BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 21 gusht 2007 - 11:57 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Ish-drejtori i KESH-it akuzohet për shpërdorim
 
Shtylla të tensionit të lartë
Shqipëria po kalon një periudhë krize energjitike
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar nga prokuroria ndjekje penale për ish- drejtorin e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Andi Beli, i liruar nga detyra vetëm pak muaj më parë.

Ai akuzohet për veprën e shpërdorimit të detyrës gjatë zhvillimit të tenderave për importin e energjisë elektrike, duke i shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik.

Nuk bëhet e ditur shuma e këtij dëmi, por shtypi i sotëm shqiptar spekulon me shifra që shkojnë deri në 50 milionë dollarë.

Lajmi vjen në një kohë kur Shqipëria po përjeton një krizë të tejzgjatur energjetike dhe kufizimet shkojnë nga 4 deri në 10 orë në ditë.

Nga ana e saj korporata po kërkon një ngritje të çmimit të energjisë që po kundërshtohet nga biznesi dhe popullata.

 
 
LOKALE
Energjia
16 shkurt 2006 | Analiza
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>