|
Tirana pėrshėndet zgjedhjet nė Kosovė | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Zgjedhjet nė Kosovė janė ndjekur edhe nė Shqipėri. Politikanėt shqiptarė janė shprehur se me kėto zgjedhje po lind shteti i ri i Kosovės. Kryefjala e deklarimeve tė politikanėve shqiptarė vazhdimisht ka qenė se zgjedhjet e 17 nėntorit nė Kosovė i prijnė pavarėsisė. Pavarėsisht rezultateve qė do tė arrijnė partitė politike kosovare nė kėto zgjedhje, njė gjė ėshtė e qartė bashkėpunimi midis Tiranės dhe Prishtinės do tė shtohet mė tej. Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, nė njė prononcim tė tij, tha se po priste me kėnaqėsi autoritetet qė do tė dalin nga kėto zgjedhje. "Po pres me kėnaqėsi tė madhe tė bashkėpunoj me autoritetet qė do tė zgjidhen nė kėto zgjedhje", tha zoti Berisha. Nga ana e tij shefi i diplomacise shqiptare, Lulėzim Basha, tha se nė kėto zgjedhje qytetarėt kosovare kanė shpalosur aspiratat e tyre pėr pavarėsi. "Shpreh bindjen se edhe nė kėto zgjedhje tė fundit, para pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar, nė pėrputhje me vullnetin e popullit tė Kosovės pėr pavarėsi, qytetarėt e Kosovės do tė demonstrojnė vlerat mė tė larta tė demokracisė, tė qytetėrimit perėndimor dhe tė aspiratave tė tyre, jo vetėm pėr pavarėsi por edhe pėr integrim nė strukturat evropiane dhe euro-atlantike," tha zoti Basha. Ai tahs e kurorėzimi me sukses i zgjedhjeve parlamentare dhe komunale i hap rrugėn pėrfundimisht "procesit tė pavarėsimit tė Kosovės si njė proces i stabilizimi tė rajonit dhe i futjes tė tė gjithė vendeve tė rajonit ne rrjetet e integrimit evropian dhe euro-atlantik." Kreu i Partisė Socialiste Edi Rama tha se me kėto zgjedhje po lind njė shtet i ri nė Evropė. "(Ky ėshtė) lirimi pėrfundimtar njė herė e pėrgjithmonė i Kosovės nga e shkuara e saj dhe fillimi i njė historie tė re pėr Kosovėn," tha zoti Rama. "Sot po lind de facto shteti mė i ri evropian," tha kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama. | LOKALE Zgjedhjet nė Kosovė - Hap drejt Pavarėsisė18 nėntor 2007 | Faqja Kryesore Pjesėmarrje e ulėt nė votime18 nėntor 2007 | Rajoni Reagimet e Beogradit pėr zgjedhjet18 nėntor 2007 | Rajoni Pėrshėndetet mbarėvajtja e zgjedhjeve18 nėntor 2007 | Rajoni | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||