BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 16 qershor 2006 - 12:12 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Berisha në ditën e dytë të vizitës në Kosovë
 

 
 
Sali Berisha
Zoti Berisha tha në Prishtinë se e mbështet pavarësinë e Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, vazhdon ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë.

Pas takimeve me udhëheqës të lartë të institucioneve dhe të partive politike shqiptare, zoti Berisha takohet edhe me përfaqësues të pakicave në Kosovë si dhe me ata serbë.

Ai deklaroi të enjten se e mbështet pavarësinë e Kosovës por kërkoi respektimin e të drejtave të pakicave.

Pas një varg takimesh në ditën e parë të vizitës së tij në Kosovë dhe homazheve te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në Prishtinë dhe komandanti i ish-UCK-së, Adem Jashari, në Prekaz të Skënderajt.

Kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha, vazhdon takimet me udhëheqës të lartë ndërkombëtarë dhe ata vendorë.

Kryeministri Berisha, që ka përcjellur një varg porosishë për kosovarët, sot pritet që të vizitojë edhe një shkollë shumëkombëshe në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës dhe në orët e pasdites pritet të takojë edhe njërin nga udhëheqësit e serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Zoti Berisha përsëriti të enjten qëndrimin e qeverisë së tij se e përkrahë pavarësinë e Kosovës, mirëpo ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të respektojnë të drejtat e pakicave e në veçanti të asaj serbe.

Kryeministri Berisha me një vendim të Kuvendit Komunal është shpallur qytetar nderi i Prishtinës, ndërkaq që pritet të shpallet qytetar nderi edhe i qytetit të Gjakovës.

Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë ndërkohë që një kërkesë e tij për të qëndruar në Kosovë në vitin 2000 qe refuzuar nga shefi i misionit të OKB-së, atëbotë Bernard Kouchner me arsyetimin e situatës së brishtë të sigurisë në Kosovë.

 
 
LOKALE
Kryeministri viziton Kosovën
15 qershor 2006 | Faqja Kryesore
Vazhdojnë polemikat rreth Kryeprokurorit
14 qershor 2006 | Faqja Kryesore
Shqipëria një hap pranë BE-së
13 qershor 2006 | Faqja Kryesore
Qeveria prezanton programin 6 mujor
30 janar 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>