|
Bėhen regjistrimet pėr zgjedhjet nė Kosovė | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Dhjetra subjekte politike, nga tė cilat 11 serbe, koalicione partish dhe kandidatė tė pavarur i kanė dorėzuar kėrkesat e tyre pėr t'u ēertifikuar pėr zgjedhjet e pėrgjithshme dhe ato lokale nė Kosovė tė 17 Nėntorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e zgjati tė mėrkurėn orarin e punės pėr mė shumė se shtatė orė, nė pritje tė pėrmbylljes sė procesit tė ēertifikimit tė subjekteve politike dhe tė dorėzimit tė listave tė kandidatėve nė zgjedhje. Partitė e mėdha politike thonė se kanė arritur qė tė pėrmbyllin listat e tyre me kandidatėt mė tė mirė tė mundshėm, ndėrkohė qė njė pjesė e partive tė vogla politike kanė arritur marrėveshje me kėto tė parat nė mėnyrė qė tė sigurojnė njė pėrfaqėsim nė institucionet e Kosovės. Zgjedhjet e 17 Nėntorit do tė zhvillohen me lista tė hapura dhe pėr herė tė parė, pėrvec votimit pėr kandidatėt pėr deputetė tė Kuvendeve Komunale dhe atė Qendror, do tė votohet edhe pėr kryetarė tė komunave. E gjithė Kosova ndėrkaq do tė jetė njė njėsi zgjedhore. Serbėt regjistrohen Njė numėr i subjekteve politike serbe kanė paraqitur kėrkesat e tyre pėr regjistrim pėr zgjedhjet e 17 Nėntorit, megjithė thirrjet e Beogradit zyrtar pėr tė bojkotuar ato. Udhėheqėsi i Listės Serbe pėr Kosovė dhe Metohi, Oliver Ivanoviq, tha pėr BBC-nė se ende nuk ėshtė marrė vendimi nėse serbėt do tė marrin pjesė nė zgjedhjet e pėrgjithshme dhe ato lokale nė Kosovė. Ai ka thėnė se vendimi mund tė merret brenda pak ditėsh, por gjithnjė nė konsultime me Beogradin zyrtar. Mirėpo burime pranė KQZ i kanė thėnė BBC-sė se 11 parti politike serbe kanė aplikuar pėr zgjedhje dhe nė mesin e tyre duket se ndodhet edhe subjekti politik i zotit Ivanoviq. Ndėrkohė, shefi i misionit ndėrkombėtar nė Kosovė, Joackim Ruecker i ka bėrė thirrje Beogradit zyrtar qė tė mos pengojė serbėt e Kosovės qė tė marrin pjesė nė zgjedhjet e 17 Nėntorit. Nė njė intervistė me BBC-nė ai the se serbėt e Kosovės duhet tė marrin pjesė nė zgjedhje pėr tė ndikuar nė pėrmirėsimin e jetesės sė tyre nė Kosovė. Joackim Ruecker ka pohuar se nuk e beson qė zgjedhjet do tė pengojnė procesin e zgjidhjes sė statusit dhe ka shtuar se nė rast tė kundėrt ai do tė rivlerėsojė vendimin pėr zhvillimin e tyre. Sipas tij, udhėheqėsit kosovarė kanė premtuar se do tė vazhdojnė tė jenė tė bashkuar dhe pas zgjedhjeve nė njė afat tė shkurtėr do tė mbledhin kuvendin dhe do tė formojnė qeverinė. | LOKALE E ardhmja e Kosovės17 gusht 2006 | Analiza Dita e fundit pėr dorėzimin e listave12 shtator 2007 | Rajoni Zgjedhjet nė Kosovė03 shtator 2007 | Rajoni Ruecker shpall zgjedhjet nė nėntor31 gusht 2007 | Faqja Kryesore | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||