BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 23 korrik 2007 - 08:41 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Bamir Topi jep dorëheqjen nga funksionet politike
 
Bamir Topi
Bamir Topi jep dorëheqjen nga funksionet politike
Presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë, Bamir Topi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike që mbante deri tani në Partinë Demokratike.

Zoti Topi mban postin e kryetarit të PD-së dhe të grupit parlamentar të kësaj partie.

Këto hapa janë të domosdoshëm dhe të përcaktuar nga Kushtetuta, e cila nuk lejon presidentin e vendit të jetë i angazhuar në politikë.

Para betimit në Presidencë zoti Topi dorëzon edhe mandatin e deputetit.

Më pas do ketë zgjedhje të parakohshme për deputet në zonën 31 në Tiranë.

Presidenti Topi ka garantuar se do të jetë garant i Kushtetutës dhe ka premtuar një klimë të re bashkëpunimi dhe me partitë e opozitës.

Këto të fundit ende nuk kanë vendosur nëse do të jenë të pranishëm në ceremonitë zyrtare të betimit të presidentit të ri të vendit.

Arta Dade, Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PS, tha për BBC-në se të hënën do të merret një vendim nga forumet e partisë.

Shkuarja e Topit në presidencë përveç ndryshimeve tek shumica do të sjellë dhe një sërë ndryshimesh dhe në PS.

Ditën e martë, Asambleja do të zgjedhë Sekretarin e ri të partisë dhe Kryetarin e ri të grupit parlamentar pas dorëheqjes nga ky post i Ben Blushit mënjeherë pasi gjashtë deputetë socialistë shkuan në raundin e katërt të votimit për presidentin e ri.

Një vendim për këta gjashtë deputetë që dolën hapur kundër qëndrimeve politike të partisë do të merren ditën e martë.

 
 
LOKALE
Bamir Topi zgjidhet President i Shqipërisë.
21 korrik 2007 | Faqja Kryesore
Kandidati nga shumica Bamir Topi
17 korrik 2007 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>