|
Petersen diskuton nė Gjenevė pėr tė zhdukurit | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara, Soren Jessen-Petersen ka diskutuar ēėshtjen e personave tė zhdukur nė Kosovė gjatė takimeve me zyrtarė tė lartė tė Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar. Zyrtarė tė lartė tė UNMIK-ut thanė se takimet e shefit tė tyre nė Gjenevė me pėrfaqėsues tė lartė tė organizatave tė ndryshme humanitare tė OKB-sė kishin si qėllim angazhimin e mėtejmė tė tyre nė ndihmė Kosovės. Nė veēanti takimi i tij me pėrfaqėsuesė tė Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar, nė mesin e tė cilėve edhe me tė dėrguarin pėr Kosovėn, Francois Stamm, thuhet se shėnon njė hap konkret nė zgjidhjen e ēėshtjes sė personave tė zhdukur gjatė luftės nė Kosovė. Jessen-Petersen e ka cilėsuar kėtė ēėshtje me dimensione tė thella humanitare duke nėnvizuar se shumė familje tė personave tė zhdukur po vuajnė tash e njė kohė tė gjatė. Ēėshtja e tė zhdukurve ka mbetur e pazgjidhur qė pas luftės nė Kosovė, dhe vlerėsohet se mbi 3500 persona, prej tė cilėve 2500 janė shqiptarė, konsiderohen si tė zhdukur. Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė Kosovėn e pasluftės, nė veēanti nė mbledhjen e shėnimeve dhe mbajtjen e lidhjeve mes Beogradit zyrtar dhe Prishtinės rreth ēėshtjes sė personave tė zhdukur. I dėrguari i kėsaj organizate ndėrkombėtare, Francois Stamm ishte caktuar gati njė vit mė parė kryesues i bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtjen e tė zhdukurve, bisedime kėto qė u ndėrprenė pas trazirave tė dhunshme tė muajit mars nė Kosovė, qė lanė pas vetes tė vrarė e tė plagosur dhe shumė dėme materiale. "Ne shpresojmė se do tė mund tė ecim pėrpara drejt zgjidhjes shumė shpejt me ndihmėn e Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar," tha Jessen-Petersen duke e cilėsuar ēėshtjen e tė zhdukurve njė ēėshtje shumė humanitare e cila sipas tij nuk duhet tė mbetet peng i zhvillimeve politike. Shefi i UNMIKU-ut ndėrkaq, ēėshtjen e tė zhdukurve do ta ketė pjesė tė axhendės sė bisedimeve edhe me zyrtarėt e Beogradit ditėn e hėnė, dhe UNMIK-u beson se bisedimet e drejtėpėrdrejta pėr kėtė ēėshtje mund tė ndėrtojnė mirėbesimin ndėrmjet komuniteteve nė Kosovė. Zyrtarėt e misionit tė OKB-sė thonė se zgjidhja e kėtij problemi do tė sillte rezultate konkrete edhe nė kthimin e trupave tė personave tė zbuluar nėpėr varreza dhe zvogėlimin e vuajtjeve tė familjeve. Rreth njė mijė trupa tė shqiptarėve tė vrarė gjatė luftės janė zbuluar nė tri varreza masive nė Serbi ku ishin dėrguar nė kuadėr tė pėrpjekjeve tė forcave serbe tė sigurimit pėr tė fshehur gjurmėt e krimeve nė Kosovė. Deri tash vetėm njė e treta e trupave janė kthyer nė Kosovė. Por bisedimet nė Beograd ndėrmjet zotit Jessen-Petersen dhe kryeministrit serb Vojisllav Koshtunica, thonė nė UNMIK, duhet tė veēojnė problemin e personave tė zhdukur. Tash pėr tash nuk dihet ndėrkaq se kur do tė mund tė rifillonte njė dialog pėr kėtė ēėshtje, por zyrtarėt ndėrkombėtarė besojnė se pas 17 janarit, shumė shpejt mund tė vendoset njė datė e caktuar. Madje ata thonė se bisedimet pėr tė zhdukurit as nuk duhet tė pėrfshihen nė kuadėr tė bisedimeve pėr ēėshtjet teknike, tė filluara pas takimit nė Vjenė mė shumė se njė vit me parė. |
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||