BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 05 tetor 2007 - 08:52 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Probleme të sigurisë në Kosovë
 
Harta e Kosovës
KFOR thotë paqeruajtësit do të vazhdojnë të sigurojnë qetësi.
Autoritetet në Kosovë kanë deklaruar se vendi nuk ka nevojë për struktura jashtë institucionale të sigurisë dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të ndihmojnë në ruajtjen e qetësisë.

Reagimet pasuan një kronikë të shfaqur në televizionin publick, RTK-në, në të cilën u shfaqën persona të armatosur dhe të maskuar me shenjat e Armatës Kombëtare Shqiptare, një formacion që thotë se synon të çlirojë gjithë trojet shqiptare.

Një nga të maskuarit i tha RTK-së se shfaqja e tyre është përgjigje ndaj kërcënimeve me luftë nga paraushtarakët serbë, duke iu referuar një formacioni të ashtuquajtur Garda e Car Llazarit, që thotë se po lufton kundër pavarësisë së Kosovës.

Por zyrtarë të misionit të Kombeve të Bashkuara në Prishtinë kanë thënë se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të pohuar se në Kosovë veprojnë formacione paraushtarake dhe kanë shtuar se ka filluar procesi i verifikimit të origjinalitetit të kronikës së shfaqur në RTK.

Ndërkohë, zëdhënës të KFOR-it kanë theksuar se shfaqja e personave të armatosur në television shënon një provokim dhe kanë siguruar qytetarët e Kosovës se forcat paqeruajtëse do të vazhdojnë të sigurojnë një mjedis të qetë në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Blerim Kuqi, i tha BBC-së se nuk e përjashton mundësinë që prapa formacioneve të AKSH-së dhe Gardës së Car Llazarit të qëndrojnë politika të caktuara.

AKSH-ja, me një vendim të kreut të UNMIK-ut në vitin 2003 ishte shpallur organizatë terroriste, për shkak të një numri incidentesh në veri të Kosovës, për të cilat ajo e mori përgjegjësinë.

 
 
LOKALE
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>