BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hėnė, 13 qershor 2005 - 11:47 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
KQZ ende nuk ka dokumentacionin e duhur
 
Numėrimi i votave
Vonesa nė pėrgatitjen e dokumentacionit tė zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotė se nuk ka ende dokumentacionin e duhur ndėrsa pėrfundon tė hėnėn afati i dorėzimit tė listave dhe numurit tė qendrave tė votimit nga ana e njėsive vendore.

Zyrtarėt e KQZ-sė flasin pėr vonesa tė shumta qė, sipas tyre kanė ndikuar nė procesin e shtypjes sė fletėve tė votimit qė do tė pėrdoren nė votimet e 3 korrikut.

Zėdhėnėsi i KQZ-sė, Erton Sinani, i tha BBC-sė se deri tė hėnė nė mėngjes ata kishin marrė dokumetacionin e duhur vetėm nga 100 njėsi vendore, nga 384 syresh.

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tė marrė nė konsideratė aplikimin e kallėzimit penal pėr ēdo kryetar tė njėsive vendore qė nuk e kanė shlyer detyrimin e vetė ligjor.
 
Zėdhėnėsi i KQZ-sė, Erton Sinani

Zoti Sinani tha se mosdorėzimi nė kohėn e duhur tė dokumentacionit, qė pėrfshin numrin e zgjedhėsve pėr ēdo qendėr votimi si dhe sasinė e qendrave tė votimit, mund tė ēojė nė kallėzim penal pėr personat pėrgjegjės.

"Nė rast se nė fund tė ditės sė sotme njėsitė e qeverisjes vendore nuk do tė kenė sjellė informacionin e plotė atėhere Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do tė marrė nė konsideratė aplikimin e kallėzimit penal pėr ēdo kryetar tė njėsisė vendore qė nuk e kanė shlyer detyrimin e vetė ligjor," tha zoti Sinani.

Sipas tė dhėnave tė deritanishme mendohet qė tė shtypen rreth 5,8 milionė fletė votimi.

Zgjedhjet e 3 korrikut do tė zhvillohen me njė raund dhe nė tė janė regjistruar pėr tė votuar rreth 2,8 milionė zgjedhės.

KQZ ka vendosur shtypjen e dy modeleve tė fletėve tė votimit, njė fletė votimi pėr kandidatėt dhe njė pėr partitė.

KQZ pėr herė tė parė ka vendosur qė fletėt e votimit tė kenė elemente edhe pėr tė votuesit e verbėr.

 
 
LOKALE
 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>