BBCAlbanian.com
 
Botuar: E shtunë, 21 janar 2006 - 13:21 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
Presidenti Rugova ndahet nga jeta
 
Ibrahim Rugova
Presidenti Rugova ndahet nga jeta
Pas një sëmundjeje të rëndë vdiq të shtunën në Prishtinë presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Zoti Rugova vdiq në orën 11.38 në shtëpinë e tij në Prishtinë i rrethuar nga familjarët, mjeku personal dhe mjekët të tjerë shqiptarë edhe të huaj.

Zoti Rugova 61 vjeç, u zbulua se vuante nga kanceri në mushkëri në shtator të vitit të kaluar, kur u dërgua për kontroll mjeksor në një spital ushtarak në Gjermani.

Ai vazhdoi të ushtronte funksionin e presidentit të Kosovës dhe të kreut të grupit negociator të Kosovës deri në ditën e vdekjes së tij.

Zoti Rugova u zgjodh para katër vjetësh si presidenti i parë i Kosovës.

Me profesion profesor letërsie, Ibrahim Rugova u bë personalitet i njohur në vitin 1989 si Kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë fokusi i opozitës ndaj autoriteteve serbe.

Takimi i Vjenës

Vdekja e tij vjen në një kohë kur kanë filluar bisedimet për të ardhmen e Kosovës.

I dërguari i posacëm i Kombeve të Bashkuara për statusin, Martti Ahtisari njoftoi për shtyrjen e takimit të parë të delegacionit të Prishtinës dhe Beogradit në Vjenë më 25 janar, për shkak të vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova.

Takimi, në të cilin do të diskutohej decentralizimi i pushtetit lokal në Kosovë në kuadër të bisedimeve për zgjidhjen e statusit, është shtyrë në afat të pacaktuar.

Në një njoftim të lëshuar nga zyra e tij në Vjenë, zoti Ahtisari theksoi përkushtimin për vazhdimin e procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Kosova shpalli pesë ditë zie kombëtare, ndërsa autoritetet në Shqipëri vendosën të mbajnë tri ditë zie me rastin e vdekjes së presidentit Rugova.

 
 
LOKALE
Ibrahim Rugova - një jetë e tërë
21 janar 2006 | Faqja Kryesore
Reagime pas vdekjes së presidentit Rugova
21 janar 2006 | Faqja Kryesore
Shirak dhe Straw për Rugovën
21 janar 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>