BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 30 tetor 2007 - 08:39 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
SHBA mbështet procesin e Treshes
 
Harta e Kosovës
Harta e Kosovës
Zyra e SHBA-së në Prishtinë ka përsëritur qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane se e mbështet fuqishëm procesin e filluar të Treshes Ndërmjetësuese për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Qëndrimi i zyrës amerikane pason një shkrim në mediat kosovare se SHBA-ja po e shqyrton mundësinë e ngrirjes së procesit të zgjidhjes së statusit për 12 vjet, periudhë brenda së cilës do të investohej në rrugën e përgatitjes së Kosovës për integrime evropiane.

 përcaktimi i statusit të Kosovës do të lëvizë drejt një përfundimi, sa më shpejt që të jetë e mundur
 
Zyra amerikane në Prishtinë

Sipas shkrimeve të mediave në Kosovë, rifillimi i zgjidhjes së statusit të Kosovës do të bëhej më 5 janar të vititi 2020.

Por zyra amerikane në Prishtinë ka thënë se "qëndrimi i SHBA-ve lidhur me statusin e Kosovës është artikuluar shumë herë nga politikbërësit e nivelit të lartë, përfshirë presidentin Bush dhe Sekretaren e Shtetit Rice".

Sipas kësaj zyre qeveria amerikane pret që në fund të procesit të negociatave "përcaktimi i statusit të Kosovës do të lëvizë drejt një përfundimi, sa më shpejt që të jetë e mundur."

 
 
LOKALE
E ardhmja e Kosovës
17 gusht 2006 | Analiza
Bisedimet e Vjenës pa rezultat
23 tetor 2007 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>