|
Berisha kėrkon bashkėpunim pėr reformat | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha shprehu besimin se forcat kryesore politike nė Shqipėri dėshirojnė largimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku, por nuk janė nė njė mėndje pėr mėnyrat. Zoti Berisha tha nė njė intervistė pėr BBC-nė gjatė njė vizite nė Londėr se kryeprokurori duhet tė largohet duke e akuzuar se ai vepron me motive politike. "Ai prokuror bėn politikė," tha zoti Berisha pėr BBC-nė. Kryeministri shqiptar ishte i inkurajuar nga mbėshtetja e Britanisė sė Madhe pėr integrimin e Shqipėrisė nė BE dhe NATO dhe pėrshėndeti ratifikimin sė fundi nga parlamenti britanik tė Marrėveshjes sė Asociimit me BE-nė. Zoti Berisha tha gjithashtu se pavarėsia e Kosovės kishte mbėshtetjen e forcave kryesore ndėrkombėtare, dhe tė Shqipėrisė. Me zotin Berisha bisedoi Ilir Nishku: BBC: Zoti kryeministėr faleminderit qė pranuat ftesėn e BBC-sė. Desha ta filloj bisedėn me ju, me njė arritje qė duket e rėndėsishme pėr politikėn e jashtme shqiptare, por edhe pėr Shqipėrinė, ratifikimi i marrėveshjes sė Asociimit me BE-nė qė i bėri parlamenti britanik. Kjo tregon qė kjo marrėveshje po shkon pozitivisht pėrpara. Zoti Berisha: Po unė e konsideroj kėtė njė mbėshtetje shumė tė rėndėsishme qė qeveria e madhėrisė sė saj dhe parlamenti britanik i kanė dhėnė dhe i japin Shqipėrisė, njė vlerėsim tė madh tė tyre pėr tė gjithė kursin e reformave dhe zbatimin e reformave por edhe seriozisht, me seriozitet tė madh kėto dy vjet. Kam shumė kėnaqėsi se po dje parlamenti italian votoi marrėveshjen e Stabilizim Asociimit. Pra ishte ky njė lajm shumė i gėzuar. Nė Komisionin Evropian, i cili bėn vlerėsimin e zbatimit tė marrėveshjes interim qė ėshtė faktikisht teksti i kėsaj marrėveshjeje, po qė ecet paralelisht me tė. Ka njė vlerėsim realisht pozitiv mbi pėrpjekjet tona sikundėr shpreh njė kėnaqėsi tjetėr tė veēantė, sepse zbatimi i marrėveshjes nuk ka patur pasoja negative ose asnjė impakt negativ nė Shqipėri. Ēka do tė thotė liberalizimi i doganave dhe hapja e doganave, ulja e doganave dhe heqja e tyre pėr vendet e Bashkimit Evropian jo vetėm qė s'ėshtė shoqėruar me njė rrėnie tė eksporteve, pėrkundrazi kėtė viti eksportet janė rritur 28 pėr qind krahasuar me vitin qė kaloi. Pra, efekt tjetėr i saj i madh ka qėnė liberalizimi i vizave. Shqipėrisė i ėshtė dhėnė pėr shkak tė marrėveshjeve qė Shqipėria ka pranuar tė nėnshkruajė pėr ri-atdhesimin dhe aspekte tė tjera, i ėshtė dhėnė spektri mė i gjerė i liberalizimit tė vizave nė kėtė fazė dhe i ėshtė akorduar mundėsia e fillimit tė bisedimeve nė 1 janar pėr liberalizimin e plotė tė vizave. Pra nė kėtė mėnyrė bėhet gjithnjė mė i prekshėm procesi i integrimit tė qytetarėve shqiptarė nė Evropė, proces tė cilin ata e kanė mbėshtetur mė shumė se tė gjithė qytetarėt e vendeve tė tjera. BBC: Duket se Britania ėshtė njė mbėshtetėse e fuqishme e Shqipėrisė pėr futjen nė Bashkimin Evropian, por edhe nė NATO. Si qėndron ēėshtja e NATO-s, a do ta marrė Shqipėria ftesėn mė nė fund? Ministri pėrdori njė shprehje, do tė thoja, shumė kuptimplotė nė Bukuresht, "shumė aeroplanė do tė tentojnė tė zbresin, nuk e kanė shumė tė thjeshtė po don kujdes qė tė zbresin si duhet dhe tė arrijnė qėllimin." Nė kėtė kontekst unė e sigurova ministrin se qeveria mbetet thellėsisht e pėrkushtuar nė tė gjitha reformat. Dhe jemi njė qeveri e orientuar drejt rezultateve konkrete. Kėshtu qė ky kilometri i fundit, le ta quajmė kėshtu, kilometri i fundit qė kemi pėr tė arritur tek ftesa, e cila pati edhe njė mbėshtejte tė gjerė nė Reikjavik tė mund tė pėrmbushet sa mė shpejt dhe sa mė mirė. BBC: Duket se mbėshtetja ndėrkombėtare ėshtė e fuqishme. Po a po i bėjmė nė, siē mund ta quaj, detyrat e shtėpisė. Ka shumė retorikė nė Shqipėri midis forcave politike dhe duket se reformat qė duhet tė ndėrmerren pėr tė ecur pėrpara po mbulohen, po zbehen nga retorika politike pėr ēėshtje tė ndryshme. Pėr shembull, kohėt e fundit ēėshtja e Prokurorit tė Pėrgjithshėm duket se po pengon reformat nė drejtėsi. Zoti Berisha: Unė besoj se klima politike nė Shqipėri ėshtė njė klimė e favorshme. Nė tė gjitha rrethanat ujdia midis qeverisė dhe opozitės duhet tė jetė nė disa ēėshtje themelore dhe jo nė ēdo ēėshtje dhe ne do tė mėsohemi me kėtė dhe kjo ėshtė merita e pluralizimit. Mendoj se zgjidhja e kėtij problemi qė ju thatė ėshte njė kusht i domosdoshėm qė Shqipėria tė konsolidojė nė mėnyrė pėrfundimtare luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit dhe kjo ėshtė njė ēėshtje tashmė shumė evidente. BBC: Por opozita nuk ėshtė nė njė mėndje me ju nė kėtė pikė. Dhe kjo e pengon ecjen pėrpara, apo jo? BBC: Por forcat politike nuk po bėjnė pėrpjekjet e duhura, apo tė mjaftueshme, pėr tė arritur pikat e pėrbashkėta pėr tė bėrė kėto reforma, por nė vend tė kėsaj, merren me polemikat pėr prokurorin, apo pėr imunitetin, apo afera tė tjera. Por tjetėr problem ėshtė pastaj qė forcat politike kanė arritur tė zgjidhin problemet e mėdha tė vendit. Le tė marrim pak zgjedhjet e 2005-s. Ato prodhuan rotacion paqėsor tė pushtetit. Ēfarėdo qė unė kam supozuar pėr qeverinė, qeveria dorėzoi pushtetin nė mėnyrė paqėsore. Le tė marrim zgjedhjet e 18 shkurtit. Unė nuk mund tė them se s'kishin defekte, por janė zgjedhjet e para nė tė cilat eksponentė kryesorė tė opozitės u shprehėn se ishin tė lira dhe se u pranuan nga tė gjitha forcat politike. Le tė vijmė tek presidenti. Presidentin nuk mund ta zgjidhte njė maxhorancė qė nuk kishte 84 vota. Nė zgjedhjen e presidentit, nė mėnyrėn qė u interesonte atyre, dhanė kontribut tė gjitha forcat politike kryesore tė opozitės, dhe fakti qė ata u bėnė tė nesėrmen njerėzit qė uruan presidentin, ata uruan kontributin e tyre. Kėshtu qė, unė i shoh me optimizėm, tė jem fare i hapur, e shoh me shumė vlerėsim rolin e opozitės, e shoh me optimizėmn tė gjithė kursin nė tėrėsi tė zhvillimit. Shqipėria zgjodhi kėtė radhė njė president nė mėnyrėn mė identike siē e zgjedh Republika Italiane. Tė themi atė qė ėshtė. Zgjodhėm njė president politikan me profil, sepse posti i presidentit ėshtė posti i parė i vendit dhe duhet tė ketė profilin e pėrshtatshėm pėr tė mbuluar atė vend. Zgjodhi njė president me parlament, ēka ėshtė njė detyrim kushtetues. Zgjodhi njė president me kontributin, nė faza tė ndryshme, tė ēdo force politike. Kėshtu qė unė mendoj se ai ishte njė proces realisht shumė i rėndėsishėm pėr vendin. Dhe pse ishte? Ishte shkalla e pėrgjegjėsisė, sepse secila forcė politike ndjente pėrgjegjėsinė qė tė mos ēojė vendin nė zgjedhje. BBC: Megjithatė unė dua tė insistoj tek ēėshtja e korrupsionit dhe tek ēėshtja e prokurorit tė pėrgjithshėm, sepse duket se kjo po krijon njė lloj krize tjetėr politike. Duket se ju keni njė konflikt me prokurorinė. Ndėrkohė qė ju kėrkoni nga prokuroria qė tė mbėshtesė nismėn tuaj pėr korrupsionin, nga ana tjetėr, kur prokuroria ndėrmerr hapa ndaj pjesėtarėve tė qeverisisė suaj kohėt e fundit ju e keni quajtur prokurorinė se ėshtė e motivuar politikisht. A nuk e pengon kjo punėn e prokurorisė? BBC: Megjithatė nuk shohim ndonjė ēėshtje qė tė jetė hapur ndaj zyrtarėve tė ish-qeverive? Ka nė radhėt e prokurorėve dhe tė gjyqtarėve juristė tė shkėlqyer, tė aftė tė zotė, qė absolutisht do t'i japin Shqipėrisė njė drejtėsi dhe njė sistem akuze nga mė tė mirėt nė rajon. Ky ėshtė i gjithė besimi im. Unė jam njeri qė besoj, ky ėshtė njė nga parimet e mija themelore, u besoj kapaciteteve njerėzore, u besoj zyrtarėve dhe nuk e kam tė gabuar kėtė praktikė. I besoj prokurorisė, i besoj sistemit gjyqėsor, reformat janė jetike. Pse policia arriti kėto rezultate, sepse iu nėnshtrua reformave. Reformat janė tė domosdoshme pėr ēdo vend. Kudo. Unė isha kėtu nė parlamentin (britanik), dhe e njėjta gjė kudo, reformat janė njė forcė udhėheqėse e zhvillimit tė vendit. BBC: Energjia ka qenė gjithmonė njė problem dhe kur ju keni ardhur nė pushtet keni premtuar zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje. Ndėrkohė kanė kaluar dy vjet nga qeveria juaj e asgjė nuk ėshtė bėrė, njerėzit janė pa drita. Si do t'i pėrgjigjeshit publikut? Nė dallim me konceptin e mėparshėm ne kemi fiksuar konceptin se ēmimi mė i lartė i energjisė ėshtė mungesa e saj. Sė dyti, pas 40 ose 50 vjetėsh, ne marrim vendimin pėrfundimtar qė tė balancojmė prodhimin energjetik tė vendit. Se ėshtė shumė lehtė tė rrish nė mėshirė tė shirave. Jo, ne nuk rrimė mė nė mėshirė tė shirave. Ne po ndėrtojmė nė Vlorė njė kapacitet prej 100 MGW. Ne jemi nė tratativa pėr tė finalizuar shumė shpejt ndėrtime qė mund tė arrijnė shumė shpejt nė 340 MGW tė tjera. Natyrisht nuk ėshtė pa kosto kjo qė bėjmė ne, por prapė jemi tė mendimit, se kostoja mė e lartė ėshtė mungesa e saj. Sė treti, ne ia kemi dalė qė tė mos ketė ndėrprerje pėr turizmin, tė mos ketė ndėrprerje pėr biznesin. Unė kam kėnaqėsinė tė informoj publikun nėpėrmjet valėve tuaja se konsumi i energjisė nga biznesi kėtė vit ėshtė 12,6 pėr qind mė i lartė se nė vitin e kaluar. Ka njė menaxhim mė tė mirė, mė tė kujdesshėm. BBC: Njė pyetje pėr Kosovėn - qeveria Juaj, ministri i Jashtėm, Ju vetė nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, por edhe nė forume tė tjera, keni qenė shumė aktivė nė mbrojtjen e ēėshtjes sė Kosovės dhe nė mbėshtetje tė zgjidhjes sė statusit nė mėnyrė tė drejtė e tė shpejtė. A do ta njohė Shqipėria Kosovėn nėse ajo shpall pavarėsinė nė mėnyrė tė njėanshme? Nė kėtė kontekst, unė kėtė mesazh e bėj publik dhe u bėj thirrje, dhe jam i sigurt se ata kanė tė gjithė menēurinė e duhur, sepse kanė udhėhequr me njė zotėsi shumė tė madhe dhe me njė ndjenjė tė lartė pėrgjegjėsie njė proces shumė tė vėshtirė. E kanė atė sens qė tė mos marrin njė veprim tė tillė. Sė dyti, ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme qė fillojnė zbatimin e Projektit Ahtisaari. Pavarėsisht se ēfarė thuhet. Projekti Ahtisaari ėshtė njė projekt i domosdoshėm pėr t'u shndėrruar nė projekt, nė marrėpveshje paqeje, stabiliteti pėr Kosovėn. Madje pjesėn, ju sugjeroj dhe jam i bindur qė e kanė, po kaq tė rėndėsishme tė projektit sa ē'kanė pavarėsinė, duhet konsideruar pjesa qė garanton pakicat serbe dhe pakicat tjera nė Kosovė, si standard nė Kosovė. A po pėrpiqet, a ka kėtė vetėdije udhėheqja politike e Kosovės? E ka tė plotė dhe unė e sigurova sekretarin Miliband se ata janė shumė tė vendosur nė kėto standarde. Sikundėr, e theksoj edhe njė herė, nuk mund tė merren veprime tė njėanshme. Ēėshtja e Kosovės nuk ėshtė njė ēėshtje midis Prishtinės dhe Tiranės, sepse po tė ishte kėshtu... por ju e thatė vetė qė ne po e mbėshtesim me tė gjithė mundėsitė tona ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės. Ne s'kemi dyshim nė kėtė. BBC: Njė pyetje hipotetike - nga kontaktet qė keni pasur, mendoni se do tė zgjidhet ēėshtja e Kosovės shumė shpejt, pra a ėshtė gati komuniteti ndėrkombėtar ta njohė Kosovėn e pavarur? Prandaj, ne nuk mund tė themi " dhjetė o s'ka"! Besoj se ky koncept tanimė ėshtė i qartė tanimė. Pėr t'u zgjatur, nuk besoj se do tė zgjatet. Nuk besoj se i tėrė komuniteti ndėrkombėtar do tė jetė dakord. Unė jam shumė skeptik pėr qėndrimin e Rusisė. Ky qėndrim mund tė ketė edhe ndonjė nuancė ndaj shqiptarėve, por nė tėrėsi mund tė jetė dhe ndonjė qėndrim global qė Rusia po pėrshtat tani nė arenėn politike. Njė gjė ėshtė e sigurtė, e kam thėnė dhe po e them prapė, se pėr nė Ballkan kjo nuk funksionon. Nuk funksionon pėr paqen dhe stabilitetin e tij dhe unė ndjej shumė keqardhje. Rusia ka dhėnė kontributin e vet nė Grupin e Kontaktit. Ka dhėnė kontributin e vet fillimisht nė problemin e Kosovės dhe tani ka marrė njė rol pothuajse bllokues nė Kėshillin e Sigurimit ēka ėshtė i papėrshtatshėm. Sė dyti, ka dhe ndonjė vend tjetėr nė Bashkimin Evropian qė heziton. Kanė ca hezitime, sepse projektojnė segmente tė interesave kombėtare. Por unė jam i bindur se interesat evropiana do tė predominojnė dhe Bashkimi Evropian ka tė gjithė potencialin e gjithanshėm politik ekomonik pėr tė promovuar zgjidhjen e kėtij problemi. Shtetet e Bashkuara kanė njė qėllim jashtėzakonisht pozitiv, kanė njė qėndrim tė kthjellėt, por jo vetėm Shtetet e Bashkuara, tė tillė e ka dhe Britania e Madhe, tė tillė e kanė dhe vende tė tjera tė Grupit tė Kontaktit. | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||