BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E hėnė, 29 tetor 2007 - 10:03 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Zgjedhjet pa 'probleme teknike'
 
Harta e Kosovės
Kur kanė mbetur mė pak se tre javė deri nė ditėn e zgjedhjeve qėndrore dhe atyre lokale nė Kosovė, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) thotė se votuesit nuk do tė ballafaqohen me probleme teknike, me gjithė mėnyrėn e ndėrlikuar tė votimit.

Zėdhėnėsi i Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve, Arianit Osmani, nė njė intervistė pėr BBC-nė, tha se lista e votuesve ėshtė kompletuar tashmė dhe gjatė javės pritet tė dihet saktė numri i qytetarėve qė do tė kenė tė drejtė pėr tė votuar.

Sipas tij ky numėr ėshtė rreth 1,5 milionė votues, prej tė cilėve rreth 160,000 do tė votojnė pėr herė tė parė.

Votuesit nė zgjedhjet e 17 nėntorit do tė zgjedhin pėrfaqėsuesit e tyre nė Kuvendin e Kosovės, kuvendet komunale si dhe kryetarėt e komunave.

Pėr herė tė parė do tė votohet me lista tė hapura.

Pėr shkak tė mėnyrės sė ndėrlikuar tė votimit numri i qendrave tė votimit dhe vendvotimeve ėshtė rritur nė krahasim me zgjedhjet e fundit nė vitin 2004.

Nė kėto zgjedhje do tė ketė 621 qendra tė votimit me mbi 3250 vendvotime.

Nė garė pėr tė marrė pushtetin qendror dhe lokal hyjnė 97 subjekte tė tė gjitha komuniteteve.

Korrespondentja e BBC-sė nė Prishtinė, Violeta Hyseni, bisedoi se zėdhėnėsin e Komisionit Qėndor tė Zgjedhjeve, Arianit Osmani.

BBC: Zoti Osmani, si e shikon KQZ-ja fillimin e fushatės zgjedhore, e cila hyn tė hėnėn nė ditėn e katėrt tė saj?

Arianit Osmani: KQZ-ja i ka bėrė tė gjitha pėrgatitjet qė tė kemi njė fushatė tė rregullt zgjedhore, duke pėrpiluar disa rregulla zgjedhore qė kanė tė bėjnė drejpėrdrejt me fushatėn.

Kėtu sidomos kam parasysh rregullėn pėr fushatėn zgjedhore, e cila parashikon periudhėn kur do tė zhvillohet fushata zgjedhore dhe cakton disa rregulla qė subjektet politike duhet t'i pėrmbahen.

 ...se kemi tė bėjmė me njė shifėr prej mė shumė se 1.5 milionė votues, prej tė cilėve mbi 160 mijė janė votues tė rinj
 
Arianit Osmani

Sigurisht KQZ-ja e monitoron nė aspektin pasiv kėtė fushatė dhe ne presim qė subjektet politike ta pėrfillin kėtė rregull, t'i pėrfillin edhe rregullat tjera. Ėshtė fjala pėr rregullėn pėr kufizimin e shpenzimeve pėr marketing politik gjatė fushatės dhe pėr rregullėn pėr mediat gjatė fushatės zgjedhore.

Do tė thotė ne presim qė tė gjitha palėt nė proces tė sillen komfort kėtyre rregullave dhe eventualisht nėse do tė ketė ndonjė shkelje, kompetent pėr t'i shqyrtuar kėto ankesa qė mund tė vijnė nga palėt ėshtė Komisioni i Zgjedhjeve pėr Ankesa dhe Parashtresa.

BBC: Zoti Osmani tani kur kanė mbetur mė pak se tri javė deri nė ditėn e zgjedhjeve, nė aspektin teknik sa ėshtė e pėrgatitur KQZ-ja pėr mbajtjen e kėtyre zgjedhjeve, a jeni nė kohė?

Arianit Osmani: Pėrgatitjet janė nė njė fazė tė avancuar. KQZ ėshtė ēdo ditė e angazhuar pėr tė pėrfunduar tė gjitha aspektet teknike qė kanė tė bėjnė me organizimin e zgjedhjeve.

Tė premtėn nė mbledhjen e fundit qė kishte KQZ-ja ėshtė miratuar edhe rregulla zgjedhore pėr qendrėn e numėrimit tė votave dhe rezultateve.

Me kėtė rregull kompletohet i gjithė legjislacioni zgjedhor qė mundėson organizimin e zgjedhjeve.

Tani kanė mbetur vetėm aspekte teknike. Nė mbledhjen e fundit ėshtė miratuar vendimi pėr emėrimin e kėshillave tė vendvotimeve, qė ėshtė po ashtu njė element i rėndėsishėm nė kėtė proces.

Domethėnė KQZ-ja punon vazhdimisht nė mėnyrė qė mė 17 nėntor gjithēka tė jetė nė vendin e vet dhe qė votuesi tė dalė tė votojė pa ndonjė problem teknik.

BBC: Zoti Osmani, a ėshtė gati lista e votuesve dhe sa kosovarė do tė kenė tė drejtėn e votės?

Arianit Osmani: Procesi i konfirmimit dhe sfidimit tė listės sė votuesve ka pėrfunduar tė shtunėn, kėshtu qė lista duhet tė jenė finale por pėr shkak tė vikendit.

Ne ende nuk e kemi listėn e saktė, por supozohet se kemi tė bėjmė me njė shifėr prej mė shumė se 1.5 milionė votues, prej tė cilėve mbi 160 mijė janė votues tė rinj dhe sigurisht shifrat e sakta do tė dihen gjatė javės.

BBC: Duke pasur parasysh se do tė votohet pėr deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, pėr kėshilltarėt e kuvendeve komunale dhe kryetarėt e komunave, sa ėshtė paraparė tė jetė numri i qendrave tė votimit dhe vendvotimeve?

Arianit Osmani: Qendra tė votimit do tė ketė sivjet me shumė se sa nė zgjedhjet e kaluara, rreth 11 pėrqind mė shumė, numri total ėshtė 621 qendra tė votimit nė raport me 570 sa kanė qenė nė zgjedhjet e vitit 2004.

Njėkohėsisht janė rritur edhe vendvotimit pėr 35 pėrqind, do tė ketė mbi 2.300 vendvotime nė gjithė Kosovėn, duke zbritur numrin e votuesve nė njė vendvotim nga 1.000 sa ka qenė nė zgjedhjet 2004 nė 750.

Sigurisht kėto do tė kontribuojnė qė mė pak votues tė ketė nė rradhė, mė pak votues nė njė vendvotim do tė thotė qė ata do tė procesohen mė shpejt dhe duke pasur parasysh qė do tė jenė tri palė zgjedhje, mendoj se kjo do tė jetė njė ndihmesė pėr votuesit qė tė mos presin nė radhė.

KQZ-ja shpreson qė votuesi qė do tė dalė nė zgjedhje do tė mund tė informohet lidhur me procedurat e votimit dhe kjo do tė bėhet ndėrkohė.

Ėshtė njė fushatė pėr informimin publik nė realizim e sipėr, e cila gjatė javėve nė vijim do tė fokusohet nė kėto elemente, qė votuesi ta kuptojė mirė procedurėn e votimit, qė nė ditėn e zgjedhjeve atij kjo punė tė mos i marrė shumė kohė.

BBC: Ka pasur vėrejtje nga personat e verbėr se nuk janė plotėsuar kushtet e duhura qė ata tė dalin nė zgjedhje. Si do tė votojė kjo kategori e qytetarėve dhe personat me aftėsi tė kufizuara?

Arianit Osmani: Edhe nė kėto zgjedhje do tė votohet siē ėshtė votuar nė zgjedhjet e kaluara, do tė ketė votim me asistencė. Pėr personat e verbėr dhe pėr personat qė kanė probleme me tė pamur, ėshtė paraparė qė ata tė zgjedhin njė person tė cilit ata i besojnė, nė mėnyrė qė ai t'u ndihmojė nė plotėsimin e fletėvotimit.

Sigurisht qė mė mirė do tė ishte qė votuesit e verbėt dhe ata me pamje tė dobėsuar tė kishin mundėsi tė votonin pėrmes alfabetit tė Braille-it (Brejllit), por pėr shkak tė kohės sė shkurtėr, listave tė hapura si dhe pėr shkakun qė do tė jenė tri palė zgjedhje, do tė thotė njė vėllim i madh i letrave dhe punėve, ka pamundėsuar kėtė.

BBC: Z.Osmani, disa subjekte politike kanė reaguar pėr mėnyrėn e votimit pėrmes postės pėr qytetarėt qė jetojnė jashtė Kosovės. A mbetet nė fuqi kjo mėnyrė e tė votuarit pėr ata qė jetojnė nė diasporė dhe pėr serbėt qė jetojnė nė Serbi e Mal tė Zi?

Arianit Osmani: Votimi pėrmes postės ėshtė njė rregull qė e ka miratuar Komisioni Qėndor i Zgjedhjeve, kjo rregull ėshtė ende nė fuqi.

I gjithė informimi publik dhe tė gjitha procedurat administrative lidhur me kėtė mėnyrė tė votimit kanė pėrfunduar tashmė dhe unė nuk mendoj qė kjo mund tė ndryshojė, por sigurisht ka struktura tjera qė mund tė vendosin kėtė apo atė formė.

Pėr momentin kjo mėnyrė e votimit ėshtė ende nė fuqi dhe votuesit do tė kenė mundėsi tė votojnė me postė.

 
 
LOKALE
Kosovė - zgjedhjet 2007
23 tetor 2007 | Analiza
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake