BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hėnė, 29 tetor 2007 - 09:51 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Treshja diskuton takimin e rradhės
 
Treshja ndėrkombėtare pėr Kosovėn (arkiv)
Treshja do tė caktojė axhendėn e takimit tė rradhės ndėrmjet dy palėve.
Treshja ndėrmjetėsuese ndėrkombėtare do tė shqyrtojė hapat e mėtejshėm nė procesin e bisedimeve pėr tė ardhmen e Kosovės nė njė takim tė hėnėn nė Vjenė.

Takimi i ndėrmjetėsuesve ndėrkombėtare bėhet nė ditėn kur Ekipi Negociator i prishtinės pritet tė diskutojė nė Prishtinė njė dokument tė ndėrmjetėsuesve pėr rezultate e deritanishme tė procesit.

I dėrguari amerikan pėr statusin, Frank Wisner, ai evropian, Wolfgang Ischinger dhe pėrfaqėsuesi rus, Alexander Botsan Kharchenko pritet tė caktojnė axhendėn e takimit tė rradhės ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.

Ky takim do tė mbahet mė 5 nėntor nė kryeqytetin austriak.

Pak ditė mė parė, treshja amerikano-evropiano-ruse i dorėzoi Prishtinės dhe Beogradit dokumentin prej 14 pikash.

Ky dokument nuk paragjykon statusin e Kosovės, por ofron disa parime qė mund tė ēojnė nė zgjidhjen e statusit.

Dokumenti

Serbia e ka kundėrshtuar dokumentin e treshes nė tė cilin thuhet se Beogradi nuk do ta qeverisė Kosovėn dhe nuk do tė jenė i pranishėm fizikisht atje.

Udhėheqėsit kosovarė kanė deklaruar se dokumenti i treshes ndėrmjetėsuese ndėrkombėtare nuk mund tė pėrjashtojė planin e Ahtisaarit, i cili sugjeron pavarėsi tė mbikqyrur.

Sipas Prishtinės zyrtare, pakoja e Ahtisaarit nuk mund tė ndryshohet.

Ndėrkohė i dėrguari evropian pėr statusin, Wolfgang Ischinger, ka lėnė tė hapur mundėsinė qė dokumenti 14 pikėsh i treshes tė zgjerohet dhe t'iu paraqitet Prishtinės dhe Beogradit nė takimin e 5 nėntorit nė Vjenė.

Ekipi Negociator nė Prishtinė mblidhet pėr tė shqyrtuar njė dokument 14 pikėsh, tė cilin negociatorėt ndėrkombėtarė ua dorėzuan Prishtinės dhe Beogradit nė takimin e fundit nė Vjenė.

 
 
LOKALE
E ardhmja e Kosovės
17 gusht 2006 | Analiza
Bisedimet e Vjenės pa rezultat
23 tetor 2007 | Rajoni
Takimi i Brukselit pa rezultat
15 tetor 2007 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>