|
Burns kėrkon ecje pėrpara pėr Kosovėn | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Njė zyrtar i lartė amerikan tha se viti 2005 duhet tė jetė vendimtar nė pėrcaktimin e statusit tė ardhmė tė Kosovės. Nėnsekretari amerikan i shtetit, Nicholas Burns, i tha sot BBC-sė gjatė njė vizite tė shkurtėr nė Prishtinė se SHBA-ja do tė vazhdojė tė jetė e angazhuar plotėsisht nė procesin e zgjidhjes sė problemit tė Kosovės. "Nėse OKB-ja vendos ne do tė pėrkrahim bisedimet pėr statusin pėrfundimtar," tha nėnsekretari amerikan i shtetit pas takimeve nė prishtinė me shefin e misionit tė OKB-sė, Soren Jessen-Petersen, dhe udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės, presidentin Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Kosumi dhe kryetarin e Kuvendit, Nexhat Daci. Zoti Burns tha se qėndrimi i qeverisė amerikane ėshtė se viti 2005 duhet tė jetė vit i ndryshimeve dhe se nė Kosovė nuk duhet tė vazhdojė status quo-ja. "Duhet tė ketė lėvizje pėrpara qė njerėzit e Kosovės tė pėrcaktojnė tė ardhmen e tyre," tha ai. "Njė pėrparim mė i madh duhet tė bėhet kėtu nė decentralizim, nė procesin e kthimit tė refugjatėve, nė veēanti tė atyre tė komunitetit serb, nė procesin e pajtimit, nė marrėdhėniet ndėrmjet pakicės serbe dhe shumicės, si dhe pakicave tė tjera," ka thėnė zoti Burns duke theksuar se njė pėrparim i kėtillė mund tė bėhet vetėm nėse ekziston njė shpirt kompromisi. Zyrtari i lartė amerikan tha se mesazhi qė ai solli nė Prishtinė, ėshtė mesazh mbėshtetjeje. "Ne do tė vazhdojmė tė jemi tė pėrfshirė nė masė tė madhe nė proces sė bashku me OKB-nė, BE-nė, qė tė shohim se drejtėsia ėshtė vendosur kėtu," tha ai. "Ne nuk kemi ardhur me ndonjė plan ose me ndonjė rezultat tė caktuar, por ne jemi miq tė tė gjithė njerėzve tė kėtij vendi," tha zoti Burns. Vizita e zotit Burns nė Kosovė, realizohet vetėm pak kohė pas prezantimit tė tij nė Kongresin amerikan tė njė strategjie pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės. |
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||