http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 24 shkurt 2006 - 17:14 CET

Dritëro Agolli shkrimtar

Shkrimtari Dritëro Agolli është një nga poetët, prozatorët dhe publicistet më të mirë të Shqipërisë.

Në vitin 1973 dhe për 20 vjet të tjera ai ka qënë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë.

Zoti Agolli lindi më 1931 në Menkulas të Devollit. Mësimet e para i mori në fshat, kurse të mesmet në Gjirokastër. Pasi kreu jashtë shtetit në Bashkimin Sovjetik, në Leningrad (Shën Peterburg) studimet e larta për gazetari, ai punoi një kohë të gjatë në redaksinë e gazetës Zëri i Popullit.

Rrugën letrare e nisi me vjersha, të cilat i botoi që kur ishte nxënës gjimnazi. Intervista u realizua nga Ilir Kadia.

Dëgjoni intervistën në audio.