BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 07 shtator 2007 - 10:49 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Paqeruajtës shqiptarë nisen për në Irak
 
Harta e Irakut
Trupat paqeruajtëse do të kryejnë misionin e tyre në qytetin e Mosulit.
Një ceremoni e përcjelljes së kontingjentit të 10 paqëruajtës në misionin "Liria e Irakut", u organizua të enjten pranë regjimentit komando në Zall-Herr shtatë kilometra në veri të Tiranës.

Kontingjenti ka në përbërje të tij 120 trupa, oficerë, nën-oficerë dhe ushtarë profesioniste.

Ata do të kryejnë misionin e tyre në qytetin e Mosulit, në veri të Irakut, në përbërje të një brigade shumëkombëshe, të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeminstri Sali Berisha, duke i përcjellë trupat shqiptare drejt Irakut, tha se misioni i tyre ndihmon në integrimin e vendit në NATO dhe se trupat shqiptare që tani ndodhen edhe në Afganistan edhe në Bosnjë do të jenë edhe në të ardhmen kudo që do të jenë trupat e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Shqipëri shumica dhe opozita mbështesin angazhimin e Shqipërisë me trupa paqëruajtëse në Irak.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>