BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E diel, 18 nėntor 2007 - 11:54 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
SHBA kritikon bojkotin serb
 
Logo e Departamentit Amerikan tė Shtetit
SHBA pėrshėndet angazhimin drejt zhvillimit demokratik tė manifestuar nga populli i Kosovės.
Menjėherė pas pėrfundimit tė zgjedhjeve, Departamenti Amerikan i Shtetit botoi njė deklaratė pėr shtyp ku vlerėsonte zhvillimin dhe mbarėvajtjen e zgjedhjeve nė Kosovė.

Zėdhėnėsi i kėtij departamenti, Sean McCormack, thekson nė deklaratė se SHBA pėrshėndet angazhimin drejt zhvillimit demokratik tė manifestuar nga populli i Kosovės.

"Elektorati i Kosovės ushtroi tė drejtėn e votės dhe zgjodhi pėrfaqėsuesit nė tė gjitha nivelet qeveritare," nėnvizon deklarata.

Zgjedhjet cilėsohen si njė hap pėrpara demokratik pėr arsye se pėr herė tė parė anėtarėt e kuvendit u zgjodhėn me lista tė hapura dhe kryetarėt e bashkive nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė.

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerėson gjithashtu zhvillimin paqėsor tė zgjedhjeve dhe respektin qė treguan tė gjitha partitė nė angazhimin pėr procesin e pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės.

Nga ana tjeter, Shtetet e Bashkuara shprehėn keqardhjen pėr bojkotimin e zgjedhjeve nga popullsia serbe e nxitur nga qeveria e Serbisė.

Sipas deklaratės tė Departamentit tė Shtetit, komuniteti serb i Kosovės pati humbje nga ky vendim.

Deklarata pėrfundon me angazhimin e Administratės Amerikane nė tė ardhmen pėr garantimin e tė drejtave dhe sigurisė tė tė gjithė komuniteteve etnike nė Kosovė si dhe i ben thirrje kėtyre komuniteteve pėr pjesėmarrje nė jetėn politike tė Kosovės.

 
 
LOKALE
Pjesėmarrje e ulėt nė votime
18 nėntor 2007 | Rajoni
Reagimet e Beogradit pėr zgjedhjet
18 nėntor 2007 | Rajoni
Kryetari i PDK-sė shpall fitore
18 nėntor 2007 | Rajoni
Zgjedhjet nė Kosovė nė fokus nė Shqipėri
17 nėntor 2007 | Faqja Kryesore
Serbia hedh poshtė propozimin e Ishingerit
17 nėntor 2007 | Faqja Kryesore
Interes nė Maqedoni pėr zgjedhjet
17 nėntor 2007 | Rajoni
TĖ JASHTME
BBC nuk mban pėrgjegjėsi pėr pėrmbajtjen e faqeve tė jashtme tė internetit
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake