|
Thirrje pėr serbėt tė votojnė nė Kosovė | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
OSBE-ja dhe Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve kanė apeluar pėr pjesėmarrje masive tė qytetarėve nė zgjedhjet e 17 nėntorit nė Kosovė. Rreth njė milion e gjysmė qytetarė tė Kosovės do tė kenė tė drejtė tė votojnė mė 17 nėntor pėr tė zgjedhur pėrfaqėsuesit e tyre nė institucionet qėndrore, nė asambletė komunale dhe kryetarėt e komunave. Shefi i Misionit tė OSBE-sė nė Kosovė, Tim Guldimann ka thėnė se kėto zgjedhje, tė cilat mbahen paralelisht me procesin e zgjidhjes sė statusit, janė shumė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e Kosovės. "Kėto zgjedhje u ofrojnė mundėsinė qytetarėve tė tė gjitha komuniteteve tė marrin pjesė nė procesin politik, prandaj unė u apeloj tė gjithė qytetarėve dhe tė gjitha organizatave tė bėjnė krejt ēka ėshtė e mundur pėr tė siguruar njė pjesėmarrje sa mė tė madhe nė kėto zgjedhje, sepse kjo ėshtė mėnyra e vetme qė ata tė jenė aty ku do tė vendoset pėr fatin e tyre," tha zoti Guldimann. Thirrja e autoriteteve nė Kosovė drejtuar qytetarėve tė tė gjitha komuniteteve pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje bėhet pak ditė pasi qeveria e Serbisė deklaroi se nuk ka kushte pėr pjesėmarrje tė serbėve nė zgjedhjet e Kosovės. Dy nga subjektet mė tė mėdha tė serbėve nė Kosovė, Lista Serbe pėr Kosovė e Metohi dhe Kėshilli Nacional Serb kanė paralajmėruar se do tė bojkotojnė zgjedhjet e 17 nėntorit, ndėrsa disa subjekte mė tė vogla serbe kanė thėnė se do tė marrin pjesė nė procesin zgjedhor. Serbėt kundėr Njėri nga drejtuesit e Kėshillit Nacional Serb pėr Kosovėn, Dragan Veliq, shprehet kundėr pjesėmarrjes sė komunitetit serb nė zgjedhje. "Pėr ne do tė ishte e dėshirueshme qė pėrfaqėsuesit e serbėve tė zgjidhen nė mėnyrė tė ligjshme dhe tė jenė legjitim nė mbrojtjen e interesave tė serbėve duke zbatuar politikėn shtetėrore serbe," tha zoti Veliq. "Pasi kjo nuk ka ndodhur, ne jemi pėr atė qė tė mos dilet nė zgjedhje," thotė zoti Veliq. Sipas tij serbėt nė Kosovė janė tė pėrēarė dhe si tė tillė nuk mund tė zgjedhin pėrfaqėsuesit e tyre legjitimė. "E dimė qė serbėt janė njė pakicė mjaft e madhe nė numėr, kurse nė njė proces tė tillė ne sigurisht qė nuk do tė mund t'i zgjedhim pėrfaqėsuesit tanė relevantė dhe as qė do tė mundemi qė nė kėtė formė t'i mbrojmė tė drejtat dhe interesat tona," thotė zoti Veliq, i bindur se nuk duhet marrė pjesė nė zgjedhje. Kreu i OSBE-sė nė Prishtinė Guldiman ka deklaruar se ēėshtja e pjesėmarrjes sė serbėve nė zgjedhjet e 17 nėntorit ėshtė politizuar. Ai tha se Sekretari i Pėrgjithshėm i OSBE-sė ka vizituar pak ditė mė parė Beogradin, nė pėrpjekje qė tė sigurojė mbėshtetjen e autoriteteve serbe pėr pjesėmarrjen e serbėve tė Kosovės nė zgjedhje. "Ėshtė problem politik dhe ne po bėjmė krejt ēka ėshtė e mundur qė sa mė shumė serbė tė marrin pjesė nė kėto zgjedhje, sepse ne jemi tė bindur se vetėm me pjesėmarrje, komuniteti serb do tė jetė aty ku nė tė ardhmen do tė vendoset pėr fatin e tij," tha ambasadori Guldimman. Kryeshefi i Sekretariatit tė Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka thėnė se do tė hapen vendvotime nė tė gjitha vendbanimet serbe nė Kosovė, ndėrsa serbėt qė jetojnė nė Serbi apo Mal tė Zi, mund tė votojnė pėrmes postės. "Ne jemi shumė tė interesuar qė edhe komuniteti serb tė marrė pjesė aktive nė zgjedhje dhe ne edhe brenda Kosovės do t'i bėjmė tė gjitha dhe do t'i realizojmė tė gjitha detyrat tona qė t'iu mundėsojmė qytetarėve pa dallim nė tė gjitha viset e Kosovės qė tė dalin nė zgjedhje nė ditėn e votimit," tha zoti Baraliu. Nė ditėn e zgjedhjeve nė Kosovė do tė jenė tė hapura mbi 2,200 vendvotime, apo rreth 35 pėrqind mė shumė se sa kishte nė zgjedhjet e fundit. Numri i vendvotimeve ėshtė rritur pėr shkak tė procedurave tė komplikuara tė votimit. Pėr herė tė parė do tė aplikohet sistemi me lista tė hapura dhe qytetarėt do tė votojnė pėr tė zgjedhur deputetėt e Kuvendit, kėshilltarėt komunalė dhe kryetarėt e komunave. OSBE-ja dhe Komisioni Qėndror i Zgjedhjeve kanė pėrjashtuar mundėsinė qė votimet tė zgjasin dy ditė. Nė zgjedhjet e 17 nėntorit do tė marrin pjesė 97 subjekte politike tė tė gjitha komuniteteve. Zgjedhjet do tė mbahen paralelisht me procesin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Udhėheqėsit kosovarė dhe Misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė kanė lėnė tė hapur mundėsinė qė ato tė shtyhen nėse e pengojnė procesin e statusit. Steven Schook, zėvendėsshef i UNMIK-ut, thotė se nuk do tė lejohet qė zgjedhjet tė ndėrhyjnė nė mėnyrė negative nė procesin e statusit. "Por unė jam i shqetėsuar qė tė gjitha punėt duhet tė kryhen para 10 dhjetorit, duhet tė formohet qeveria dhe duhet tė konstituohet Parlamenti," tha zoti Schook. Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu ka thėnė se nuk do tė lejohet qė pėr shkak tė zgjedhjeve tė ketė shtyrje tė statusit. "Kosovarėt janė tė gatshėm tė ecin nė tė dy proceset paralelisht," thotė zoti Sejdiu. "Nėse do tė ndodhė qė mund tė vlerėsohet qė ky proces tė zhagitet pėr shkak tė procesit tė zgjedhjeve ne e kemi formulėn, statusit i subordinohen tė gjitha proceset," tha presidenti Sejdiu. | LOKALE E ardhmja e Kosovės17 gusht 2006 | Analiza Veton Surroi pėr takimin e Brukselit15 tetor 2007 | Rajoni Trojka diskuton pėr Kosovėn14 tetor 2007 | Faqja Kryesore Ekipi i Unitetit pesimist pėr takimin e Brukselit12 tetor 2007 | Rajoni Petersen pėr bisedimet pėr Kosovėn12 tetor 2007 | Rajoni Franca dhe Rusia pėr statusin e Kosovės11 tetor 2007 | Rajoni Sejdiu optimist pėr pavarėsinė10 tetor 2007 | Rajoni | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||