BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 06 qershor 2005 - 17:34 CET
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
KQZ cakton partitë që hyjnë në zgjedhje
 
Kuti votimi
Në Shqipëri Komisioni Qendor i Zgjedhjeve(KQZ) ka përcaktuar listën e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut.

Pas verifikimtit të dokumentacionit ai vendosi që në garë të hyjnë 22 subjekte nga 57 parti dhe 4 koalicione që ishin regjistruar për të marrë pjesë.

KQZ-ja eleminoi gati dy të tretat e partive që pretendonin të merrnin pjesë në zgjedhjet parlamentare të korrikut.

Numri i partive të rregjistruara ishte më i madhi i regjistruar ndonjëherë në të gjashtë zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në vend që prej zgjedhjeve të para pluraliste më 1991.

KQZ bëri thirrje të hënën autoriteteve të administratës lokale që të paraqesin sa më shpejt pranë këtij institucioni numrin e qendrave të votimit, vendodhjen e tyre si edhe listat me numrin e votuesve.

Kryetari i këtij komisioni e quajti situatën mjaft kritike, madje përdori termin sabotim të zgjedhjeve.

 
 
LOKALE
 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>