BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Nė Kosovė po zhvillohen zgjedhjet
 

 
 
Zgjedhjet nė Kosovė
Votuesit nė rradhė nė njė nga qendrat e votimit.
Nė Kosovė po mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Nė tė gjithė Kosovėn numėrohen rreth 1 milionė e 500 mijė votues.

Ambasadori i OSBE-sė, Tim Guldiman, dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Komisonit Qėndror tė Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, kanė hapur nė orėn 7.00 qendrėn e parė zgjedhore nė Kosovė.

Ndėrkohė disa qendra tė tjera zgjedhore nė mbarė vendin, nuk janė hapur me kohė duke lėnė nė pritje qytetarė tė cilėt donin tė votonin.

 Do t'ju bėj thirrje tė gjithėve, mbi tė gjitha komuniteteve tė ndryshme, qė tė marrin pjesė nė zgjedhje dhe kjo pėr faktin se dalja nė njė numėr tė madh nė zgjedhje do tė jetė jetike pėr konstituimin e institucioneve demokratike pėr periudhėn pėrpara
 
Tim Guldiman

Zgjedhjet e sotme nė Kosovė janė tė pestat me radhė qė nga pėrfundimi i luftės nė vend.

Zgjedhje tė drejtpėrdrejta

Pėr herė tė parė votuesit kosovarė do tė zgjedhin nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė kryetarėt e komunave dhe kėtė rradhė votojnė edhe pėr Kuvendin e Kosovės dhe pėr Kuvendet Komunale.

Janė gjithsej 96 subjekte politike qė janė regjistruar pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje, nga tė cilat rreth 30 serbe.

Nga njė numėr prej 1 milion e 500 mijė votues, 160 mijė janė votues tė rinj tė regjistruar pėr herė tė parė pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje.

Kosova ėshtė njė njėsi zgjedhore dhe numėron mbi 620 qendra votimi nė tė gjitha pjesėt e saj.

Por ende nuk ėshtė bėrė e ditur nėse serbėt e Kosovės do tė lejojnė hapjen e 7 qendrave tė votimit nė ndėrtesat e shkollave nė pjesėn veriore tė Kosovės.

Pjesėtarėt e pakicės serbe edhe kėsaj radhe kanė paralajmėruar bojkotimin e zgjedhjeve nė Kosovė, por besohet se njė numėr syresh do tė marrin pjesė nė votimet pėr Kuvendet Komunale.

Vėzhgues lokalė dhe ndėrkombėtarė

Mbi 25 mijė vėzhgues vendas dhe 150 tė Kėshillit tė Evropės, kėta tė fundit tė kryesuar nga deputetja e Parlamentit tė Evropės, Doris Pack, do tė vėzhgojnė zgjedhjet nė Kosovė.

 Nėse ata (serbėt) i bojkotojnė zgjedhjet nuk do tė lėndojnė shumicėn shqiptare dhe as bashkėsinė ndėrkombėtare, por para sė gjithash do ta lėndojnė veten dhe shumica e kanė kuptuar kėtė
 
Joachim Ruecker

Kryeshefi i Sekretariatit tė Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve, (KQZ) Mazllum Baraliu, thotė:

"Janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet pėr mbarėvajtjen e zgjedhjeve. Ėshtė shpėrndarė gjithė matėriali i domosdoshėm zgjedhor dhe ne shpresojmė se do tė kemi njė ditė tė mbarė. Kėto zgjedhje kanė njė rėndėsi tė jashtėzakonshme," thotė zoti Baraliu.

Kėto zgjedhje janė cilėsuar tė njė rėndėsie tė jashtėzakonshme, megjithėse ekziston frika se numri i votuesve do tė mund tė jetė i vogėl. Kjo pėr shkak tė procesit tė statusit.

Bashkėsia ndėrkombėtare

Shefi i OSBE-sė nė Kosovė, ambasadori Tim Guldiman, ka ftuar tė gjithė njerėzit me tė drejtė vote tė dalin nė kėto zgjedhje.

"Do t'ju bėj thirrje tė gjithėve, mbi tė gjitha komuniteteve tė ndryshme, qė tė marrin pjesė nė zgjedhje dhe kjo pėr faktin se dalja nė njė numėr tė madh nė zgjedhje do tė jetė jetike pėr konstituimin e institucioneve demokratike pėr periudhėn pėrpara," tha ambasadori Guldimann.

Ai ka shprehur bindjen e tij se zgjedhjet e 17 nėntorit do tė arrijnė nivelin mė tė lartė tė zgjedhjeve demokratike, tė lira dhe tė drejta meqė, sipas tij, kjo ėshtė hera e pestė e organizimit tė zgjedhjeve nė historinė moderne tė Kosovės.

 Ėshtė shpėrndarė gjithė materiali i domosdoshėm zgjedhor dhe ne shpresojmė se do tė kemi njė ditė tė mbarė.
 
Mazllum Baraliu

Zoti Guldimann ka pėrgėzuar gjithė ekipet e komisioneve tė zgjedhjeve nė nivel lokal dhe posaēėrisht, siē ka thėnė ai, tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve qė kanė bėrė gjithė pėrgatitjet e mundshme pėr tė siguruar njė proces tė rregullt zgjedhor.

Shefi i OSBE-sė nė Kosovė ka thėnė se ēdo gjė ėshtė gati qė qytetarėt tė dalin nė votime dhe ka shtuar se ėshtė optimist pėr mbarėvajtjen e procesit zgjedhor.

UNMIK-u

Qė nga janari i vitit tė ardhshėm nė Kosovė do tė vendoset misioni i ri i Bashkimit Evropian i cili do tė zėvėndėsojė misionin aktual tė UNMIK-ut.

Nė kėtė kuadėr duket qė apeli i shefit te UNMIK-ut, Joachim Ruecker, pėr pjesėmarrje nė zgjedhje do tė jetė i fundit.

Ai posacėrisht i ka ftuar serbėt lokalė qė tė mos i bojkotojnė kėto zgjedhje.

"Para sė gjithash ėshtė njė lajm i mirė se tani kemi njė numėr mė tė madh tė subjekteve dhe tė partive politike serbe qė janė regjistruar pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje.

Dhe ky numėr ėshtė mė i madh se kurdoherė mė parė. Ėshtė njė interesim i komunitetit serb qė tė marr tė ardhmen e tij nė duart e tyre dhe, pėr sa mund tė thuhet, qė ta emancipojnė veten nga ndikimi I Beogradit. Mendoj se ky ėshtė njė lajm i mirė pėr kėto zgjedhje.

Por ėshtė e vėrtetė se kemi dėgjuar pėr thirrjet pėr bojkotim qė vijnė njėkohėsisht nga disa udhėheqės tė serbėve tė Kosovės dhe nga zyrtarėt e Beogradit.

Ėshtė e papranueshme qė tė ketė thirrje pėr bojkot pėr institucione legjitime sipas Rezolutės 1244.

Unė shpresoj se komuniteti serb do ta shfrytėzojė kėtė mundėsi qė tė vendos pėr tė ardhmen e tij, sepse kjo ka tė bėjė me ta.

Nėse ata i bojkotojnė zgjedhjet nuk do tė lėndojnė shumicėn shqiptare dhe as bashkėsinė ndėrkombėtare, por para sė gjithash do ta lėndojnė veten dhe shumica e kanė kuptuar kėtė".

Siguria

Siguria gjatė zgjedhjeve ėshtė parė si njė operacion i njė rėndėsie vendimtare. Pėr kėtė qėllim nė Kosovė janė sjellė edhe rreth 500 ushtarė tė ri tė KFOR-it.

Komandanti i Trupės Paqeruajtėse tė NATO-s, KFOR-it, Gjenerali Xavier De Marnak, tha se kontributi i KFOR-it nė kėtė moment tė rėndėsishėm e demokratik tė Kosovės, ka tė bėjė me sigurinė dhe garancinė e levizjes.

"Ajo qė dua tė them ėshtė se gjatė javėve tė fundit kemi qenė nė njė bashkėpunim tė ngushtė me policinė e UNMIK-ut dhe Shėrbimin Policor tė Kosovės pėr tė planifikuar, pėrgatitur dhe ndėrmarrė gjithė masat e nevojshme pėr ditėn e sotme, nė mėnyrė qė tė kemi lirinė dhe sigurinė pėr tu votuar kudo dhe nga kushdo nė Kosovė", thotė Gjenerali Xavier De Marnak.

 
 
LOKALE
Votuesit drejt qendrave tė votimit
17 nėntor 2007 | Rajoni
Interes nė Maqedoni pėr zgjedhjet
17 nėntor 2007 | Rajoni
Reagime nė Shqipėri pėr zgjedhjet
17 nėntor 2007 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake