BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 11 shtator 2007 - 11:51 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Kreu i OSBE-sė i shqetėsuar pėr zgjedhjet
 
Automjet i OSBE-sė (arkiv)
Ambasadori Wnendt thotė se duhet njė mbėshtetje ndėrkombėtare.
Shefi i misionit tė OSBE-sė nė Kosovė dhe njėkohėsisht edhe kryesues i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, ambasadori Werner Wnendt, i ka thėnė BBC-sė se ėshtė ambicioze qė tė zhvillohen tri palė zgjedhje brenda njė afati shumė tė shkurtėr kohor deri mė 17 Nėntor.

Ambasadori Wnendt ka tėrhequr vėrejtjen se paralajmėrimi pėr mbajtjen e zgjedhjeve brenda dy muajsh do tė mund tė ndikonte nė standardet ndėrkombėtare por ka shfaqur shpresėn e tij se ato do tė zhvillohen pa probleme.

Arbėr Vllahiu zhvilloi njė bisedė me ambasadorin Wnendt dhe fillimisht e pyeti se cilat janė shqetėsimet e tij pėr zgjedhjet e sivjetme.

Wnendt: Ne e dimė se afati pėr zgjedhjet i pėrcaktuar nga PPSP-ja, nė konsultim me Ekipin e Unitetit, pėr datėn 17 Nėntor ėshtė shumė i ngushtė. Kjo pėr faktin se kanė mbetur pothuaj dy muaj qė nga dita e sotme dhe pėr herė tė parė kėsaj radhe do tė kemi tri palė zgjedhjesh nė tė njėjtėn kohė.

Prandaj qė ky afat i pėrcaktuar pėr shkaqe politike, tė plotėsojė kushtet teknike duhet qė tė gjithė tė angazhohen seriozisht, dhe kėtu pėrfshihen tė gjitha partitė politike dhe entitetet politike.

Afati i fundit, qė i pari duhet tė pėrmbushet, ėshtė ai i 12 shtatorit kur partitė dhe subjektet politike duhet tė aplikojnė pėr ēertifikim pėr tė marrė pjesė nė zgjedhje.

Ato duhet tė kenė listat me emrat e kandidatėve pėr deputetė nė Kuvendet komunale dhe atė Qendror si dhe listat me emrat e kandidatėve pėr kryetarė tė komunave qė zgjidhen drejtpėrdrejt.

Prandaj shumė shpejt ne do tė kuptojmė se sa shumė pėrkrahje mund tė presim. Kjo pėr faktin se nėse gjėrat nuk bėhen ashtu si duhet atėherė do thėnė se ēdo shtyrje tjetėr do tė komplikonte gjėrat edhe mė shumė.

Dhe natyrisht se na duhet njė mbėshtetje ndėrkombėtare, financiare dhe tė personelit.

BBC: Ambasador ju e keni takuar Ekipin e Unitetit qė ka vendosur pėr zgjedhjet sė bashku me bashkėsinė ndėrkombėtare. A i keni ngritur tė njėjtat shqetėsime me ta ashtu si i ngritėt tani?

Wnendt: Unė nuk kam qenė nė takimin e fundit kur PPSP-ja ka diskutuar me Ekipin e Unitetit ēėshtjen e datave, por para kėsaj unė i kam takuar ata dhe gjithashtu edhe pėrfaqėsuesit e subjekteve politike dhe qė atėherė unė i kam pėrmendur shqetėsimet pėr afatet shumė tė ngushta si dhe kompleksitetin e zgjedhjeve.

Dhe gjithashtu u kam sqaruar atyre se ēfarė do tė thotė kjo si dhe se duhet njė bashkėpunim i plotė dhe gatishmėri pėr tė bėrė gjėra qė do tė ecin pėrpara sa i pėrket zgjedhjeve.

 Nėse nuk do tė pėrmbushen standardet atėherė natyrisht se kjo do tė shihet si njė hap prapa pėr procesin
 
Werner Wnendt, ambasador i OSBE-sė

BBC: Por nėse kėto zgjedhje nuk do tė jenė tė nivelit tė mėhershėm, atėherė cilat do tė jenė pasojat me tė cilat do tė pėrballet Kosova, pasi ju ngritėt kėto shqetėsime?

Wnendt: Pėrkundėr faktit se kemi afate tė ngushta dhe gjithashtu edhe do tė bėjmė tre palė zgjedhje, ne do tė shpresojmė se ato, me mėnyrėn se si do tė zhvillohen, do tė pėrmbushin standardet ndėrkombėtare qė edhe ashtu ekzistojnė kėtu.

Ne gjithashtu do tė kemi vėzhgues ndėrkombėtarė dhe ata lokalė qė do tė vėzhgojnė zgjedhjet. Nėse nuk do tė pėrmbushen standardet atėherė natyrisht se kjo do tė shihet si njė hap prapa pėr procesin.

Ju e dini se bashkėsia ndėrkombėtare sė bashku me institucionet lokale pėr tetė vjet mė radhė kanė punuar nė forcimin e sistemit demokratik nė Kosovė dhe ne kemi arritur shumė nė tė kaluarėn.

Dhe po them mospėrmbushja e standardeve nė zgjedhje nėnkupton kthim prapa. Por unė jam i bindur dhe tė gjithė pajtohen si dhe tė gjithė po punojmė sė bashku pėr tė pėrmbushur ato.

BBC: Marrė parasysh se PPSP-ja ka thėnė nė vendimin e saj se do tė mund tė rishikojė mundėsinė e mbajtjes sė zgjedhjeve, atėherė a ekziston njė mundėsi e vetme qė ju ta kėshilloni atė qė tė shtyjė zgjedhjet, posaēėrisht ato qendrore, nėse e shihni tė domosdoshme?

Wnendt: Kur PPSP-ja ka paralajėmruar mbajtjen e zgjedhjeve i ka nėnvizuar njė numėr kushtesh qė duhet tė pėrmbushen dhe njė nga ēėshtjet e rėndėsishme ėshtė ajo politike qė ndėrlidhet me procesin e bisedimeve pėr statusin.

 Mospėrmbushja e standardeve nė zgjedhje nėnkupton kthim prapa. Por unė jam i bindur dhe tė gjithė pajtohen si dhe tė gjithė po punojmė sė bashku pėr tė pėrmbushur ato
 
Werner Wnendt, ambasador i OSBE-sė

Natyrisht se nė aspektin politik ėshtė e mundshme qė tė ketė zhvillime qė do tė shtynin PPSP-nė ta rivlerėsojė vendimin e saj. Por nė aspektin teknik ne dhe kjo nėnkupton Komisioni Qendror Zgjedhor, dhe unė jam kryesues i tij, pra ne do ta informojmė PPSP-nė dhe nėse ėshtė e domosdoshme edhe Ekipin e Unitetin, pėr zhvillimin e kėtij procesi dhe ne do tė dėrgojmė paralajmėrime tė hershme nėse ndonjė gjė shkon keq.

Prandaj ai do tė ketė kohė tė mjaftueshme pėr tė vendosur se ēfarė do tė bėjė.

BBC: Ambasador tė jemi tė qartė. A e keni tė mjaftueshme kohėn e caktuar pėr tė mbajtur zgjedhjet apo jo?

Wnendt: Mendoj se Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve dhe Sekretariatin nė radhė tė parė, ne si OSBE i kemi ndihmuar nė forcimin dhe zhvillimin e kėtyre institucioneve qė janė pėrgjegjėse pėr zgjedhje dhe prandaj i takon Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve qė tė diskutojė ēėshtjet praktike dhe teknike.

Nėse mė pyesni mua si kryesues tė kėtij organi, mendoj se ėshtė shumė ambicioze tė zhvillojmė tri palė zgjedhje brenda njė paralajmėrimi aq tė shkurtėr.

Por sėrish ėshtė e mundshme tė bėhet nėse ēdo gjė shkon mirė dhe nėse kemi njė pėrkrahje tė plotė tė tė gjithė atyre qė do tė marrin pjesė nė kėto zgjedhje.

Kjo natyrisht pėrfshin edhe elektoratin, pra njerėzit qė do tė marrin pjesė. Ne do tė kemi edhe njė fushatė informative pėr t'i njohur qytetarėt e Kosovės se si duhet tė marrin pjesė nė zgjedhje, se si do duhej tė votojnė, se si do tė duken vendet zgjedhore dhe krejt kjo do tė bėhet nė njė afat tė caktuar.

BBC: Por a nuk ėshtė kohė e ngushtė pėr kėtė?

Wnendt: Ėshtė kohė e shkurtėr por ėshtė e mundshme tė bėhet.

BBC: Ambasador a mendoni se kėto zgjedhje do tė mund tė kenė ndikim mbi procesin e statusit?

Wnendt: Nuk ėshtė detyrė e jona qė tė gjykojmė implikimet politike tė zgjedhjeve. E pėrmenda se PPSP-ja i ka kushtėzuar nė njė mėnyrė zgjedhjet dhe kėtu ai iu referua bisedimeve pėr statusin e kjo mbetet tė shihet.

Mendoj se i gjithė procesi, i pėrgatitjeve teknike tė zgjedhjeve dhe i vlerėsimit nga aspekti politik ėshtė njė process qė rrjedh. Ne sė shpejti do tė shohim se ku jemi me procesin e regjistrimit, do tė kemi takime me Treshen dhe kjo mund ose jo tė ketė pasoja pėr procesin zgjedhor.

BBC: Nėse ju pyes kėshtu: A keni patur ndonjėherė nė mendjen tuaj ndonjė plan B pėr zgjedhjet nėse diēka shkon keq. Kur do tė mund tė ishte data tjetėr e zgjedhjeve nė kėtė rast?

Wnendt: Zgjedhjet, dhe ky ėshtė fakti pse po i organizojmė ato, duhet tė zhvillohen nė Kosovė pėr shkak se mandatet e Kuvendeve komunale kanė skaduar nė nėntor tė vitit tė kaluar dhe PPSP-ja pati vendosur qė t'i vazhdojė ato pėr shkak tė procesit tė bisedimeve.

Kurse mandati i Kuvendit kėtu nė Prishtinė skadon nė fillim tė dhjetorit dhe kjo ėshtė arsyeja pse po i organizojmė zgjedhjet. Nėse pėr ēfarėdo arsye ato nuk mund tė mbahen ato duhet tė zhvillohen sa mė parė tė jetė e mundur. Por sėrish ato duhet tė shikohen nga aspekti politik i bisedimeve pėr statusin dhe tė zhvillimeve nė kėtė rrafsh.

BBC: Dhe mė lejoni t'ju pyes zoti ambassador. Ju po e kryeni mandatin tuaj pas mė shumė se dy vjetėsh nė Kosovė. Atėherė me ēfarė pėrshtypjesh po ikni?

Wnendt: Do tė bėhen mė shumė se 2 vjet e gjysmė qė kam kaluar kėtu nė kohėn kur unė iki nė fund tė kėtij muaji. Mė duhet tė them se ishte njė periudhė shumė interesante.

Unė kam punuar mė heret nė Bosnjė. Si diplomat profesionist kam bėrė shumė gjėra interesante, por periudha kėtu nė Kosovė, si shef i misionit tė OSBE-sė, ishte njė prej gjėrave mė sfiduese qė kam bėrė.

Janė dy arsye pėr kėtė. Sepse ishte njė punė shumė interesante pėr tė bėrė si shef i misionit me njė personel prej mijėra vetash kėtu nė Kosovė dhe arsyeja e dytė janė rrethanat politike nė tė cilat kam punuar kėtu.

Megjithėse OSBE-ja nuk ėshtė njė lojėtar si organizatė nė procesin e statusit, por ēdo gjė qė ka ndodhur sa i pėrket statusit ka patur njė ndikim mbi punėn e misionit tė OSBE-sė dhe kjo ishte ajo qė e kam dashur shumė.

Nė kėtė rrafsh unė shfaq keqardhjen se mė duhet tė iki tani por unė do ta mbaj nė mend kohėn qė kam kaluar kėtu. Shpresoj nė njė tė ardhme tė mirė dhe tė ndritur pėr Kosovėn dhe rajonin e Ballkanit Perėndimor, dhe kjo nė interes tė tė gjithėve.

 
 
LOKALE
E ardhmja e Kosovės
17 gusht 2006 | Analiza
Ruecker shpall zgjedhjet nė nėntor
31 gusht 2007 | Faqja Kryesore
Zgjedhjet nė Kosovė
03 shtator 2007 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake