http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 09 qershor 2005 - 10:35 CET

Në Shqipëri 20 qendra votimi të vonuara

Komisioni Qendror Zgjedhor njoftoi se rreth 20 njësi vendore në Shqipëri nuk kanë dhënë informacionet për numrin e vendvotimeve dhe numrin e votuesve në to.

KQZ po shqyrton mundësinë e marrjes së masava administrative ndaj zyrtarëve të njësive vendore që nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore.

Sipas KQZ-së ky është një informacion shumë i rëndësishëm, nga i cili varet përgatitja e fletë-votimit.

KQZ në bazë të numrit të votuesve do të duhet të botojë dhe numrin e saktë të fletëvotimeve.

Dhe ky process është vonuar dhe rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve.

Zyrtarë të organit që po përgatisin zgjedhjet në Shqipëri kanë bërë të ditur se do të gjobisin përfaqësuesit e pushtetit vendor, me rreth 1 mijë dollarë, nëse nuk kanë dhënë informacionet e kërkuara.

Por për tej, gjobitjes shqetësimi është më i madh për vonesat e shkaktuara.

Ndërkohë zyrtarë të ODIHR-it kanë bërë thirje për tejkalimin e këtyre problemeve, të cilat i quajnë teknike dhe praktike.