BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 24 korrik 2007 - 10:49 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Presidenti i ri i Shqipërisë bën betimin
 
Berisha dhe Topi aps votimit në Kuvend
Zgjedhja e z. Topi ka ngjallur polemika në rrethet politike të Tiranës
Presidenti i ri i Shqipërise, Bamir Topi bëri betimin me dorën mbi kushtetutë në Kuvendin Shqipërisë dhe deklaroi se do ta udhëheqë Shqiperinë në integrimin e saj euroatlanik ndërsa ai do jetë një president i paanshem.

Presidenti Bamir Topi tha se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për pavarësinë si zgjidhje finale të statusit të Kosovës.

Z. Topi u zgjodh president pas një votimi në Kuvend që ka ngjallur shumë polemika në rrethet e politikës shqiptare.

Zgjedhja e tij tij u kundërshtua veçanërisht nga Partia Socialiste, më e madhja e opozitës.

Megjithatë, presidenti i ri ka premtuar se ai do të jetë president i të gjithë shqiptarëve.

"Zgjedhja ime në postin e kryetarit të shtetit do të presupozojë një linjë shumë të qartë vetëm në zbatim të Kushtetutës, në zbatim të ligjeve, për t'i shërbyer në rradhë të parë të popullit tim, për t'i shërbyer zbutjes së klimës së konfliktualitetit," tha z. Topi.

Ceremonia

Ceremonia e inagurimit të presidentit të ri do të ketë dy momente, thotë korrespondenti i BBC-së në Tiranë, Fatos Ahmati.

Fillimisht ai do të bëjë betimin në post para ish-kolegëve të tij deputetë.

Më pas, z. Topi do t'i drejtohet Pallatit të Brigadave, selisë presidenciale. Atje ai do të marrë detyrën nga parendësi i tij, Alfred Moisiu.

Marrja e postit do të shoqërohet me 21 të shtëna topi.

Pritet me interes se çfarë do të thojë në fjalën e tij me të marrë postin, presidenti i ri.

Pas spekulimeve, mësohet se opozita do të jetë e pranishme në ceremoninë e marrjes zyrtare të postit nga presidenti i ri.

Probleme në PS

Në Tiranë grupi parlamentar socialist ka përjashtuar nga rradhët e tij 6 deputetë të cilët votuan pro-z. Topi, kandidat i partisë në pushtet.

Vendimi u morr, pasi siç u tha, ata kishin shkelur vendimin politik të opozitës së bashkuar për të mos marrë pjesë në votimin presidencial.

Largimi është shoqëruar me debate rreth të ardhmes së Partisë Socialiste me a madhja e opozitës në Shqipëri.

Vendimi i 6 deputeteve për të marrë pjesë në votim është cilësuar si tradhëti dhe akt korruptiv nga kreu socialist, Edi Rama.

Ndërkohë të larguarit, mbështetës të ish-udhëheqësit socialist, Fatos Nano e akuzuan zotin Rama se po vë interesat e tij mbi ato të partisë.

Vetë zoti Nano, i mbështetur nga të paktën 13 deputetë socialistë, ka thënë se pritet të fillojë një lëvizje te re brenda partisë.

 
 
LOKALE
Bamir Topi zgjidhet President i Shqipërisë.
21 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Opozita e ndarë për zgjedhjet
17 korrik 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>