BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E diel, 18 nėntor 2007 - 06:44 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Kryetari i PDK-sė shpall fitore
 

 
 
Hashim Thaēi
Hashim Thaēi shpall fitoren
Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, ka shpallur fitore nė zgjedhjet e 17 nėntorit, megjithėse rezultatet pėrfundimtare ende nuk janė konfirmuar.

Zoti Thaēi tha se kjo ishte 'njė ditė historike pėr Kosovėn'. Ai ka premtuar se do tė shpallė pavarėsinė.

Me herėt ,vėzhguesit e pavarur thanė se Partia Demokratike e zotit Thaēi ishte mė pėrpara ndėrsa vazhdonin tė numėroheshin votat.

Zhvillimi i zgjedhjeve

Pjesėmarrja nė votime ka qenė mė e ulėt krahasuar me zgjedhjet e mėparshme.

Analistėt thonė se vėzhguesit do tė jenė tė kėnaqur nėse shifra arrin nė 40%.

Megjithėse, votimi pėrfundoi nė orėn 19.00, disa qendra votimi ndenjėn hapur edhe mė vonė pėr ata qė ishin nė radhė.

Shqiptarėt shkuan nė qendra votimi megjithė tė ftohtin dhe borėn. Por kjo gjė nuk mund tė thuhet pėr serbėt.

Minoriteti serb i aftė pėr votim pothuajse i gjithi i bojkotoi zgjedhjet megjithė apelin ndėrkombėtar pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje.

Duket se ata i kanė kushtuar vėmendje fjalėve tė Beogradit pėr tė bojkotuar votimet.

Numėrimi i votave pritet tė zgjasė dy-tre ditė, pastaj do tė formohet njė qeveri qė pritet tė drejtojė Kosovėn nė atė qė ēdo kush pret tė jetė periudhė e vėshtirė pėrpara.

Ecuria gjatė ditės

Deri nė orėt e para tė pasdites sė tė shtunės pėrqindja ishte e ulėt deri 24 pėrqind e qytetarėve tė Kosovės.

Problemet mė tė mėdha ndėrkaq u shfaqėn nė vendbanimet me shumicė serbe, ku njė pjesė e vendvotimeve nuk janė hapur fare.

Numri mė i vogėl i pjesėmarrjes nė zgjedhje u shėnua nė veri tė Kosovės, ku nuk ėshtė lejuar hapja e vendvotimeve nė objektet shkollore. Ekipet e KQZ hapėn qendra votimi mobile nė kėtė pjesė tė Kosovės.

Ndėrkohė, kryeshefi i komisionit tė zgjedhjeve Mazllum Baraliu ka thėnė se numri mė i madh i votuesve ėshtė shėnuar nė njė nga qendrat votuese nė Gllogoc tė Drenicės, ndėrkaq numri mė i vogėl nė Mitrovicė.

 Ne vazhdojmė tė pėrsėrisim idenė e pjesėmarrjes sė serbėve nė zgjedhje...
 
Tim Guldimann

Shefi i misionit tė OSBE-sė, Tim Guldiman, ka deklaruar se ėshtė pjesė e demokracisė pjesėmarrja ose jo nė zgjedhje, por ka shtuar se ėshtė i kėnaqur se nė kėto zgjedhje nuk ka pasur asnjė incident i cili mund tė pengonte procesin.

"Qendrat serbe tė votimit janė hapur edhe me ndihmėn e vetė komunitetit serb. Ne vazhdojmė tė pėrsėrisim idenė e pjesėmarrjes sė serbėve nė kėto zgjedhje, ndonėse nuk ėshtė e lehtė, tani pas deklarimeve tė Beogradit zyrtar, pėr bojkotim", ka thėnė Guldimann.

Ai ka shtuar se edhe pse shihet njė pjesėmarrje e ulėt e votuesve, nuk do tė ketė pėrsėritje tė zgjedhjeve.

Nė tė gjithė Kosovėn, numėrohen rreth 557 qendra tė votimit nga tė cilat 54 janė hapur pėr komunitetin Serb.

Vlerėsimet e vėzhguesve ndėrkombėtarė

Vėzhguesit ndėrkombėtarė ndėrkaq kanė thėnė se procesi i zgjedhjeve nė orėt e para tė ditės ishte i rregullt dhe u zhvillua normalisht.

Fransua Charlier, zėdhėnės i Kėshillit tė Evropės, qė po vėzhgon zgjedhjet ka deklaruar se misioni vėzhgues do tė bėjė publik raportet e para qė ditėn e diel…

"Po presim 75 ekipet tona qė janė shpėrndarė nė gjithė Kosovėn qė tė dėrgojnė raportet e tyre. Ata do tė raportojnė pasi t'i kenė vizituar vendvotimet. Ekipi nė tė cilin kam qenė unė ka vizituar vendbanimet e pėrziera siē ėshtė Graēanica ku kemi parė se vendvotimi ėshtė hapur dhe ku popullata lokale po merrte pjesė nė votime. Gjithashtu kemi parė tė njėjtėn gjė edhe nė Obiliq, ku jeton komuniteti rom dhe ku po zhvillohej votimi. Edhe atje kemi parė votues tė kenė marrė pjesė nė votime", ka thėnė Charlier.

Pjesėmarrja nė Mitrovicė

Ashtu siē pritej, serbėt nė veri tė Kosovės kanė bojkotuar zgjedhjet parlamentare dhe ato komunale, thotė korrespondentja e BBC nė Mitrovicė, Violeta Hyseni.

Deri nė orėn 15.00, asnjė serb nuk kishte votuar nė veri tė Mitrovicės, duke iu bindur kėshtu thirrjeve tė Beogradit pėr bojkotim tė zgjedhjeve nė Kosovė.

 Nuk do votojmė. Do bėjmė si na thotė Serbia.
 
Njė serb nė Mitrovicė

Njė vendvotim u hap pėr serbėt e veriut tė Mitrovicės nė Lagjen e Boshnjakėve tė banuar me popullatė tė pėrzier, ndėrsa nuk ėshtė lejuar hapja e mė shumė qendrave tė votimit nė objektet shkollore nė kėtė pjesė tė qytetit.

"Nuk duam tė votojmė, do tė bėjmė ashtu si na thotė Serbia", tha Igor Milosavleviq.

"Nuk duhet tė votojmė, ashtu na kanė thėnė udhėheqėsit tanė", tha njė tjetėr qytetar serb.

Zgjedhjet e Kosovės janė bojkotuar edhe nė tri komunat serbe nė veri tė Kosovės, ku OSBE-ja kishte hapur vendvotime lėvizėse tė vendosura nė kamionė.

Nė Leposaviq deri nė orėn 15.00 kishte votuar vetėm njė qytetar serb, ndėrsa nė Zveēan dhe nė Zubin Potok kutitė e votimit kanė mbetur bosh.

Zėvendėsshefi i UNMIK-ut, Steven Schook ka vizituar vendvotimet nė veri tė Kosovės dhe ėshtė shprehur i zhgėnjyer me mospjesėmarrjen e serbėve tė kėsaj ane nė zgjedhje.

"Jam shumė i zhgėnjyer, unė jam njeri optimist dhe kam shpresuar qė pėrkundėr retorikės dhe presioneve, ndoshta do tė kemi pjesėmarrje tė serbėve. Mendoj se ėshtė shumė pikėlluese qė serbėt nuk po votojnė pėr tė zgjedhur pėrfaqėsuesit e tyre nė kėtė fazė kritike pėr Kosovėn", tha z.Schook.

Veriun e Mitrovicės e ka vizituar nė mėngjes edhe shefi i Misionit tė OSBE-sė, Tim Guldiman.

"Jam shumė i lumtur qė patėm mundėsinė tė hapim vendvotimet nė veri tė Kosovės, tani do tė shohim sa njerėz do tė paraqiten pėr tė votuar", deklaroi z.Guldiman

Ndėrkohė nė pjesėn jugore tė Mitrovicės deri nė orėn 18.00, nė zgjedhje kishin dalė rreth 33 pėrqind e votuesve.

Paraqitja nė Gjilan

Nė rajonin e Gjilanit, njofton korrespondenti i BBC, Fatmir Matoshi ėshtė votuar edhe pėrkundėr motit tė ftohtė e me shi.

Serbėt e kėtij rajoni i kanė bojkotuar zgjedhjet sipas porosisė sė Beogradit zyrtar.

Ekipet lėvizėse tė OSBE-sė ishin tė pranishme nėpėr lokalitetet serbe pėr t'i ofruar mundėsinė kėtij komuniteti pėr tė votuar.

Shefi i Komisionit Komunal tė zgjedhjeve nė Gjilan, Ferid Shabani i tha BBC se deri nė ora 12 nė zgjedhje kishin marrė pjesė vetėm 18 % e votuesve gjilanas.

Nė Dardanė kanė njoftuar se deri nė ora 14 votuan rreth 30 % tė votuesve. Ndėrkohė qė disa ankesa kanė arritur nė Komisionin Komunal tė Zgjedhjeve rreth sjelljeve jo tė mira tė disa aktivistėve tė PDK-sė nė fshatin Koretin.

Edhe nė Dardanė, serbėt i kanė bojkotuar kėto zgjedhje dhe deri nė ora 14.00 nė vendvotimin e serbėve nė qytet kishin votuar vetėm dy serbė.

Nga Komisioni Komunal i zgjedhjeve nė komunėn e Novo Bėrdės e banuar me shumicė serbe ėshtė njoftuar se deri nė ora 13 kanė votuar 495 votues nga 2914 sa ka gjithsej kjo komunė , edhe nė Novo Bėrdė tė gjithė votuesit janė shqiptarė , ndėrsa serbėt po i bojkotojnė zgjedhjet.

Pjesėmarrja nė Prizren

Deri nė orėn 16 nė rajonin e pesė komunave tė rajonit tė Prizrenit, thotė korrespondenti ynė nė Prizren, kishin dalė rreth 40 pėr qind e qytetarėve me tė drejtė vote nė zgjedhje.

Nysret Bytyqi, kryetar i komisionit komunal zgjedhor nė komunėn e Prizrenit ka thėnė se procesi i votimit po kalon pa asnjė problem, ndėrkohė qė nė zonat e banuara me serb sipas tij nuk ka pasur votues.

Nė komunat e Suharekės, Rahovecit, Dragashit dhe Malishevės procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht, ndonėse zyrtarėt komunalė tė zgjedhjeve kanė theksuar se fluksi i votuesve nuk ėshtė shumė i madh.

Qytetarėt qė kanė votuar janė shprehur se pas kėtyre zgjedhjeve presin qė tė vijnė njerėz tė cilėt do tė punojnė me shumė pėr pėrmirėsimin e jetės sė tyre.

Ata thonė se kėto zgjedhje janė tė rėndėsishme edhe pėr faktin se procesi i zgjidhjes se statusit tė Kosovės ėshtė nė pjesen finale tė tij dhe se kėto zgjdhje duhet tė sjellin njerėz tė cilėt do punojnė pėr njė qeverisje demokratike.

 
 
LOKALE
Nė Kosovė po zhvillohen zgjedhjet
17 nėntor 2007 | Rajoni
Serbia hedh poshtė propozimin e Ishingerit
17 nėntor 2007 | Faqja Kryesore
Zgjedhjet nė Kosovė nė fokus nė Shqipėri
17 nėntor 2007 | Faqja Kryesore
Interes nė Maqedoni pėr zgjedhjet
17 nėntor 2007 | Rajoni
Ruecker vlerėson fushatėn parazgjedhore
16 nėntor 2007 | Faqja Kryesore
Kosova voton tė shtunėn
14 nėntor 2007 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake