BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E shtunė, 17 nėntor 2007 - 12:17 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Partitė serbe kundėr zgjedhjeve nė Kosovė
 

 
 
Pamje nga Beogradi
Qėndrimet mė tė hershme tė Beogradit zyrtar qė serbėt e Kosovės t'i bojkotojnė zgjedhjet parlamentare e lokale nė Kosovė i kanė pėrsėritur edhe disa parti dhe zyrtarė tjerė serbė.

Nga ana e tij, Kėshilli i Kuvendit tė Serbisė pėr Kosovėn u ka bėrė thirrje tė gjithė qytetarėve tė Kosovės qė tė mos dalin nė zgjedhjet parlamentare e lokale tė 17 nėntorit tė cilat, sikurse ėshtė theksuar, po i organizon qeveria e Kosovės.

Marko Jakshiq, anėtar i kėtij Kėshilli nga Partia Demokratike e Serbisė e drejtuar nga Vojisllav Koshtunica, ka thėnė se serbėt nuk kanė arsye tė dalin nė "zgjedhjet shqiptare" duke marrė parasysh paralajmėrimin se Kuvendi i Kosovės pas 10 dhjetorit do ta shpallė pavarėsinė.

 ...pjesėmarrja do tu jepte legjitimitet tė ashtuquajturave institucione tė cilat do ta shfrytėzonin kėtė pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės.
 
Partia Socialiste e Serbisė

Ai ka nėnvizuar se serbėt duhet tė marrin pjesė nė zgjedhjet lokale tė cilat do t'i organizojė Serbia.

Partia Socialiste e Serbisė u rekomandoi tė premten serbėve tė Kosovės qė tė mos dalin nė zgjedhjet, siē thuhet, pėr institucionet e pėrkohshme tė Kosovės sepse pjesėmarrja do t'u jepte legjitimitet tė ashtuquajturave institucione tė cilat do ta shfrytėzonin kėtė pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės.

Kjo parti konsideron se serbėt nuk guxojnė tė dalin nė zgjedhje edhe pėr faktin qė nuk ka kushte elementare dhe tė sigurisė pėr pjesėmarrjen e tyre nė to kurse bashkėsia ndėrkombėtare nuk ka bėrė asgjė pėr respektimin e Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit me tė cilėn do tė sigurohej kthimi dhe jeta normale e disa qindra-mijėra serbėve dhe jo shqiptarėve tė dėbuar nga Kosova.

Anėtari i Kėshillit tė Kuvendit tė Serbisė pėr Kosovėn dhe kryetar i Partisė Demokristiane tė Serbisė, Vlladan Batiq, ka thėnė se para se tė diskutohet rreth pjesėmarrjes sė serbėve nė zgjedhjet e Kosovės, duhet tė debatohet mbi kriminalitetin dhe korrupsionin e institucioneve lokale tė Serbisė nė Kosovė, pėr mjetet e mėdha qė po shpenzohen nga buxheti i Serbisė, pėr kontrabandėn e alkoolit dhe duhanit nė Kosovė nga pėrfaqėsuesit serbė.

Kurse funksionari i Partisė Radikale ultranacionaliste serbe, Ognjen Mihajloviq, ka theksuar se nuk do t'u bejė thirrje serbėve tė dalin nė "zgjedhjet vetėvrasėsese sepse kjo do tė ishte njohje e shtetit terrorist".

Qėndrimi i qeverisė serbe

Nėnkryeministri i Serbisė, Bozhidar Gjeliq, e ka pėrsėritur qėndrimin e qeverisė se tani nuk ėshtė ēasti optimal pėr mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare e lokale nė Kosovės.

 ...pa marrėveshje nuk ka zgjidhje tė ardhshme tė statusit dhe stabilitet nė Ballkan
 
Dushan Prorokoviq

Kurse ministri i Tregėtisė, Perdrag Buballo, ka pyetur si mund tė votojnė serbėt kur duhet tė kenė pėrcjellje ushtarake dhe nuk kanė kurrfarė sigurie e cila as pas shtatė vjet nuk iu ėshtė mundėsuar nga bashkėsia ndėrkombėtare.

Dushan Prorokoviq i Ministrisė serbe pėr Kosovėn, ka thėnė se zgjedhjet e 17 nėntorit nė Kosovės do t'a shtyjnė procesin negociator sepse nuk mund tė pritet qė politikanėt shqiptarė nė tė njejtėn kohė tė marrin sinqerisht pjesė edhe nė negociata edhe nė fushatėn elektorale.

Zoti Prorokoviq ka vėnė nė dukje se negociatat mbi statusin duhen vazhduar edhe pas zgjedhjeve nė Kosovė, sepse "pa marrėveshje nuk ka zgjidhje tė ardhshme tė statusit dhe stabilitet nė Ballkan".

 
 
LOKALE
Nė Kosovė po zhvillohen zgjedhjet
17 nėntor 2007 | Rajoni
Votuesit drejt qendrave tė votimit
17 nėntor 2007 | Rajoni
Fillon votimi nė zgjedhjet e Kosovės
17 nėntor 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake