|
Fillon fushata zgjedhore nė Kosovė | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Subjektet politike nė Kosovė fillojnė zyrtarisht fushatėn elektorale pėr zgjedhjet qėndrore dhe ato komunale qė mbahen mė 17 nėntor. Shumica e forcave politike qė garojnė nė kėto zgjedhje nė programet e tyre kanė prioritet pavarėsinė e Kosovės dhe zhvillimin ekonomik. Ndonėse pėr herė tė parė nė Kosovė do tė mbahen dy palė zgjedhje nė tė njejtėn ditė, fushata zgjedhore do tė jetė mė e shkurtėr. Forcat kryesore politike dhe Misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, janė pajtuar qė fushata pėr zgjedhjet e 17 nėntorit tė zgjasė vetėm tre javė. Kjo pėr shkak tė shmangies tė tensioneve tė mundshme politike gjatė aktiviteteve parazgjedhore, tė cilat mbahen paralelisht me negociatat pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Pak ditė mė parė mė nismėn e presidentit Fatmir Sejdiu subjektet politike kanė nėnshkruar njė deklaratė me tė cilėn janė zotuar pėr zhvillimin e njė fushate korrekte dhe dinjitoze. Forcat politike hyjnė nė garė pėr tė marrė pushtetin qėndor dhe atė lokal me programet e tyre qė pėrqėndrohen nė radhė tė parė te pavarėsia e Kosovės dhe zhvillimi ekonomik, por nuk mungojnė as programet pėr qeverisjen e mirė, arsimin, shėndetėsinė e mirėqenien sociale. Ndonėse fushata zgjedhore zyrtarisht filloi tė enjten shumica e subjekteve politike i kanė nisur aktivitetet e tyre disa ditė mė parė. Posterė e materiale tė tjera propagandistike me pėrmbajtje partiake kanė mbuluar vendin ditėve tė fundit, ndėrsa disa parti politike tashmė kanė mbajtur edhe takimet e para me elektoratin e tyre. Nė zgjedhjet e 17 nėntorit do tė garojnė 97 subjekte politike tė tė gjitha komuniteteve. Tė drejtėn pėr tė votuar do ta kenė rreth 1 milion e gjysmė qytetarė tė Kosovės. | LOKALE Kosovė - zgjedhjet 200723 tetor 2007 | Analiza Ndėrkombėtarėt paralajmėrojnė Beogradin24 tetor 2007 | Rajoni Thirrje pėr serbėt tė votojnė nė Kosovė18 tetor 2007 | Rajoni Bėhen regjistrimet pėr zgjedhjet nė Kosovė13 shtator 2007 | Rajoni Dita e fundit pėr dorėzimin e listave12 shtator 2007 | Rajoni | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||