BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mėrkurė, 31 janar 2007 - 07:55 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Berisha lidh marrėveshje me Microsoft
 
Microsoft
Microsoft do tė japė me ēmim tė lirė 6 mijė kompjutera pėr Shqipėrinė
Qeveria e Shqipėrisė dhe kompania amerikane Microsoft kanė arritur njė marrėveshje pėr Partneritet Strategjik.

Kryeministri Berisha ėshtė takuar tė martėn nė Edinburg tė Skocisė me drejtuesin e korporatės, miliarderin Bill Gates pėr nėnshkrimin e marrėveshjes, e cila ndėr tė tjera parashikon qė Microsoft tė sjellė nė Shqipėri rreth 6 mijė kompjutera me ēmim simbolik pėr shkollat dhe programet mėsimore.

Qeveria shqiptare ka marrė pėrsipėr tė respektojė tė drejtat e pronėsisė intelektuale duke blerė programet e Microsoft qė pėrdoren nga administrata publike.

Produktet dhe shėrbimet e Microsoftit do tė pėrdoren nga sektori publik pėr njė periudhė 3-vjeēare.

Nė bazė tė marrėveshjes Microsoft do tė hapė njė qendėr nė Shqipėri pėr pėrgatitjen e specialistėve tė teknologjisė se informacionit.

Duke folur nė Forumin e Skocisė ku marrin pjesė udhėheqės nga shumė vende tė botės, kryemnistri Berisha u shpreh se qeveria e tij synon shtrirjen e pėrdorimit tė internetit nė ēdo shtėpi dhe shkollė tė vendit.

Qeveria shqiptare ka shpallur muaj me parė nismėn qė e ka quajtur Shqipėria nė moshen e Internetit.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
 
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>