|
Pėrshėndetet mbarėvajtja e zgjedhjeve | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Nė Maqedoni, thuajse tė gjithė kanė shprehur hapur mirėnjohje pėr, siē thuhet, dinjitetin dhe maturinė politike qė ėshtė treguar nė zgjedhjet e sė dielės. Merita u pėrket si subjekteve politike ashtu dhe vetė popullit tė Kosovės. Tė vetmet ēėshtje tė cilat komentohen janė mbase numri i qytetarėve qė dolėn nė votime, si dhe mosvotimi i komunitetit serb nė kėto zgjedhje. Mediat kanė njoftuar pėr tė gjitha detajet e ditės sė votimit duke thėnė se Kosovėn tani e presin sfida tė rėndėsishme nė prag tė pėrcaktimit tė statusit tė saj final. Artan Grubi drejtues i organizatės qytetare "Zgjohu", duke parė zhvillimet nga kėndvėshtrimi i Maqedonisė, por dhe ai rajonal, thotė se Kosova dha njė shembull tė mirė pėr funksionimin e demokracisė: "Kosovarėt dėshmuan edhe njė herė se ēdo process demokratik e bartin me shumė dinjitet. Mė gėzon fakti qė zgjedhjet kaluan pa asnjė incident dhe qė, ashtu si dhe nė tė kaluarėn, treguan njė kualitet demokratik nė shoqėrinė e tyre,"- tha z. Grubi. Shkupi zyrtar, ndėrkohė tregohet i pėrmbajtur. Pėr qeveritarėt me rėndėsi ka qenė qė zgjedhjet u zhvilluan nė mėnyrė tė qetė. Vlerėsohet se zhvillmet nė Kosovė mund tė ndikojnė dhe nė Maqedoni, dhe nga ky prizėm autoritetet shpresojnė se edhe procesi i krijimit tė qeverisė sė re do tė kalojė me aq lehtėsi sa dhe vetė procesi zgjedhor. Marrėdhėniet mes Maqedonisė dhe Kosovės vlerėsohen si tė mira. Megjithatė, pėr autoritetet nė Shkup e rėndėsishme ėshtė qė kushdo qė tė vijė nė pushtet tė mbyllet e vetmja ēėshtje e hapur mes dy vendeve - pėrcaktimi i vijės kufitare. Prishtina nuk njeh marrėveshjen qė Maqedonia ka nėshkruar me Serbinė, por kjo ēėshtje pėrfshihet nė pakon Ahtisari tė cilėn Maqedonia zyrtare e mbėshtet si njė nga opsionet pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. | LOKALE Serbėt nuk votojnė nė Mitrovicė18 nėntor 2007 | Rajoni Ivanoviq pėr zgjedhjet e sė dielės18 nėntor 2007 | Rajoni Kryetari i PDK-sė shpall fitore18 nėntor 2007 | Rajoni Pas zgjedhjeve vėmendja tek sfidat e Kosovės18 nėntor 2007 | Rajoni Reagimet e Beogradit pėr zgjedhjet18 nėntor 2007 | Rajoni Pjesėmarrje e ulėt nė votime18 nėntor 2007 | Rajoni TĖ JASHTME BBC nuk mban pėrgjegjėsi pėr pėrmbajtjen e faqeve tė
jashtme tė internetit | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||