BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mėrkurė, 10 tetor 2007 - 00:33 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Garanci pėr statusin dhe porosi nga Britania
 
Delegacioni shqiptar nė takimin e Londrės
Ekipi i Unitetit ka paraqitur nė Londėr kėrkesėn pėr pėrfundimin sa mė parė tė procesit tė statusit.
Ekipi i Unitetit ka marrė garanci nga Britania e Madhe pėr zgjidhjen e statusit te Kosovės, por edhe porosi qė tė dyja palėt, Serbia dhe Kosova, tė heqin dorė nga fjalėt dhe veprimet provokative.

Gjatė njė takimi nė Ministrinė e Jashtme, Foreign Office, nė Londėr, shefi i diplomacisė britanike, David Miliband i ka thėnė Ekipit tė Unitetit se "zgjidhja e statusit tė Kosovės ėshtė me rėndėsi themelore pėr stabilitetin e Ballkanit Perėndimor".

Kjo, ėshtė shprehur zoti Miliband, "kėrkon lidership dhe vizion nga tė dyja palet." "Tė dyja palėt, u ka thėnė zoti Miliband anėtarėve tė Ekipit tė Unitetit, duhet t'i qasen negocijatave tė mbetuara me kreativitet, kurajo dhe shpirt kompromisi".

"Ata duhet tė ecin nė njė hap me partnerėt e tyre nė komunitetin ndėrkombėtar", ka thėnė ministri i jashtėm britanik.

Zyrtari mė i lartė nė Foreign Office-in britanik ka deklaruar se shpreson qė "procesi i negocijuar nga Treshja do tė ēojė drejt njė marrėveshjeje. Por nėse kjo nuk ndodh, Plani Ahtisaari do tė jetė rruga mė e mirė pėrpara. Sidoqoftė, ka vijuar ministri i jashtėm, David Miliband, ne do tė punojmė pėr zgjidhjen e statusit sa mė shpejt, pas pėrfundimit tė procesit tė Treshes me 10 dhjetor".

Veē takimit me Ministrin e Jashtėm, David Miliband, delegacioni kosovar ka pasur takime me zyrtarė tė tjerė tė lartė, pėrfshirė, Ministrin pėr Europė, Jim Murphy, stafin e kryeministrit nė selinė e qeverisė britanike, Downing Street, homologun opozitar tė ministrit tė jashtėm, William Hague, ish-liderin liberal-demokrat dhe ish-Pėrfaqėsues i Lartė Ndėrkombėtar nė Bosnjė-Hercegovinė, Paddy Ashdown, si dhe zyrtarė nė Departamentit pėr Zhvillim Ndėrkombėtar dhe tė Bankės Europiane pėr Rindėrtim e Zhvillim.

Anėtarėt e Ekipi tė Unitetit kanė paraqitur nė Londėr kėrkesėn pėr pėrshpejtimin dhe pėrfundimin sa mė parė tė procesit tė statusit tė Kosovės.

 
 
LOKALE
E ardhmja e Kosovės
17 gusht 2006 | Analiza
Thaēi pėr vizitėn nė Londėr
09 tetor 2007 | Rajoni
Grupi i Kontaktit takohet nė OKB
28 shtator 2007 | Rajoni
Takimi i radhės nė Tetor
28 shtator 2007 | Faqja Kryesore
Palėt gati pėr takimin
25 shtator 2007 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>