka kėmbėngulur nė vazhdimin e tyre edhe pėrtej 10 dhjetorit. Sipas negociuesve serbė bisedimet duhet tė zgjasin pėr aq kohė, sa tė mos pėrafrohen qėndrimet mes palėve.

Ky deklarim i palės serbe ėshtė mbėshtetur nė paraqitjen e qėndrimit zyrtar tė Federatės Ruse, pėrmes ndėrmjetėsit nė Treshen Ndėrkombėtare, Aleksandr Botsan Kharchenko.

"Rusia e favorizon vazhdimin e procesit negociues pas 10 Dhjetorit dhe ne do tė insistojmė nė vazhdimin e bisedimeve pas kėsaj date. Por ajo qė na duhet janė bisedimet me argumente", ka thėnė Kharchenko

Por pėr palėn kosovare ky qėndrim ėshtė i papranueshėm.

Hashim Thaēi, kryeministėr i ardhshėm i Kosovės, ka thėnė se kjo ėshtė e pamundshme sepse edhe "po tė bisedohej pėr 100 vjet me Serbinė, rezultati do tė ishte i njėjtė".

Qėndrimin e ndėrmjetėsit rus pėr vazhdimin e bisedimeve edhe pas dhjetė dhjetorit, nuk e ka mbėshtetur asnjė nga anėtarėt e tjerė tė Treshes Ndėrmjetėsuese.

Nė fakt, pėrfaqėssuesi i BE-sė, ambasadori Wolfgang Ischinger, ka deklaruar tė martėn se misioni i Treshes do tė pėrfundojė mė 10 Dhjetor dhe se ai nuk sheh asnjė arsye pse duhet tė vazhdojė procesi i negociatave.

Sipas paralajmėrimeve, Treshja do tė pėrmbyllė procesin me dorėzimin e njė raporti tek sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Moon, por paraprakisht do tė qėndrojė nė Prishitnė e Beograd pėr tė bėrė pėrpjekjen e fundit pėr tė arritur njė marrėveshje.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>