BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 22 prill 2005 - 15:15 CET
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
Kuvend pėr ndryshim tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit
 

 
 
Male
Disa ditė mė parė nė Malėsi tė Madhe ėshtė mbajtur njė i ashtuquajtur Kuvend pėr Kanunin e Lek Dukagjinit, ku ėshtė vendosur qė gjakmarrja tė mos shtrihet nė tė gjithė familjen qė ėshtė nė hasmėri, por tė ngushtohet tek vrasėsi, apo siē quhet nė veri te dorasi.

Nė Shqipėri nuk ka statistika tė sakta lidhur me numrin e familjeve qė janė nė hasmėri pėr gjakmarje.

Disa studjues mendojnė se numri i rritur i tyre ėshtė thjesht njė spekulim.

Qėndrimi zyrtar i shtetit ėshtė se e vetmja zgjidhje e gjakmarrjeve ėshtė ligji.

Zakoni i gjakmarrjes u ringjall nė zonat veriore tė Shqipėrisė nė fillim tė viteve 90 pasi ishte fashitur nga diktatura pėr rreth 45 vjet.
Pasoja tė gjakmarrjes
 Nė fshatin Megush janė 107 meshkuj tė ngujuar, janė 50 shtėpi tė ngujuar dhe 35 fėmijė qė nuk shkojnė nė shkollė
 
M Daija, kryetar i shoqatės sė pajtimit

Ndryshimi i sistemit politik, faza e kalimit nga shteti totalitar nė njė demokraci ligjore qė ende mbetet e pakryer, krijuan njė terren tė pėrshtatshėm pėr shpėrthimin e urrejtjeve dhe hasmėrive tė vjetra mes familjeve nė zonat e thella malore tė veriut.

Dhe pėr mė tepėr, atyre iu mbivendosėn nė njė masė tė madhe krimet dhe vrasjet e kohėve tė reja.

Bashkė me ringjalljen e kanunit u shfaqėn edhe shoqatat e atyre qė u vetėquajtėn misionarė tė pajtimit tė gjaqeve.

Kryetar aktual i shoqatės nė fjalė ėshtė Mustaf Daija, i cili thotė se nuk ka statistika tė sakta pėr numrin e familjeve nė gjak dhe tė njerėzve tė ngujuar, ndėrsa lidhur me pėrhapjen e dukurisė ai jep pėr BBC situatėn nė njė fshat tė Shkodrės.

"Unė kam njė familje nė Shkodėr nė fshatin Megush. Nė atė fshat janė 107 meshkuj tė ngujuar, janė 50 shtėpi tė ngujuar dhe 35 fėmijė qė nuk shkojnė nė shkollė," thotė Mustaf Daija.

Studjues tė pavarur mendojnė se dukuria e hasmėrive nuk ėshtė aq e pėrhapur sa ndonjėherė paraqitet prej misionarėve.
Pėr ndryshimin e Kanunit
 Pavarėsisht se ngushton rrethin vetėm ke dorasi i vrasėsve dhe pretendon qė tė lirojė anėtarė tė tjerė tė familjes, pėrsėri e ruan vrasjen
 
T Gjuraj, sociolog i Universitetit tė Shkodrės

Pedagogu i sociologjisė nė Universitetin e Shkodrės, Tonin Gjuraj thotė se ka spekulime, sidomos pėr numrin e fėmijėve qė braktisin shkollėn.

"Pėr qarkun e Shkodrės mund tė thuhet se ka rreth 109 familje tė ngujuara, ndėrsa familje nė hasmėri janė rreth 320 dhe nga kėta pėrsona tė ngujuar vetėm 17 janė fėmijė. E theksoj vetėm 17 se nganjėherė spekullohet dhe rritet shumė numri i fėmijve tė ngujuar. Nė fakt ato abandonojnė shkollėn pėr arsye krejt tė tjera," thotė Tonin Gjuraj.

Misionarėt e pajtimit tė gjaqeve prej disa kohėsh kanė folur pėr ndryshimin, apo zbutjen e ligjeve tė kanunit tė Lek Dukagjinit, duke e ngushtuar veprimin e gjakmarrjes vetėm tek vrasėsi, apo siē quhet Dorasi.

Pėr kėtė ata kanė mbajtur edhe njė lloj Kuvendi nė Malėsinė e Madhe ku duket se ėshtė vendosur ky ndryshim.

Mustaf Daija i shoqatės sė misionarėve tė paqes tregon se si e shikon bashkėjetesėn e kanunit me ligjin:

"Unė jam mė tepėr me normat njerėzore, qytetare, shoqėrore, miqėsore. Duke mos funksionu ligji deri nė atė shkallė sa ne kemi dėshirė atėherė ne detyrohemi nė shumicėn e rasteve me ju referu kanunit. Pėrmes kanunit ne bėjmė shumė punė sepse ato binden dhe absolutisht kanuni nuk thotė me vra gra e fėmijė, mė bė ngujime, por ka raste qė ne pėr disa nene tė tjera ne pėrdorim kanunin pėr tė mirėn e punės tonė," thotė zoti Daija.

Megjithė vullnetin qė kanė pėr tė zbutur pasojat e gjakmarrjes, misionarėt e pajtimit tė gjaqeve shihen me skepticizėm nga autoritetet, pėr sa kohė ata pranojnė vrasjen pėr marrjen e hakut.

Nga ana tjetėr ka skepticizėm edhe pėr faktin se kuvendi i pėrmendur dhe vendimi i tij pėrfshin zonėn e Malėsisė sė madhe, ku sipas tė dhėnave tė policisė, gjatė vitit 2004 pati vetėm njė vrasje pėr motivin e gjakmarrjes.

Pedagogu i sociologjisė nė Universitetin e Shkodrės, Tonin Gjuraj ėshtė gjithashtu skeptik.

"Sepse nė fund tė fundit pėrsėri ajo legjitimon vrasjen dhe nuk mendoj se tingėllon mirė nė kohėt qė jetojmė pėr Shqipėrinė e cila aspiron tė integrohet e cila pavarėsisht se ngushton rrethin vetėm ke dorasi i vrasėsve dhe pretendon qė tė lirojė anėtarė tė tjerė tė familjes, pėrsėri e ruan vrasjen. Mendoj se mbetet ende diēka primitive dhe e ka prishur mjaft imazhin e demokracisė nė kėtė pjesė tė vendit," thotė zoti Gjuraj.

Zakoni i gjakmarrjes ėshtė nga ato dukuri qė jo rrallė e kanė vendosur Shqipėrinė nė qendėr tė reportazheve tė mediave perėndimore.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake