http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hėnė, 06 qershor 2005 - 17:34 CET

KQZ cakton partitė qė hyjnė nė zgjedhje

Nė Shqipėri Komisioni Qendor i Zgjedhjeve(KQZ) ka pėrcaktuar listėn e partive pjesėmarrėse nė zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut.

Pas verifikimtit tė dokumentacionit ai vendosi qė nė garė tė hyjnė 22 subjekte nga 57 parti dhe 4 koalicione qė ishin regjistruar pėr tė marrė pjesė.

KQZ-ja eleminoi gati dy tė tretat e partive qė pretendonin tė merrnin pjesė nė zgjedhjet parlamentare tė korrikut.

Numri i partive tė rregjistruara ishte mė i madhi i regjistruar ndonjėherė nė tė gjashtė zgjedhjet parlamentare tė zhvilluara nė vend qė prej zgjedhjeve tė para pluraliste mė 1991.

KQZ bėri thirrje tė hėnėn autoriteteve tė administratės lokale qė tė paraqesin sa mė shpejt pranė kėtij institucioni numrin e qendrave tė votimit, vendodhjen e tyre si edhe listat me numrin e votuesve.

Kryetari i kėtij komisioni e quajti situatėn mjaft kritike, madje pėrdori termin sabotim tė zgjedhjeve.