http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 03 qershor 2005 - 17:58 CET

BBC SOT - program i ri

BBC Sot është një program i ri i BBC-së në shqip, që fillon më 8 qershor.

Nga ora 7 deri në 9 të mëngjesit, BBC do t'ju sjellë lajme e analiza nga rajoni dhe bota, me zhvillimet më të fundit çdo 15 minuta.

Në program do të mund të dëgjoni lajme nga bota e biznesit, njoftime sportive, të rejat më të fundit nga kultura dhe arti dhe pasqyrë të shtypit ndërkombëtar.

BBC Sot ju sjell edhe rubrikën e përditshme Intervista, bisedë me figura të shquara nga fusha e politikës, shkencës e kulturës nga Ballkani e mbarë bota.

BBC Sot transmetohet nga e hëna deri të premten, nga ora 7 deri në 9 të mengjesit, duke fiilluar nga 8 qershori në valët e BBC-së në shqip.