BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 24 tetor 2007 - 10:39 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Situatë e rëndë energjetike në Shqipëri
 
Dritë elektrike
Shqipëria po përjeton krizën e rradhës në furnizimin me drita.
Sipas Korporatës Elektro-energjetike Shqiptare, situata hidroenergjetike në vend nuk ka patur ndonjë përmirësim të dukshëm edhe pas reshjeve të ditëve të fundit në vend.

Kështu, sipas të dhënave më të fundit nga KESH-i, niveli i prurjeve të lumenjve që derdhen në hidrocentralin e Fierzës është 72 metër kub ujë për sekondë, një sasi shumë më e ulët se mesatarja shumëvjeçare në këtë kohë.

Diktuar nga kjo situatë për të patur një ritmikë të furnizimit me drita, korporata ka rritur sasinë e importit të energjisë nga jashtë në 9,6 milionë kilovat orë në ditë, ndërkohë që prodhimi vendas është 4,9 milion.

Konsumi ditor është në shifrat 14,6 milion kilovat orë, me tendecë rritjen e kërkesës për konsum dhe me ftohjen e motit.

Kufizim dritash

Kjo situatë e rëndë hidroenergjetike ka diktuar edhe një grafik gjithnjë e më të thellë të kufizimit të dritave në të gjithë vendin.

Kështu në Tiranë e qytete të tjera të mëdha dritat mungojnë deri në 8 orë.

Grafiku varion dhe është gjithnjë e më i thellë në zonat rurale të vendit, ku dritat mungojnë deri në 17 orë gjatë 24 orëshit.

 
 
LOKALE
Energjia
16 shkurt 2006 | Analiza
Dhënie me koncension e HC të vogla
23 gusht 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>